Diskutime për vlerësimin e Universiteti Epoka E kënaqur por Epoka ka potencial për më shumë :)
Durresi
Kërko Universitetin
Zgjidh qytetin
Administrimi
Lloji i programeve

Diskutime mbi vlerësimet - Universiteti Epoka

Epoka është në tërësi universitet që të ofron shumë mundësi dhe merren shumë me studentin si në aspektin profesional, edhe në atë social. Praktikat verore janë kusht dhe klubet studentore funksionojnë duke organizuar aktivitete të karaktereve dhe përmasave të ndryshme. Megjithatë, pavarësisht mundësive që ofrohen, një pjesë e mirê e studentëve zgjedhin të mos i shfrytēzojnë si duhet. Sigurisht që zgjedhja është individuale, por pasiviteti i shumë individëve sjell një "gjumë" të universitetit për të investuar në aktivitete më serioze siç janë kongreset studentore (organizohen shumë rrallë), botimin e revistave të fakultetit (botoheshin dikur) dhe të tjera të ngjashme.

Ideja e një kampusi universitar është shumë e mirë, por akoma nuk ka gjallëri në kampus dhe vendndodhja të kufizon shpesh herë. Nëse në jampus do kishte edhe funksione tjera (sikurse janë kampuset jashtë shtetit), ndoshta distanca nga qyteti nuk do ndihej.

Kushtet fizike dhe infrastruktura janë relativisht shumë të mira, por sidoqoftë, kostoja e studimit në Epokë është e lartë për realitetin shqiptar. Nëse bursat janë kaq pak sa ç'përshkruhen këtu, sa keq që qenka ulur numri i tyre. Deri në vit të fundit të studimeve, jepeshin shumë lloje bursash dhe kjo rriste konkurencën.

Është mëse e vërtetë që mund të ngelësh dhe të mos futesh në provim për shkak të pjesëmarrjes në leksione, pavarësisht se shumë e mendojnë se paguajnë për të marrë notën ;)

Do e zgjidhja për të vazhduar masterin, por Epoka shpesh, studentët e Bachelor i orienton për studime jashtë Shqipërie. Kush ka interesin dhe dëshirën, është një zyrë që merret posaçërisht me asistencën për aplikimet e exhange programs apo transferimeve.

Askund nuk është perfekt, ndaj edhe Epoka ka mangësitë dhe problematikat e saj , por në kontekstin shqiptar të universiteteve private, ēshtë zgjedhje e mirë në tërësi.

Suksese! ????

Mesatarja e vlerësimit 
 
4.9
Programet e studimit 
 
5.0
Stafi akademik & administrata 
 
5.0
Mundësitë për studentët 
 
5.0
Bursat 
 
5.0
Shërbime dhe facilitete 
 
5.0
Kapacitete 
 
5.0
Ambjentet 
 
5.0
Vendndodhja 
 
3.0
Raporto këtë vlerësim Ishte ky vlerësim i dobishëm për ju? 1 0

Ju keni mundësi të diskutoni mbi vlerësimin e mësipërm!

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD