Logoped
Berati
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Logoped

Aktualiteti

Paga Minimale: 40.000 Lekë
Kërkesa e tregut: E Mesme
Prurjet vjetore: Të Mesme

Mundësitë e punësimit

50%

Nëse keni aftësi të shkëlqyera në komunikim,dëgjim dhe gëzoni aftësi ndihmuese ndaj të tjerëve, merreni parasysh për t'u bërë terapist i gjuhës dhe komunikimit.

Si Logoped , ju do të trajtoni foshnjat, fëmijët dhe të rriturit me nivele të ndryshme të problemeve në të folur. Të gjuhës dhe të komunikimit, ose vështirësive në gëlltitje, pirje apo ngrënie.
Logopedia është një fushë e cila praktikohet nga specialistë të quajtur logopedë, të cilët janë të aftë të vlerësojnë, diagnostikojnë dhe trajtojnë çrregullime të komunikimit, çrregullime konjitive, çrregullime të zërit dhe të gëlltitjes.
Logopedia fokusohet tek përmirësimi i të folurit të fëmijëve e të të rriturve dhe tek përmirësimi i aftësive për të kuptuar dhe për të shprehur gjuhën, përfshirë edhe gjuhën jo verbale.
Zakonisht do të punoni si pjesë e një ekipi multidisiplinar krahas profesionistëve të tjerë të shëndetësisë dhe shpesh do të lidheni me familjen, kujdestarët ose mësuesit kur të zhvilloni planet e trajtimi.

Nuk ka profilizime specifike për këtë profesion në Shqipëri.

Si Logoped ju duhet të keni:
-Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe dëgjim, që lidhen me njerëzit e të gjitha moshave dhe kulturave, këto motivojnë klientët dhe fitojnë besim. Klientët mund të jenë jo bashkëpunues sepse janë të frikësuar, të frustruar ose të çorientuar nga situata e tyre.
-Durim, pasi përparimi mund të jetë i ngadalshëm - duke përfshirë ushtrime të përsëritura për të ndihmuar klientët të cilët kanë probleme në memorizimin, përpunimin dhe ruajtjen e informacionit. -- Krijimtarinë dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve, për të hartuar programe të përshtatshme për stile të ndryshme të të nxënit dhe çështje të komunikimit.
-Aftësia për të punuar në një ekip, për të bashkëvepruar me profesionistë të tjerë.
-Aftësitë organizative dhe fleksibilitetin, për t'u marrë me një sërë klientësh në mjedise të ndryshme.
-Aftësia për të qenë të qetë në një mjedis klinik.
-Cilësi të tilla si ndjeshmëri, këmbëngulje, takt, ndjenjë humori dhe qëndrueshmëri fizke dhe mendore.


 Detyrat e një logopedisti ndryshojnë në varësi të klientit dhe natyrës së problemit. 

Sidoqoftë, logopedit i duhet:
-Të Identifikojnë vështirësitë dhe çrregullimet e të folurit dhe komunikimit
-Të vlerësojë shkakun dhe natyrën e problemit, për shembull, problemet e lindura (të tilla si qiellza e çarë) ose çrregullimet e fituara pas një goditje ose lëndimi.
-Të krijojë dhe të jepë një program të përshtatshëm trajtimi, duke punuar në baza një-në-një ose në grupe,
-Të rishikojë  programin sipas rastit
-Të monitorojë dhe vlerësojë progresin e klientëve tuaj
-Të mbajë shënime konfidenciale në raste dhe raporte të klientëve, si dhe informacion për klientët, kujdestarët dhe profesionistët e tjerë
-Të menaxhojë  një rast duke marrë parasysh rastet prioritare, listat e pritjes, rezultatet e suksesshme, referimin dhe shkarkimin e përdoruesve të shërbimit.
-Të punojë brenda një ekipi për të përmirësuar efektivitetin e ofrimit të shërbimeve.

Për një nivel më të lartë, ju duhet të:

·         Të kryeni shqyrtime personale të zhvillimit me kolegët
·         Të planifikoni dhe dorëzoni sesione trajnimi
·         Të ndërmerrni auditime klinike.
·         Të merrni pjesë në projekte kërkimore.

Si një logopedist ju duhet mbaroni studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, dega Logopedi, Universiteti i Mjekësisë, dhe më pas masterin për LOGOPEDI nëse kerkoni të zhvilloni njohuritë tuaja. Ju duhet të mbaroni universitetin në degen e Logopedisë për të pasur një diplomë universitare ose pasuniversitare të miratuar nga ministria e Arsimit. Kurset universitare zakonisht zgjasin tre ose katër vjet me orar të plotë dhe kombinojnë teorinë dhe praktikën klinike. Praktika klinike zhvillohet në spitale, shkolla, klinika dhe qendra ditore nën mbikëqyrjen e terapistëve të kualifikuar. Aplikimet për studime pasuniversitare bëhen direkt tek institucioni përkatës

Ju mund të punoni në një sërë mjedisesh, për shembull në spitalet, qendrat shëndetësore, qendrat e kujdesit ditor, njësitë e rehabilitimit, shkollat ose parashkollat, shtëpinë e klientit. Është e mundur të punosh në disa vende të ndryshme gjatë javës. Pavarësisht se ku punoni, mund të keni nevojë të udhëtoni nga vizita në vizitë tek klientët. Një logoped me përvojë, mund të marrë punë të pavarur ose të bëhet i vetëpunësuar.

Zakonisht orët e punës në një javë do të jenë 40 orë duke përfshirë orare terapie dhe kohën e nevojshme për tu përgatitur për terapinë dhe për të plotësuar raportin pas çdo sance terapie. Megjithatë nuk janë të rralla rastet kur do ju duhet që të punoni jashtë orarit, në fundjavë dhe gjatë ditëve të pushimit. Keni për të qenë gjithmonë në gatishmëri për problemet dhe shqetësimet që i lindin klientit. Nëse jeni lodhur dhe e ndieni të domosdoshme uljen e orëve të punës, atëherë e keni mundësinë të mund të punoni me kohë të pjesshme ose me orë fleksibël, në mënyrë që të ruani një ekuilibër më të mirë punë/jetë. Në mjedise të tjera mund t'ju duhet të punoni në mbrëmje ose fundjavë për t'iu përshtatur nevojave të klientit. Ka mundësi për punë fleksibël ose me kohë të pjesshme, dhe ndarja e punës është në dispozicion.

Si specialist Logoped paga minimale është 400 mijë lek.

Ju do të jeni përgjegjës për zhvillimin tuaj profesional dhe duhet të tregoni se jeni duke zhvilluar dhe mbajtur njohuritë tuaja. Aktivitete të tjera të zhvillimit të vazhdueshëm profesional përfshijnë vëzhgimin e praktikave të terapistëve të tjerë, praktikën reflektuese, rishikimin e performancës, diskutimin e rasteve. Gjithashtu, ju mund të bashkoheni me një grup specialist interesash klinike ose të merrni pjesë në konferenca kombëtare dhe takime klinike. 
Ekzistojnë mundësi për të marrë një diplomë më të lartë, si çertifikatë pasuniversitare, diplomë , master, ose një doktoratë nga hulumtim

Konkursi për vendet në programet e trajnimit është i fortë dhe ju do të duhet të tregoni se keni aftësitë e duhura të një Logopedi kur aplikoni.
Përvoja relevante e punës, duke përfshirë edhe punën vullnetare, është gjithashtu e dobishme. Kjo mund të përfshijë punën me fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara në të mësuar, të moshuar ose persona me aftësi të kufizuara, veçanërisht ato që rikuperohen nga lëndime në tru ose në kokë. Mund të kontaktoni shtëpitë e të moshuarve dhe shkollat për të kërkuar për përvojë pune.
Është gjithashtu e mundur për të fituar përvojë duke punuar si një ndihmës Logoped/ punonjës mbështetës ose bashkëpunëtor dygjuhësh nën drejtimin e një Logopedi të kualifikuar.

Postet e para  shpesh  përfshijnë punën nga një prej lokacioneve të ndryshme, siç janë qendrat shëndetësore, klinikat spitalore ose shkollat ​​speciale. Në vitin e parë të praktikës ju do të keni një ngarkesë të përgjithshme të rasteve dhe normalisht do të punoni me të rriturit dhe fëmijët.
Llojet e specializimeve:
· koordinimi i muskujve buko-facialë për të prodhuar tinguj, për të formuar fjalë dhe fjali (artikulim, rrjedhshmëri dhe rregullim i volumit të zërit) 
· kushte të fituara, për shembull goditje në tru ose lëndime të trurit. 
· të kuptuarit dhe të prodhuarit të gjuhës 
· çrregullimi i gjuhës zhvillimore. 
· dëmtimi i dëgjimit. 
· aftësi të kufizuara në mësim. 
· kushtet e shëndetit mendor. 
· çrregullimet e rrjedhshmërisë.
Pozitat e larta terapeutike ekzistojnë në specializimet klinike, në menaxhim, në hulumtim dhe në mësimdhënie. Një rrugë tipike e karrierës shpesh përfshin përgjegjësi më të mëdha të menaxhimit, të cilat mund të përfshijnë mbikqyrjen e studentëve 
Vetëpunësimi është një tjetër mundësi për Logopedet me përvojë dhe mbështetja për terapistët që punojnë në praktikë të pavarur. 

Ju mund të punësoheni direkt nga: 
· Shkollat (të zakonshme dhe të veçanta) 
· Organizatat jo qeveritare vullnetare dhe bamirëse 
· Klinikat e Rehabilitimit Logopedik 
· Klinikat Multidisiplinore Rehabilituese
 · Shtëpitë e banimit për të moshuarit
· Institucione shtetërore, të cilat ofrojnë shërbimet logopedike
· Institucionet e arsimit të lartë (pedagog dhe hulumtim). 
· Me përvojë, ju mund të lëvizni në vetëpunësim.

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Logoped në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Logoped
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Logoped është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Logoped është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD