Bursat sociale përfitohen nga studentët në rastet kur: familja e tyre trajtohet me ndihmë ekonomike nga Njësia e Vetëqeverisjes Vendore, rezultojnë bashkëshort me fëmijë, kanë përfituar statusin e jetimit, kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror, nga fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës si dhe personat me aftësi të kufizuar të vërtetuar nga Komisjoni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues i pagesës së Aftësisë së Kufizuar.