Inxhinier Telekomunikacioni
Elbasani
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Inxhinier Telekomunikacioni

Aktualiteti

Paga Minimale: 86.927 Lekë
Kërkesa e tregut: E lartë
Prurjet vjetore: Të Ulta

Mundësitë e punësimit

100%

Inxhinierët e telekomunikacionit kryejnë kërkime, dizenjojnë dhe drejtojnë funksionimin e konstruksionit, mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve dhe pajisjeve të telekomunikacionit. Ata studiojnë dhe këshillojnë rreth aspekteve teknologjike të materialeve inxhinierike, produkteve apo proceseve të telekomunikacionit.

Inxhinierët e telekomunikacionit punojnë në një sërë industrish duke përfshirë:

  • Teknologjinë  informatike
  • Rrjetet e telekomunikacionit
  • Radion
  • Televizionin
  • Internetin
Disa inxhinierë përqendrohen në aplikimin e njohurive teknike, ndërsa të tjera përqendrohen në aktivitetet menaxheriale. 

Aspekti teknik i rolit përfshin përdorimin e njohurive të specializuara për të hartuar dhe për t’i ofruar zgjidhje problemeve të ndryshme që mund të hasen brenda kompanisë. Përgjegjësitë menaxheriale përfshijnë planifikimin dhe menaxhimin e projekteve, duke siguruar njëkohësisht edhe dorëzimin e tij në kohë, brenda buxhetit dhe standardeve të miratuara të cilësisë. 

  •  Inxhinier në telekomunikacion për telegrafë
  •  Inxhinier në telekomunikacion për radarë
  •  Inxhinier në telekomunikacion për telefoni
  •  Inxhinier në telekomunikacion për televizion
  •  Inxhinier për operator celular
  •  Inxhinier për antenat e operatorëve për telefoni mobile
  •  Inxhinier për antenat e operatorëve radarë
  •  Inxhinier për antenat e operatorëve të internetit
  •  Inxhinier për antenat e operatorëve televiziv
  •  Inxhinier transmetimi në telekomunikacion
  •  Inxhinier në teknologjinë e telekomunikacionit
  •  Monitorues të Programeve Televizive 

Për të qenë profesionist i mirë në të ardhmen si inxhinier telekomunikacioni ju duhet të tregoni:

  • Aftësi teknike
  • Aftësi organizative
  • Përshtatshmëri dhe aftësi për të mësuar shpejt aftësi të reja
  • Aftësi të mira prezantimi dhe komunikimi
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive dhe nën mbikëqyrje minimale
  • Aftësi për të pasur përqendrim të lartë kur ndodheni nën presion për shkak të afateve të shkurtra
  • Aftësi analitike për t’i dhënë shpejt zgjidhje problemeve
  • Aftësi shumë të mira të të punuarit në ekip
  • Aftësi në menaxhimin e stafit që punon me dhe për ju.
 
Puna në këtë industri mund të kërkojë nga ju të jeni shumë diskret dhe t’i përmbaheni në mënyrë  rigoroze kontratës së punës, pasi mund të rrezikoni cënimin e sigurisë së kompanisë.
Konkurrenca mund të jetë e ashpër, veçanërisht për skemat e trajnimit të strukturuar të diplomave, prandaj është e rëndësishme që të keni aftësi dhe përvojë që do të bëjnë aplikimin tuaj për ta dalluar. 

Inxhinierët e telekomunikacionit duhet të:

  • Zhvillojnë kërkime dhe zhvillojnë sistemet/pajisjet e telekomunikacionit.
  • Dizenjojnë, instalojnë sistemet/pajisjet e telekomunikacionit (komponentët, sistemet, pajisjet dhe qendrat e shpërndarjes).
  • Specifikojnë produktin, instalimin e metodave, materialeve, cilësinë e tij, etj.
  • Planifikojnë, dizenjojnë, zbatojnë rrjete komunikimi bazuar në fibra optike, komunikime wireless, radio, TV etj.
  • Menaxhojnë projekte teknike lidhur me implementim e platformave të reja, apo zgjerim kapaciteti të atyre ekzistuese etj.
  • Administrojnë, mirëmbajnë dhe riparojnë sistemet, pajisjet dhe platformat e telekomunikacionit.
  • Zbatojnë, mirëmbajnë dhe riparojnë standardet e sigurisë së sistemeve të telekomunikacionit.
  • Bëjnë kontrollin përfundimtar në instalime për sigurinë dhe vënien në punë të aparaturave, pajisjeve apo sistemeve të reja elektronike.
  • Zbatojnë projekte të aparaturave elektronike në përputhje me specifikimet e dhëna.
  • Monitorojnë aspekte teknike të prodhimit, shfrytëzimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të pajisjeve elektronike.
  • Monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe marrin masa për përmbushjen e afateve të caktuara.
  • Ndjekin ndryshimet dhe zbatojnë platforma të reja të telekomunikacionit.
  • Realizojnë auditim teknik të elementeve dhe sistemeve të telekomunikacionit.
  • Analizojnë performancën dhe cilësinë e produkteve të telekomunikacionit.
  • Realizojnë matje, studime, analizime të rrezatimit elektromagnetik të antenave të telefonisë celulare.
  • Realizojnë marrëveshje interkoneksioni.
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe mbrojtjes së mjedisit.
  • Rrisin aftësitë e veta profesionale.

Punëdhënësit zakonisht kërkojnë që aplikuesit për punë të kenë diplomë në Inxhinieri Telekomunikacioni, shkenca fizike ose në:

  • Shkenca kompjuterike
  • Shkenca elektronike dhe komunikimi
  • Inxhinieri elektronike
  • Teknologji informacioni
  • Matematikë
  • Fizikë
Këta profesionistë nuk e kanë thelbësor kualifikimin pasuniversitar, por mund të jetë i dobishëm dhe mund t’i ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të karrierës. Nëse dëshironi të avanconi shpejt në profesion atëherë ju duhet që të keni një diplomë Master në Inxhinieri Telekomunikacioni, si dhe të jeni të akredituar nga  instancat përkatëse. 

  • Puna shpeshherë mund të kthehet në stresuese, pasi individët dhe kompanitë do të jenë të varur nga ajo çfarë ju komunikoni.
  • Puna është e bazuar në zyrë.
  • Mundësitë e punësimit janë të përhapura në të gjithë Shqipërinë, në varësi kjo edhe të vendndodhjes së kompanisë.
  • Keni mundësi që të punoni në kompani ndërkombëtare ose në shtete të tjera, pasi profesioni ju jep lehtësi përshtatjeje.

Orari i punës për inxhinierin e telekomunikacionit fillon nga ora 9:00 deri në orën 17:00. Ndonjëherë kërkohen edhe orë shtesë, veçanërisht nëse ndodhen në pozita drejtuese.

Vetëpunësimi si konsulent është një mundësi shumë e mirë, por duhet të keni fituar paraprakisht përvojën e duhur dhe të keni krijuar rrjetin e nevojshëm të kontakteve.

Pushimet e karrierës janë opsion që mund ta zgjidhni, veçanërisht nëse keni punuar në një kompani të vetme për një kohë të gjatë.

Inxhinieri i telekomunikacionit është një nga profesionistët më të kërkuar dhe më të paguar, sidomos vitet e fundit. Në Shqipëri pagat e këtij profesionisti variojnë nga 86.927 lekë për ata që janë në hapat e parë të karrierës, deri në 93.210 lekë për profesionistët e fushës.

Megjithatë duhet thënë se përfitimet ndryshojnë edhe në bazë të punëdhënësve dhe kompanive në të cilat janë punësuar.  

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si një udhëzues. 

Shumica e firmave të mëdha ofrojnë trajnime të strukturuara dhe inkurajojnë zhvillimin e mëtejshëm profesional. 

Zakonisht vetëm kompanitë e telekomunikacionit ofrojnë trajnime dhe kurse afatshkurtra për nevoja specifike që mund të ketë profesionisti. 

Disa punëdhënës nuk janë në gjendje të ofrojnë vetë një përvojë të gjerë trajnuese, ndaj është me vlerë të shikoni se cilat janë kompanitë apo qendrat e kurseve që i ofrojnë ato. 

Përvoja e punës në këtë fushë është e domosdoshme, pasi të jep mundësinë e të punuarit me projekte reale, të cilat të ndihmojnë për të treguar potencialin tuaj, për të ndërtuar një rrjet të gjerë kontaktesh dhe për të zhvilluar aftësitë tuaja në fushën biznesit. 

Zakonisht ky profesion krijon lidhje të forta me universitetet që e zhvillojnë si program studimi, pasi kërkesa e tregut është gjithmonë në rritje. Kështu që rekrutimi juaj në kompani të tilla dhe përkushtimi në punë mund t’ju ndihmojnë në avancimin dhe marrjen e një oferte pune shumë të mirë në të ardhmen.

Ndërsa karriera juaj përparon, ju mund të merrni një rol me përgjegjësi më të madhe ose projekt me buxhet më të lartë.

Për të përparuar në profesion duhet patjetër të përfshini  një element gjithmonë e më të rëndësishëm, marrjen e titullit  inxhinier (Ing). Ky është një kualifikim që njihet ndërkombëtarisht dhe tregon sa i aftë jeni që të punoni në një nivel të caktuar.

Pasi të keni marrë statusin, ju do të keni të drejtë të aplikoni për statusin e Inxhinierit Evropian (Eur Ing), i cili njihet në të gjithë kontinentin.

Kjo së bashku me njohuritë në një gjuhë të dytë të huaj, ka për të qenë avantazh shumë i madh për ju në momentin që do të vendosni të hyni në tregun global, në të cilin bëjnë pjesë inxhinierët  më të mirë të telekomunikacionit në botë. 

Edhe nëse nuk dëshironi të përfshiheni në menaxhimin e kompanive, fare mirë ju mund të zhvilloni njohuritë tuaja teknike dhe të bëheni specialist, e rrjedhimisht të ngrini kompaninë tuaj, të përfshiheni në trajnime ose të punoni si konsulent. 

Punëdhënësit kryesor të inxhinierëve të telekomunikacionit janë vetë kompanitë e telekomunikacionit. Vende të lira mund të gjenden gjithashtu edhe në sektorin publik dhe në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë të specializuara në teknologjinë e komunikimit. 

Vende pune të mundshme mund të gjenden tek:

  • Prodhuesit e pajisjeve dhe sistemeve të komunikimit.
  • Kompanitë e shërbimeve teknike.
  • Departamentet e mëdha qeveritare.
  • Autoritetet lokale.
  • Ofruesit e transportit.
 
Një tjetër mundësi është ofrimi i konsulencave për kompanitë e vogla të telekomunikacionit. Vetëpunësimi është e mundur për këdo që ka përvojën disavjeçare dhe rrjetin e kontakteve të zgjeruar. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Inxhinier Telekomunikacioni në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Inxhinier Telekomunikacioni
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier Telekomunikacioni është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier Telekomunikacioni është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD