Informatikë Ekonomike - Universiteti Metropolitan Tirana - Fakulteti i Ekonomisë - Tiranë
Berati
Kërko me fjalëkyçe
Filtro sipas qytetit
Filtro sipas kategorisë
Filtro sipas universitetit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

0.0

Informatikë Ekonomike

Sa përshtatesh me këtë program?

Mekanizmi Orientues

Institucioni

Universiteti Metropolitan Tirana
Fakulteti i Ekonomisë Tiranë

Specifika

Diploma: Bachelor
Kohëzgjatja e studimeve: 3 vit/e
Totali i krediteve: 180 Kredite
Nota minimale e pranimit: Nota 6
Kuota maksimale: 46 Studentë
Leksionet: Shqip

Kostot e Studimit

Viti i parë: 2,000 Euro
Viti i dytë: 2,000 Euro
Viti i tretë: 2,000 Euro
Totali: 6,000 Euro

Departamenti i Informatikë Ekonomike nuk ka publikuar ende nje video motivuese per studentët!
  Vlerëso programin

Përmbledhje Informatikë Ekonomike

Programi i studimit Informatikë Ekonomike është projektuar për të aftësuar studentët për shfrytëzimin e mundësive që ofron teknologjia e informacionit e aplikuar në funksion të fushës ekonomike.

Ky program njeh dhe familjarizon studentët me njohuritë bazë të këtyre fushave, për t'i aftësuar ata në realizimin e analizave të kërkesave për informacion të bizneseve, strukturimin e informacionit në baza të dhënash dhe realizimin e aplikacioneve. 

Studentët njihen me funksionimin dhe shfrytëzimin e rrjetave kompjuterike, sikurse marin njohuri në ndërtimin e aplikacioneve duke përdorur gjuhë programimi të avancuara. Përveç njohurive në fushën e teknologjisë së informacionit, programi përfshin edhe njohuri të bollshme nga fusha e ekonomisë. 

Këto kompetenca i përgatisin studentët për të qenë konkurues në tregun e punës. Kurset e ofruara nëpërmjet programit përbëjnë një ekuilibër mes drejtimit akademik dhe praktik. 

Studenti aftësohet për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike si në sektorin publik edhe në sektorin privat, konkretisht në: specialistë ekonomie dhe informatike në sektorin publik dhe atë privat, specialistë në të gjitha strukturat e sistemit bankar dhe financiar, specialistë në institucione financiare, specialistë  në sistemin e inspektoriateve, specialist i shoqërive të sigurimit, etj.

Të diplomuarit në Informatikë Ekonomike, mund të vazhdojnë menjëherë studimet e nivelit Master i Shkencave në fushat ekonomike dhe informatike.

Lëndët Informatikë Ekonomike

Programe të ngjashme

Mundësitë e karrierës

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD