IT
Berati
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

IT

Aktualiteti

Paga Minimale: 61.688 Lekë
Kërkesa e tregut: E Mesme
Prurjet vjetore: Të Ulta

Mundësitë e punësimit

70%

Një nga profesionet më të kërkuar kohëve të fundit është ai i shkencave kompjuterike (IT). Roli i teknologjisë në jetën tonë sa vjen dhe rritet, e rrjedhimisht lind edhe nevoja e të pasurit të më shumë profesionistëve në këtë fushë.

Të gjithë ata që janë mbështetës të teknologjisë, preferojnë që të ndjekin edhe një program studimi për të, në mënyrë që të specializohen e ta njohin më nga afër si profesionist. Ata që zgjedhin shkencat teknologjike si program, përgatiten gjatë tre-vjeçarit për t’u specializuar në një fushë të caktuar. Megjithatë të jesh një profesionist i tillë nuk është fare e lehtë, përkundrazi ty të duhet që të monitorosh dhe të mbash të dhëna rreth mbarëvajtjes së rrjetit kompjuterik të organizatës/kompanisë në të cilën do të punosh.

Cilat janë avantazhet? Si fillim vendin e punës e zgjidhni ju. Mund t’ju duhet që të rrini gjatë në ambientet e kompanisë ose organizatës në fillim të punës, sa të montoni plotësisht sistemin kompjuterik, ndërsa më vonë nuk është i nevojshëm qëndrimi juaj. Gjithçka mund ta monitoroni, kontrolloni dhe diagnostifikoni  nga shtëpia ose telefoni në momentin që hasen probleme, e nëse problemi është madhor mund të shkoni në kompani.

Në varësi të kompanisë ose organizatës ku punoni përcaktohet edhe roli juaj. Nëse kompania në të cilën punoni është e madhe fusha juaj e ekspertizës ka për të qenë më e gjerë, ndërsa nëse kompania është e vogël, lind nevoja për disa specializime specifike. Sot të gjitha institucionet pa përjashtim mbështeten në sistemet kompjuterike dhe kjo është lehtësi dhe domosdoshmëri njëkohësisht.

Kudo që të punoni, pavarësisht institucionit, ju do të mbani një titull i cili mund të mos jetë i njëjtë me atë të një kompanie tjetër, por funksionet janë njësoj. Alternativat përfshijnë:

  • Specialist i mbështetjes së aplikacioneve
  • Ndihmës operator
  • Inxhinier mirëmbajtjeje
  • Teknik kompjuterik, etj. 

  • Analist i sistemeve informatike të biznesit
  • Analist i rrjetit të komunikimit
  • Analist i bazës së të dhënave në sisteme informatike
  • Konsulent i teknologjisë së informacionit
  • Zhvillues të softuerit
  • Informaticien
  • Inxhinier informaticien
  • Konceptues në sisteme informatike
  • Hartues të multimedias dhe të rrjetit
  • Programues animimi të lojërave kompjuterike dhe multimedias
  • Arkitekt, website
  • Zhvillues interneti
  • Programues të aplikacioneve
  • Inxhinier aplikimesh informatike
  • Inxhinier instalim-programim te sistemeve teknologjike
  • Programues
  • Programues kompjuteri
  • Programues software
  • Programues/bazë të dhënash
  • Zhvillues dhe analistë të tjerë të aplikacioneve dhe të softuerit
  • Testues programesh
  • Analist të sigurimit të cilësisë
  • Testues sistemesh
  • Specialistë të bazës së të dhënave dhe administratorë të sistemeve
  • Dizenjues dhe administrator i bazës së të dhënave
  • Administrator baze të dhënash
  • Arkitekt, baze të dhënash
  • Administrator të dhënash
  • Administratorë të sistemeve
  • Administratorë të sistemeve kompjuterike
  • Administratorë të sistemeve
  • Administratorë të rrjeteve
  • Specialistë të rrjetave kompjuterike
  • Specialistë të bazës së të dhënave dhe rrjetit
  • Specialistë të sigurimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit

Ty do të të duhet që të tregosh prova për:

  • Aftësinë në të menduarin logjik
  • Memorien e mirë që keni në krijimin e software-ëve të rinj ose rindërtimin e atyre ekzistuesve
  • Aftësinë në të dëgjuar dhe të pyetur, të kombinuara këto me aftësinë për të bashkëvepruar me klientët për të përcaktuar problemin dhe shpjegimin e zgjidhjes
  • Aftësinë për të punuar mirë në skuadër
  • Aftësinë për të zgjidhur problemet
  • Fokusin e fortë në dëshirat e klientit
  • Aftësinë për të dhënë prioritete në momentin që keni ngarkesë pune
  • Vëmendjen ndaj detajeve

Përgjegjësitë që një IT duhet të ketë janë të shumta, por kryesorja korrespondon me përgjegjësinë për të siguruar funksionim të mirë të sistemeve kompjuterike. Detyrat individuale varen më shumë nga madhësia dhe struktura e organizatës/kompanisë, por përgjithësisht profesionistit do t’i duhet që:

  • Të instalojë dhe konfigurojë  hardware-in e kompjuterit dhe sistemit operativ.
  • Te monitorojë dhe mirëmbajë sistemet kompjuterike dhe network- un.
  • Të komunikojë me stafin dhe klientët për veprimet që mund të ndërmerren në momentin që haset një problem.
  • Të kuptojë problemet e sistemit dhe rrjetit, diagnostikimin dhe zgjidhjen e defekteve të ndodhura në  hardware ose software.
  • Të zëvendësojë pjesët e kërkuara.
  • Të ofrojë mbështetje duke përfshirë dokumentacionin procedurial dhe raportet përkatëse.
  • Të ndjekë diagramet dhe udhëzimet me shkrim për të rregulluar një defekt ose për të instaluar sisteme të reja.
  • Të mbështesë aplikacionet e reja.
  • Të krijojë llogari dhe profile personale për përdoruesit e rinj dhe të merret rrjedhimisht me çështjen e fjalëkalimeve.
  • Të përgjigjet brenda afatit kohor, i përcaktuar si orari i thirrjeve.
  • Të nisë dhe të përfundojë një projekt që ka ndërmarrë, por pa neglizhuar pas përfundimit edhe mirëmbajtjen e tij.
  • T’i jap prioritet menaxhimit të problemeve të hapura në të njëjtën kohë.
  • Të krijojë marrëdhënie të mira pune me klientët dhe profesionistët.
  • Të testojë dhe vlerësojë teknologjinë e re.
  • Të kryejë kontrolle elektrike për të matur sigurinë e pajisjeve kompjuterike dhe problemet që shkaktohen.

Kualifikimet në këtë fushë vlejnë për të gjithë ata që kanë një diplomë në këtë degë, ose kanë realizuar një kurs intensiv dhe janë vlerësuar për të.

Disa nga subjektet e mëposhtme kanë mundësi që të përmirësojnë shanset tuaja për të gjetur punën që dëshironi, ndaj dhe duhet t’i kushtoni rëndësi të veçantë. Subjektet janë:

  • Teknologjia e informimit të biznesit
  • Inxhinieria e sistemeve te biznesit
  • Rrjetet kompjuterike dhe të pajisjeve
  • Shkenca kompjuterike
  • Zhvillimi i software-ve kompjuterik
  • Teknologji informacioni
  • Inxhinier software-i
  • Inxhinier interneti

Megjithatë kualifikimet e përmendura më sipër nuk janë gjithmonë të nevojshme në këtë profesion, edhe pse ka disa punëdhënës që preferojë aplikuesit me diplomë dhe kualifikime që lidhen drejtpërdrejtë më IT-në. Punëdhënësit kërkojnë gjithashtu njohuri të thelluara të programeve dhe aplikacioneve më të rëndësishme që përdoren zakonisht si: Microsoft, Linux dhe teknologjitë Cisco.

Një kualifikim postdiplomues, nuk është i nevojshëm për këtë karrierë, por certifikatat e marra nga Microsoft mund të të japin avantazhe shumë të mira.

Të gjithë ata që kanë vendosur të zgjedhin këtë profesion duhet të përgatiten paraprakisht, pasi janë pothuajse gjithmonë nën presionin e kohës dhe të punës. IT-ve do t'i duhet që brenda disa minutave  të zbulojnë problemin dhe t'i japin zgjidhje atij në mënyrë imediate, pasi humbjet mund të jenë të mëdha gjatë mosfunksionimit të sistemit.

Nëse përgjegjësia juaj lidhet me mirëmbajtjen e hardware-ëve dhe rrjeteve, do ju duhet që të zhvendosni gjithashtu edhe pajisjet e nevojshme, si dhe të përpiqeni t’i sistemoni ato në vendet e përshtatshme, të paracaktuara.

Kodi i veshjes tenton të jetë rastësor, duke reflektuar natyrën fizike të punës, por zakonisht pritet që të mbani një standard të caktuar.

Natyra e kësaj punë është pak e komplikuar në pamje të parë, pasi do ju duhet të punoni gjatë gjithë kohës dhe ditët e pushimit do t’i shikoni si luks. Ndoshta nuk do ju duhet që të keni një orar dhe vend të përcaktuar për të punuar, mirëpo mirëmbajtja e software-ëve mund të dojë ditë dhe netë të gjata pune për të shmangur problemet.

Mundësitë për punë me kohë të pjesshme nuk janë të zakonshme, por duke qenë se nuk keni orar dhe vend pune të përcaktuar në kompanitë e mëdha, mund t’ia lejoni vetes edhe një projekt të dytë në një kompani më të vogël.
Gjithashtu ekzistojnë mundësi për vetëpunësim, vendim ky që e marrin shumica e profesionistëve, të cilët preferojnë të merren me trajtimin, riparimin dhe përmirësimin e pajisjeve teknologjike, megjithëse ky treg po zvogëlohet.

Profesionisti i shkencave kompjuterike sa vjen dhe po merr një vlerësim më të madh, gjë që reflektohet edhe tek pagesa e tij. Nëse një IT punon në një kompani të caktuar, pagesa e tij mujore varion nga 61.688 lekë në muaj për ata që janë fillestarë dhe nuk e njohin mirë profesionin, deri në 88.800 lekë në muaj për ata që janë ekspertë të fushës.

Duhet thënë se pagat për këtë profesion ndryshojnë në varësi të nivelit të punës, përvojës së mëparshme dhe madhësisë së kompanisë ku punoni.

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si një udhëzues.

Këta profesionistë ashtu siç edhe e kemi përmendur mund të punojnë në çdo sektor, si në atë publik ashtu edhe në atë privat, duke përfshirë:
  • Furnizuesit e softuerëve / pajisjeve
  • Ofruesit e shërbimeve të aplikimit (APS)
  • Kompanitë e mirëmbajtjes së IT
  • Call center
  • Institucionet financiare
  • Institucionet e edukimit
  • Institucionet qeveritare lokale
  • Shërbimet shëndetësore

Kurset e certifikimit janë të akredituara dhe ofrohen kryesisht nga kompanitë e trajnimit specialist të IT-së, si:
  • Microsoft
  • Cisco ( për rrjetin)
  • Oracle ( për databazën)
  • IBM
Këto kurse i mundësojnë individëve që të synojnë përvojën e punës në teknologji specifike si dhe të zhvillojnë gjithashtu njohuri dhe ekspertiza të thelluara në këto fusha.

Fitimi i përvojës praktike gjatë zhvillimit të programit të studimit ka për të qenë jashtëzakonisht i dobishëm për ju. Sa më shumë rekomandime nga praktikat të keni, aq më shumë rriten mundësitë e punësimit për ju.

Puna me kohë të pjesshme ose të përkohshme në një zonë apo kompani të caktuar, mund të jetë gjithashtu shumë e dobishme dhe e rëndësishme për ju.

Kompanitë e mëdha me një infrastrukturë të gjerë teknike, mund të kenë skuadra të veçanta që merren me fusha të ndryshme teknologjike në biznes, kështu që përgatituni të gjeni specialistë të vërtetë në to.

Një tjetër mundësi në të ardhmen mund të jetë edhe marrja e rolit të udhëheqësit të ekipit, detyrë kjo e kërkuar nga shumica e profesionistëve. Kjo detyrë përfshin mbikëqyrjen e punës së ekipit të stafit mbështetës, planifikimin e orareve të rregullta të mirëmbajtjes dhe, menaxhimin e plotë operacional për të gjithë biznesin.

Vetëpunësimi është gjithashtu një opsion për zhvillimin e karrierës.

Specialistët e shkencave kompjuterike mund të punojnë në shumë fusha përfshirë këtu:

  • rrjetet kompjuterike – si përgjegjës për instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e kompjuterëve në një biznes të madh.
  • mbështetje monitoruese- ndihmë e drejtpërdrejtë për përdoruesit.
  • mirëmbajtës i kontratës hardware - duke punuar për një biznes të caktuar, ku mirëmban dhe riparon hardware-t kompjuterike.
  • furnizues i aplikacioneve software – duke punuar me aplikacionet software për një sektor të caktuar biznesi, siç janë shitja me pakicë, udhëtimi ose farmaceutika.

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin IT në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: IT
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin IT është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin IT është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD