Përgatitja e stafit akademik i jep studentit sigurinë se po kërkon dije në vendin e duhur.
Të dhënat në këtë segment janë tregues të rrjetit social dhe mundësive që ju do të keni në këtë institucion.
Cilësia e studentëve është një tregues shumë i rëndësishëm në procesin e të nxënit individual.
Duke qenë studente e Bedër për 5 vite studimi, mundësitë që iu ofrohen studentëve janë të shumta, duke filluar që me praktikat të cilat janë një mundësi shumë e mirë për të fituar eksperiencë, për t'u njohur me profesionistë të fushës dhe për t'u përfshirë më lehtë në tregun e punës. Mësimdhënia është bashkëkohore me ambiente të përshtatshme për studim, sidomos bibloteka e universitetit dhe pedagogët janë shumë të përgatitur. Klubet studentore janë gjithashtu një mundësi shumë e mirë për studentët që të vënë në praktikë ato që mësojnë gjatë leksioneve.