Universiteti Bujqësor i Tiranës
Elbasani
Kërko Universitetin
Zgjidh qytetin
Administrimi
Lloji i programeve

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Vlerësuar: 0.0

Shërbime

Bibliotekë: https://eduaktiv.al/templates/jreviews_overrides/views/themes/eduaktiv/theme_images/po.svg
Librari: https://eduaktiv.al/templates/jreviews_overrides/views/themes/eduaktiv/theme_images/po.svg
Sallë konference: https://eduaktiv.al/templates/jreviews_overrides/views/themes/eduaktiv/theme_images/po.svg
Laboratorë: https://eduaktiv.al/templates/jreviews_overrides/views/themes/eduaktiv/theme_images/po.svg
Transport: https://eduaktiv.al/templates/jreviews_overrides/views/themes/eduaktiv/theme_images/jo.svg

Stafi Akademik

Përgatitja e stafit akademik i jep studentit sigurinë se po kërkon dije në vendin e duhur.

Studentët

Të dhënat në këtë segment janë tregues të rrjetit social dhe mundësive që ju do të keni në këtë institucion.

Cilësia e Studentëve

Cilësia e studentëve është një tregues shumë i rëndësishëm në procesin e të nxënit individual.

Përmbledhje

Universiteti Bujqësor i Tiranës është universiteti më i vjetër në Shqipëri, themeluar më 1 Nëntor 1951.

Fillimisht, ai ka funksionuar si Instituti i Lartë Shtetëror i Bujqësor dhe më tej gjatë historisë së funksionimit të tij, ka fituar statusin si Universiteti Bujqësor të Tiranës.

Fokusi i veprimtarisë së tij është edukimi, kërkimi shkencor dhe transferimi i njohurive. Ky i fundit realizohet përmes aktiviteteve të trajnimit, konsulencës, dhe shërbimeve të ekstensionit në fushën bujqësisë dhe ushqimit.

Duke qenë qendra më e madhe e arsimit dhe kërkimit në fushën e bujqësisë dhe ushqimit, UBT ka qenë në ballë të krijimit të lidhjeve midis shkencës dhe prodhimit. Këto lidhje janë materializuar nëpërmjet dhjetëra e marrëveshjeve të nënshkruara aktorë publikë dhe në mënyrë të veçantë me komunitetin e biznesit shqiptar. 

Programet më të kërkuara

Bursat

Bursat sociale përfitohen nga studentët në rastet kur: familja e tyre trajtohet me ndihmë ekonomike nga Njësia e Vetëqeverisjes Vendore, rezultojnë bashkëshort me fëmijë, kanë përfituar statusin e jetimit, kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror, nga fëmijët e punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës si dhe personat me aftësi të kufizuar të vërtetuar nga Komisjoni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues i pagesës së Aftësisë së Kufizuar.
Bursat e Ekselencës jepen për ata studentë që janë regjistruar në vitin e parë të shkollës së lartë me notë mesatare maksimale e të gjitha viteve të arsimit të mesëm (përfshirë dhe rezultatet e provimeve të maturës shtetërore), lista e studentëve të shkëlqyer hartohet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Për studentët e regjistruar në vitet pas të parit, notë mesatare maksimale do të konsiderohet nota 10 e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha provimeve/detyrimeve të shlyera dhe të parashikuara për programin përkatës të studimit për vitet pararendëse. Këta studentë duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitet e mëparshme të programit të studimit përkatës, brenda përfundimit të vitit akademik paraardhës.

Klubet Studentore

“Klubi Miqtë e Mjedisit” mbledh rreth vetes jo vetëm studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit për të zhvilluar aktivitete të natyrës që karakterizon këta student, por pjesë e tij janë edhe studentët e fakulteteve të tjera të Universitetit Bujqësor të Tiranës duke dhënë kontributin e tyre për finalizimin me sukses të fushatave sensibilizuese dhe ndërgjegjsuese pro-mjedisore.
Klubi Ekonomistëve është një organizim studentor të cilët respektivisht besojnë në idetë liberale ose jo liberale për zhvillimin e ekonomisë dhe tregut. I krijuar nga studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit.Aktiviteti I klubit lidhet me vizita në bizneset shqiptare, për t’I pare si raste studimore, për të kuptuar më shumë si krijohet, si funksionon dhe si rritet një biznes.Kubi organizon debate, tryeza të rrumbullakëta për të diskutuar mbi bizneset, ku janë të ftuar pedagogë, student dhe përfaqësues të biznesit.
Klubi Agronomëve është një organizim studentor I Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit me qëllim zhvillimin e aktiviteteve me të ftuar profesionist nga fusha e agronomisë, aplikimin e dijeve në terren dhe kyrerjen e studimeve me njëri – tjetrin.
Klubi Veterinerve mobilizon studentët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare në realizimin e një sere aktivitete që I vijnë në ndihmë studentëve duke rritur nivelin e njohurive në anën teorike dhe praktike.
Klubi Sportit angazhon studentët dhe pedagogët e UBT-së në aktivitete të ndryshme sportive si futboll, basketboll, volejboll, tenis, shah etj. Organizimi I Kampionateve Sportive në disiplina të ndryshme Brenda universitetit ngjall interesin e studentëve për tu bërë pjesë, kështu arrijmë që të kemi një jetë më të shëndetshme fizike, por edhe një jetë me sociale Brenda universitetit.
Klubi i Ditëve Festive i UBT-së i kushton një rëndësi të madhe ditëve festive kombëtare dhe ndërkombëtare, studentët zhvillojnë aktivitete që simbolizojnë dhe përfaqësojnë denjësisht datën e një ngjarje të caktuar historike.
Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës zhvillojnë aktivitete të ndryshme duke ju ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë me veshje, lodra dhe ushqime.Bamirësia është një xhest fisnik,gjë që të cilën studentët po e promovojnë më shembuj konkret për të ndërgjegjësuar bizneset dhe komunitetin më gjerë.
Swap Start/End

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD