Inxhinier Nafte
Korca
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Inxhinier Nafte

Aktualiteti

Paga Minimale: 51.958 Lekë
Kërkesa e tregut: E lartë
Prurjet vjetore: Të Ulta

Mundësitë e punësimit

100%

Inxhinierët e naftës janë profesionistët përgjegjës për marrjen e vendimeve të elementit që shërben si stabilizator i ekonomisë botërore, naftës. 

Inxhinieri i naftës ka si detyrë të përfshihet në pothuajse të gjitha fazat e evidentimit të mineraleve, duke filluar që nga vlerësimi, zhvillimi dhe nxjerrja e produkteve nga nëntoka. Si qëllim kryesor këta profesionistë kanë nxjerrjen dhe përpunimin e hidrokarbureve në mënyrë efikase, por njëkohësisht duhet të gjejnë edhe zgjidhje për problemet operative që lindin gjatë punës. Ata gjithashtu mund të jenë përgjegjës për përdorimin e mjeteve dhe teknikave të reja të shpimit dhe nxjerrjes në maksimum të naftës ose gazit nga puset e vjetra. Gjatë  gjithë procesit të nxjerrjes së hidrokarbureve, inxhinierët e naftës janë të ngarkuar me reduktimin e efektit të shpimit në mjedis. 

Inxhinierit e naftës janë të ndarë në disa grupe:

  • Gjeologët e naftës- merren drejtpërdrejt me zbulimin e hidrokarbureve dhe analizimin e strukturave nëntokësore me metoda gjeologjike dhe gjeofizike.
  • Inxhinierët e rezervuarëve- punojnë për të optimizuar prodhimin e naftës dhe gazit nëpërmjet vendosjes së duhur të niveleve të prodhimit dhe teknikave të përmirësuara të rimëkëmbjes së naftës. Ata përdorin stimulime kompjuterike për të ndihmuar në identifikimin e rreziqeve dhe për të bërë parashikime mbi potencialin e rezervuarit. 
  • Inxhinierët e prodhimit- menaxhojnë sipërfaqen mes rezervuarit dhe pusit përmes detyrave të tilla si përforcimi i tokës, kontrolli i rërës, ngritja artificiale, kontrolli i rrjedhjes së rrymës dhe pajisjet e monitorimit të rrymës. Ata gjithashtu zgjedhin pajisje sipërfaqësore që ndajnë lëngjet e prodhuara (nafta, gazi natyror, uji etj.)
  • Inxhinierët e shpimit- merren me aspektet teknike të shpimit të puseve. Ata punojnë në grupe shumëdisiplinore krahas inxhinierëve, shkencëtarëve, ekipeve të shpimit dhe kontraktove të ndryshëm. 

  • Inxhinier shpimi puse nafte dhe gazi
  • Inxhinier shfrytëzimi për puse nafte dhe gazi
  • Inxhinier prodhimi nafte dhe gazi
  • Inxhinier për naftën dhe gazit natyror 

Për të punuar si inxhinier i naftës, do t'ju duhet të tregoni:

  • Aftësi teknike
  • Vetëdije të plota nga bota e biznesit
  • Aftësi analitike dhe krijuese
  • Potencial menaxherial
  • Aftësi për të motivuar stafin
  • Aftësi për të punuar në nivel ndërkombëtar dhe në mjedise të hapuara (shkretëtirë, det etj)
  •  Aftësi të të punuarit në ekip
  • Aftësi për të zgjidhur problemet komplekse, pavarësisht nga vendndodhja dhe rrethanat
  • Gatishmëri për të trajtuar sfidat inxhinierike
  • Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar me një sërë projektesh
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike.

Inxhinierët e naftës duhet të:

  • Dizajnojnë hapjen e gropave dhe urdhërojnë gërmimin, duke përdorur pajisjet e posaçme shpuese;
  • Përdorin harta dhe planifikojnë gjithë zonën ku do gërmohet;
  • Kryejnë bashkë me profesionistë të tjerë studim fizibiliteti;
  • Dizajnojnë, vënë në funksionimin dhe riparojnë tubacionet dhe sistemet kryesore;
  • Monitorojnë procesin e nxjerrjes së naftës dhe gazit;
  • Dizajnojnë dhe monitorojnë procesin e lidhjes së shtëpive apo bizneseve me rrjetin e gazit;
  • Instalojnë dhe garantojnë pajisje për ruajtjen e presionit të gazit;
  • I përgjigjen problematikave që hasen, veçanërisht rrjedhjes së gazit;
  • Ndjekin dhe zbatojnë rregullat dhe procedurat e sigurisë në punë;
  • Regjistrojnë dhe përditësojnë informacionin për aktivitetet shpuese;
  • Rekrutojnë dhe trajnojnë personelin, garantojnë punën në ekip dhe përfundimin në afat të procesit;
  • Garantojnë zbatimin e ligjeve dhe rregullave në fuqi për nxjerrjen e naftës dhe gazit;
  • Mbajnë përgjegjësi për eficiencën dhe sigurinë e shpimeve;
  • Mbikëqyrin largimin e gjithë mbetjeve dhe pajisjeve nga vendet e shpimit;
  • Marrin pjesë në procesin e mbylljes së gropave dhe riparimin e sipërfaqes së tokës, kopshteve dhe rehabilitimit të mjedisit pas përfundimit të procesit të nxjerrjes;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë;
  • Rritin aftësitë e veta profesionale.

Punëdhënësit kërkojnë njohuri të subjekteve të tilla si fizika, matematika, shkencat e aplikuara dhe inxhinieritë, pasi përmbajnë peshën më të madhe të profesionit. Në veçanti, subjektet e mëposhtme mund të rrisin mundësitë tuaja për të siguruar një punë të mirë, ku përfshihen:
  • Inxhinieria aeronautike
  • Astrofizika
  • Inxhinieria kimike
  • Inxhinieria e ndërtimit
  • Shkencat e tokës
  • Matematika
  • Inxhinieria mekanike
  • Inxhinieria e naftës
Mbani parasysh që studimet pasuniversitare nuk janë gjithmonë thelbësore, edhe pse mund të rrisin mundësitë tuaja të punësimit. Disa punëdhënës mund të kërkojnë kualifikime pasuniversitare në inxhinierinë e naftës, mirëpo kjo nuk është diçka e zakonshme, punëdhënësit në shumë raste vlerësojnë eksperiencën në vite që mund të keni dhe aftësinë për t’i dhënë zgjidhje problematikave që mund të lindin në punë. 

  • Për dy deri në tre vitet e para pas përfundimit të studimeve mos pretendoni të keni një punë që ka lidhje direkte me atë çfarë ju keni studiuar, pasi do ju duhet të fitoni eksperiencën e duhur dhe kjo të thotë që duhet të punoni fort. Sapo të keni fituar përvojën e nevojshme, puna juaj ka për t’u bazuar kryesisht në zyrë dhe ka për të përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me profesionistë që merren me zhvillimet në fushën e naftës. 
  • Teknologjia e zhvilluar në distancë së bashku me rrjetet globale të bandvvidth-it dhe sistemet e vizualizimit, bëjnë të mundur që për një punë të angazhohen më pak punonjës në terren dhe vendimet të jenë të varura nga zyrat. Ky zhvillim njihet ndryshe edhe si “fusha digjitale e naftës”. 
  • Fusha e inxhinierisë së naftës përfshin punën në tokë dhe në det të hapur, gjë që do të thotë se ndonjëherë puna në terren mund të përfshijë kushte jo të mira pune.
  • Puna në këtë profesion ka si ngarkesë fizike ashtu edhe mendore. Të punuarit në tokë/ det të hapur mund të krijojë presione shtesë, veçanërisht për familjen dhe jetën tuaj shoqërore. 

Orari zakonisht shkon nga ora 9:00 deri në 17:00, por nuk do të jenë të pakta rastet kur ky orar mund të zgjatet për shkak të ngarkesës në punë. Kompanitë kryesore zakonisht ofrojnë modele fleksibël të punës, kjo për shkak të përgjegjësisë që ky profesionist ka.

Detyrat që mund t’i ngarkohen një inxhinieri nafte, të cilat janë të shtrira në hapësirë (tokë ose ujë), mund të kërkojnë edhe 12 orë punë, kjo deri në momentin që ju mund të përfundoni detyrën që iu është ngarkuar.

Inxhinieri i naftës është profesionisti që ka në një farë mënyrë në dorë ekonominë botërore dhe si i tillë ka pagesa relativisht të larta, të cilat variojnë nga 51.958 lekë në muaj  për profesionistët e rinj, deri në 73.800 lekë në muaj për ekspertët e fushës. 

Megjithatë mbani parasysh që vendndodhja e kompanisë dhe detyrat që mbani përsipër ndikojnë në pagesën tuaj. Kompanitë private janë ato që kanë pagesa më të larta edhe pse duhet thënë që është në varësi të madhësisë së kompanisë. 

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si një udhëzues. 

Kompanitë e mëdha rekrutojnë kandidatë pothuajse çdo vit nga programet e studimeve për t’ju ofruar trajnime, praktika dhe intershipe. Ata gjithashtu kanë krijuar programe të vazhdueshme rekrutimi për të diplomuarit  dhe synojnë që t’ju krijojnë këtyre të fundit eksperiencën e duhur, në mënyrë që në një të ardhme të mund të specializohen në fushën që kompanisë i intereson. 

Mundësitë e trajnimeve ndryshojnë dhe përcaktohen nga nevojat e kompanisë dhe planet e karrierës së individit. Programet mund të zgjasin deri në tre vite dhe zakonisht përfshijnë ekspozimin ndaj disa departamenteve të ndryshme. 

Konkurrenca në punë është e pranishme dhe gjithashtu shumë e fortë, ndaj gjetja e një pune me kohë të pjesshme në një kompani që operon në fushën e hidrokarbureve ose në një kompani që ofron këto shërbime, mund të përmirësojë shanset tuaja për t’u bërë shumë shpejt pjesë e tregut të punës. 

Prodhimi dhe nxjerrja e naftës parashikohet të vazhdojë të rritet gjatë viteve të ardhshme edhe pse kjo mund të ndikohet nga kushtet ekonomike të industrisë. Ka pasur gjithashtu reduktim të numrit të zbulimeve të reja në fushën e naftës dhe kostoja e nxjerrjes së saj është më e madhe, gjë që shton presionet ndaj industrisë. 

Mundësitë e zhvillimit të karrierës janë premtuese, pasi shumë kompani janë duke rekrutuar inxhinier të rinj të diplomuar gjithmonë e më shumë, kjo me qëllim promovimin e atyre që kanë më shumë potencial dhe që në një të ardhme mund të ndihmojë avancimin e industrisë. 

Emërimet e para gjithmonë përfshijnë terrenin dhe kërkohen individë të aftë fizikisht dhe gjeografikisht të lëvizshëm. Kjo do të thotë që jo vetëm duhet të përgatitet për të shkuar kudo në botë, por gjithashtu duhet të jetë në gjendje të qëndrojë në një vend gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit. Nëse nuk jeni në gjendje të zhvendoseni, shanset tuaja për të siguruar një punë ose për promovime të mëvonshme, mund të reduktohen. 

Pas përfundimit të programeve të trajnimeve, të diplomuarit mund të përparojnë drejt roleve kryesore teknike përmes strukturës së promovimit.

Të tjerë mund të zgjedhin rolet komerciale në fusha të tilla si rekrutimi, marketingu, drejtim departamenti ose menaxhim. 

Rolet më të larta në industri përfshijnë udhëheqjen e ekipit që merret me vlerësimin e aseteve, planifikimin dhe analizën e biznesit, menaxhimin e aseteve, mbikëqyrjen e operacioneve dhe mjedisit, sigurinë, zjarrin, shëndetin dhe menaxhimin e projekteve. 

Eksplorimi i naftës dhe gazit është një aktivitet ndërkombëtar dhe shumë vende të lira pune janë kryesisht të bazuara jashtë territorit të vendin tonë. 

Puna e një inxhinieri nafte mund të pozicionet në të gjithë botën dhe punësimi ofrohet zakonisht nga:

  • Kompanitë që operojnë ose prodhojnë hidrokarburet, veçanërisht kompanitë e mëdha ndërkombëtare të naftës
  • Konsulentët inxhinierik
  • Kontraktorët specialist në shpim, ku përfshihen nga kompanitë multinacionale deri tek ato që drejtohen nga një person i vetëm, të cilët merren vetëm me procesin e shpimit të puseve të naftës. 
Rekrutimi mund të jetë i vështirë kjo për shkak të ndikimit në ekonominë globale. Luftërat ose mundësitë që shtetet të shpallin luftë, mund të ndikojnë në çmimet e hidrokarbureve në tregun botëror, po aq sa ndikon edhe në efektet e ofertës dhe kërkesës në tërësi. Në mënyrë të pashmangshme çmimi i tregut të një produkti ndikon në investimin, eksplorimin dhe zhvillimin e burimeve të reja të furnizimit. Këta faktorë mund të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në punësim, duke çuar në luhatjen e kërkesave për punë nga profesionistët e kualifikuar. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Inxhinier Nafte në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Inxhinier Nafte
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier Nafte është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier Nafte është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD