Teknologji Informacioni dhe Komunikimi - Universiteti i Tiranës - Fakulteti i Shkencave të Natyrës - Tiranë
Vlora
Kërko me fjalëkyçe
Filtro sipas qytetit
Filtro sipas kategorisë
Filtro sipas universitetit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

2.0

Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

Sa përshtatesh me këtë program?

Mekanizmi Orientues

Institucioni

Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Tiranë

Specifika

Diploma: Bachelor
Kohëzgjatja e studimeve: 3 vit/e
Totali i krediteve: 180 Kredite
Nota minimale e pranimit: Nota 6
Kuota maksimale: 100 Studentë
Leksionet: Shqip

Kostot e Studimit

Viti i parë: 25,000 Lekë
Viti i dytë: 25,000 Lekë
Viti i tretë: 25,000 Lekë
Totali: 75,000 Lekë

Departamenti i Teknologji Informacioni dhe Komunikimi nuk ka publikuar ende nje video motivuese per studentët!
  Vlerëso programin

Përmbledhje Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

Programi i studimit Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi  ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri bazë aplikative  në fushën e  teknologjisë së informacionit dhe komunikimit si dhe nëdisiplinat mbështetëse, të formojë specialistë me kompetenca  të zgjeruara praktike në fushat e implementimeve të sistemeve informatike si dhe  specialistë  në lidhje me nevojat e teknologjisë së informacionit në  sektorin publik apo  privat.

Objektivat e programit të studimit përfshijnë:
  • Përgatitjen e studentëve me njohuritë bazë mbështetëse teorike në funksion të teknologjisë së informacionit.
  • Njohjen e studentëve me teknologjitë konkrete që përdoren së fundmi në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
  • Njohjen e studentëve me bazat e konceptimit dhe implementimit të harduerëve mbështetës të sistemeve informatike.
  • Aftësimin e studentëve në analizimin kritik të sistemeve të biznesit, me qëllim përmirësimin e tyre me anën e sistemeve të informacionit.
  • Studentët të fitojnë aftësi për të komunikuar qartësisht me shkrim apo nëpërmjet prezantimeve  koncepte teknike.
  • Përgatitja e studentëve me aftësitë e nevojshme të komunikimit për integrim në skuadra pune në sektorë multidisiplinarë.
Mundësitë e punësimit:
Studenti i diplomuar në këtë program studimi mund të punojë si specialist i teknologjisë së informacionit:
  • Në administratën publike
  • Në kompani implementimi zgjidhjesh informatike 
  • Në institucione bankare, telekomunikacion, shëndetësore, etj.
  • Në ndërmarrje të ndryshme ekonomike

Lëndët Teknologji Informacioni dhe Komunikimi

Programe të ngjashme

Mundësitë e karrierës

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD