Arkitekturë – profili Arkitekt - Universiteti Politeknik i Tiranës - Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës - Tiranë
Korca
Kërko me fjalëkyçe
Filtro sipas qytetit
Filtro sipas kategorisë
Filtro sipas universitetit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

2.7

Arkitekturë – profili Arkitekt

Sa përshtatesh me këtë program?

Mekanizmi Orientues

Institucioni

Universiteti Politeknik i Tiranës
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës Tiranë

Specifika

Diploma: Bachelor • Master i Shkencave
Kohëzgjatja e studimeve: 5 vit/e
Totali i krediteve: 300 Kredite
Nota minimale e pranimit: Nota 6
Kuota maksimale: 110 Studentë
Leksionet: Shqip

Kostot e Studimit

Viti i parë: 40,000 Lekë
Viti i dytë: 40,000 Lekë
Viti i tretë: 40,000 Lekë
Viti i katërt: 40,000 Lekë
Viti i pestë: 40,000 Lekë
Totali: 200,000 Lekë

Departamenti i Arkitekturë – profili Arkitekt nuk ka publikuar ende nje video motivuese per studentët!
  Vlerëso programin

Përmbledhje Arkitekturë – profili Arkitekt

Cikli i studimeve Master Shkencor në Arkitekturë – Profili Arkitekt ka si objektiv t’u sigurojë studentëve njohuri shkencore në fushat e arkitekturës dhe urbanistikës si dhe zotërimin e njohurive të thelluara profesionale specifike në disiplina të lidhura me to.  Ky program studimi realizohet në një cikël të integruar 5-vjeçar me 300 kredite. 

Në profilin Arkitekt merren njohuri lidhur me përdorimin e metodologjive në projektimin arkitektonik dhe urbanistik, duke filluar që nga formulimi e deri tek zbatimi i tyre.

Arkitektura është arti dhe shkenca e projektimit të ndërtesave dhe strukturave. Një përkufizim më i gjërë do të përfshinte në qëllimet e saj projektimin e çdo gjëjë të ndërtuar duke filluar në makronivel me planifikimin e qyteteve dhe projektimin urbanistik (qytetës) deri tek mikroniveli i mobiljeve (orendive). Zakonisht projektimi arkitekturor lidhet me ndërtimin dhe çmimin e ndërtesës, si edhe me funksionalitetin dhe estetikën e përdoruesit.

Arkitektura shpesh merret me përpunimin e hapësirës, vëllimit, formës, dritës, hijes, dhe elementeve abstrakte për të arritur një përfundim estetik. Kjo gjë e dallon arkitekturën prej shkencave të zbatuara dhe inxhinierisë, të cilat përqëndrohen më shumë në aspektet e funksionalitetit dhe realizimit të projektit, sesa në estetikën e tij.

Bashkërendimi i zgjidhjes arkitektonike bashkëkohore me sistemet konstruktive dhe me teknologjinë dhe materialet ndërtimore janë një aspekt tjetër i objektivave të këtij programi studimi. Gjithashtu, i rëndësishëm është fakti i njohjes së aspekteve dhe problemeve inxhinierike në ndërtesa. 

Lëndët Arkitekturë – profili Arkitekt

Kanë shtuar Arkitekturë – profili Arkitekt në listën e tyre të dëshirave
4e3fce43bb94f535ef2299a0dfabd7f1 Medium

Programe të ngjashme

Mundësitë e karrierës

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD