Informatikë - Universiteti i Tiranës - Fakulteti i Shkencave të Natyrës - Tiranë
Korca
Kërko me fjalëkyçe
Filtro sipas qytetit
Filtro sipas kategorisë
Filtro sipas universitetit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

2.1

Informatikë

Sa përshtatesh me këtë program?

Mekanizmi Orientues

Institucioni

Universiteti i Tiranës
Fakulteti i Shkencave të Natyrës Tiranë

Specifika

Diploma: Bachelor
Kohëzgjatja e studimeve: 3 vit/e
Totali i krediteve: 180 Kredite
Nota minimale e pranimit: Nota 6
Kuota maksimale: 200 Studentë
Leksionet: Shqip

Kostot e Studimit

Viti i parë: 25,000 Lekë
Viti i dytë: 25,000 Lekë
Viti i tretë: 25,000 Lekë
Totali: 75,000 Lekë

Departamenti i Informatikë nuk ka publikuar ende nje video motivuese per studentët!
  Vlerëso programin

Përmbledhje Informatikë

Programi i studimit “Bachelor” në Informatikë ka si mision kryesor t`i përgatisë studentët me njohuri bazë të informatikës dhe disiplinave mbështetëse të saj.

Në përfundim të këtij cikli studentët të jenë të aftë për të ndjekur studime më të thelluara në ciklet e ardhshme të studimit si dhe të punësohen  në pozicione të ndryshme teknike në  njësi prodhimi  dhe menaxhimi sistemesh informatike  në sektorin publik e privat.

Objektivat specifikë të programit të studimit përfshijnë:
  • Përgatitjen e   studentëve në fushat bazë të informatikës teorike dhe  të aplikuar  duke siguruar progres të mëtejshëm në studimet e tyre.
  • Përgatitjen profesionale të studentëve në aplikimin e njohurive të informatikës në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe shoqërisë në përshtatje të vazhdueshme me tregun e punës.
  • Aftësimin e studentëve për të analizuar dhe dizenjuar sisteme informatike në funksion të fushave të ndryshme të shoqërisë
  • Studentët të fitojnë njohuri bazë dhe të thelluara për një klasë të gjerë të teknikave të zgjidhjes së problemave reale informatike
  • Studentët të fitojnë njohuritë bazë në shkencat kompjuterike rreth gjuhëve të programimit, sistemeve informatike, sistemeve të operimit, bazave të të dhënave etj. 
  • Studentët të fitojnë aftësi për të punuar në një ambient multidisiplinar
  • Studentët të fitojnë aftësi për të komunikuar qartësisht me shkrim apo nëpërmjet prezantimeve  koncepte teknike. 
  • Studentët që përfundojnë programet e studimit të jenë të aftë të analizojnë, projektojnë, implementojnë një zgjidhje softuerike e orientuar nga objektet për probleme reale.
          Mundësitë e punësimit
   Studenti i diplomuar në këtë program studimi mund të punojë si specialist informatike:
  • Në administratën publike
  • Në kompani implementimi zgjidhjesh informatike
  • Në institucione bankare, telekomunikacioni, mjekësore
  • Në ndërmarrje të ndryshme ekonomike.

Lëndët Informatikë

Kanë shtuar Informatikë në listën e tyre të dëshirave
90b76d448b478458d749a37967d72ab9 Medium

Programe të ngjashme

Mundësitë e karrierës

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD