Inxhinier Materialesh
Shkodra
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Inxhinier Materialesh

Aktualiteti

Paga Minimale: 51.958 Lekë
Kërkesa e tregut: E Mesme
Prurjet vjetore: Të Ulta

Mundësitë e punësimit

70%

Inxhinieri i materialeve është profesionisti përgjegjës që merret drejtpërdrejt me kërkimin, specifikimin, dizajnimin dhe zhvillimin e produkteve materiale të cilat shërbejnë për avancimin e teknologjisë dhe produkteve që tashmë ekzistojnë në treg. 

Ekspertiza e tyre ka një fushë të gjerë shtrirjeje ku përfshihen substanca të ndryshme, duke filluar që nga lëndët e para e duke vazhduar më pas tek produktet e gatshme. 

Këta profesionistë punojnë me shumë materiale, si qeramika, lëndët plastike, si dhe polimere të mineraleve industriale. 

Duke punuar në një gamë të larmishme industrie, inxhinierët e materialeve arrijnë që të kombinojnë ose modifikojnë materialet në mënyrë të ndryshme për të përmirësuar performancën, qëndrueshmërinë dhe kosto-efektivitetin e proceseve dhe produkteve të ndryshme. 

  • Inxhinier prodhimi
  •  Inxhinier qelqi
  •  Inxhinier qeramike
  •  Inxhinier robotike
  •  Inxhinier sigurimi teknik
  •  Inxhinier sistemesh jo informatike
  •  Inxhinier stampimi
  •  Inxhinier tekstilesh
  •  Inxhinier efikasiteti industrial 

Si profesionist i mirë në të ardhmen ju do duhet të tregoni:

  • Aftësi shumë të mira në komunikim për paraqitjen e të dhënave teknike, qoftë me shkrim dhe me gojë, tek kolegët që vijnë nga disiplina juaj ose nga profesione të tjera; 
  • Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi dhe për të marrë përgjegjësi individuale;
  • Interes në çështje shkencore dhe teknike; 
  • Aftësi për të zbatuar arsyetimin shkencor në disa situata industriale;
  • Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  • Njohuri të shkëlqyera matematikore dhe kompjuterike.

Inxhinierët e materialeve duhet të:

  • Studiojnë dhe dizajnojnë sisteme të reja ergonomike të projektimit të punës dhe procese prodhimi për produkte të reja ose për të përmirësuar ato ekzistuese;
  • Studiojnë strukturat organizative dhe informacionet e projektit për të përcaktuar funksionet dhe përgjegjësitë e punonjësve;
  • Krijojnë programe të matjes së punës së punëtorëve dhe analizojnë kampionë të pjesëve të punës për të përcaktuar standardet e përdorimit të punës në tërësi (normat e punës);
  • Organizojnë procesin e hapjes dhe mbylljes së veprimtarisë prodhuese, për të garantuar sa më pak humbje;
  • Përcaktojnë specifikimet për prodhimin, tipin e materialeve, pajisjet, tubacionet, rrjedhën e materialeve, kapacitetet etj. për procesin industrial dhe të prodhimit;
  • Vendosin standarde dhe politika për instalimet, modifikimet, kontrollin e cilësisë, testimet, inspektimet dhe mirëmbajtjen e impiantit, në përputhje me parimet inxhinierike dhe rregullat e sigurisë në punë;
  • Inspektojnë procesin e prodhimit dhe japin zgjidhje për problematikat e hasura gjatë tij;
  • Bashkëpunojnë me profesionistë të tjerë për të maksimizuar produktin, për të menaxhuar buxhetin, për të rekrutuar punonjës të kualifikuar, si dhe për t’i trajnuar ata;
  • Ekzaminojnë dhe tenderojnë pajisje të reja për të garantuar cilësi të lartë me çmimin më të mirë;
  • Aplikojnë teknologjitë e avancuara inxhinierike për të përmirësuar produktin;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe rregullat e mbrojtjes së mjedisit.

Për të qenë të kualifikuar për një vend pune nuk do t’ju duhet thjeshtë një diplomë në inxhinieri materiale, teknologji apo shkencë, por edhe njohuritë në një numër të gjerë subjektesh të tjerë inxhinierike dhe shkencore që kanë lidhje të drejtpërdrejta me këtë fushë. Këto subjekte janë:
  • Kimia e aplikuar
  • Fizika e aplikuar
  • Inxhinieria kimike
  • Kimia
  • Inxhinieria mekanike
  • Metalurgji
  • Inxhinieria minerale
  • Gjeologjia
  • Fizika
  • Shkencat / teknologjia e polimerit
  • Inxhinieria strukturore.
Nëse ju jeni të dhënë pas lëndëve shkencore ose inxhinierike, do të  mund të gjeni kualifikime të posaçme pasuniversitare që mund t’ju ndihmojnë edhe në hapat në vazhdim, kur mund t’ju duhet të dilni në tregun e punës. 

Puna e një inxhinieri material është e vendosur kryesisht në zyrë ose laboratorë, por mund të përfshijë edhe realizimin e takimeve me furnizuesit e lëndës së parë ose me përfaqësuesit e vendeve të prodhimit të materialeve. 

Përparimet teknologjike ndodhin në mënyrë shumë të shpejtë në këtë fushë.

Ekzistojnë dy opsione kryesore për vetëpunësim, mirëpo të dyja kanë më shumë gjasa të zhvillohen pasi të kenë fituar përvojën e duhur në profesion. Ju mund të krijoni biznesin tuaj, një studio konsulence e cila ofron konsulenca për specialistë të fushës, ose mund të zgjidhni që të punoni si profesionist i lirë/ kontraktues, duke marrë projekte nga organizata ose kompani të ndryshme. 

Si profesionist në fushën e inxhinierisë materiale ju do të punoni nga 35 deri në 40 orë në javë. Ndërsa puna me turne është në varësi të industrisë që keni zgjedhur të punoni.

Paga e një inxhinieri materialesh shkon nga 51.958 lekë në muaj për profesionistët e rinj, deri në 73.800 lekë në muaj për profesionistët e fushës. 

Nivelet e pagave ndryshojnë sipas zonës ku është e vendosur kompania dhe sipas fushës suaj të specializimit, por pagat më të larta shpesh konsiderohen në fusha të tilla si teknologjia e përparuar, telekomunikacioni dhe inxhinieria biomjekësore. 

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si udhëzues. 

Trajnimet në këtë fushë shpeshherë ofrohen nga kompanitë e mëdha të cilat kanë një program të strukturuar dhe të dedikuar për të gjithë profesionistët e rinj. Praktikat të japin mundësinë që të fitoni përvojë në disa fusha dhe të specializoheni disi në një fushë a proces të caktuar. 

Pasi të keni fituar eksperiencat e para ju mund të avanconi dhe të arrini në role të rëndësishme, por kjo varet gjithmonë nga dëshira dhe vullneti i secilit që zgjedh të studiojë në këtë fushë. Megjithatë duhet mbajtur gjithmonë parasysh se inxhinieria materiale është shumë e lidhur me teknologjinë dhe në momentin që kjo e fundit është në ndryshim të përhershëm dhe njëkohësisht është duke u kthyer në domosdoshmëri për jetën njerëzore, edhe mundësitë e zhvillimit profesional të këtij profesionisti janë të larta. 

Mundësi tjetër shumë e mirë është edhe aftësimi juaj në menaxhim, gjë që ka për t’ju ndihmuar dhe përmirësuar perspektivën tuaj të promovimit, pasi njohuritë tuaja do të jenë shumë të zhvilluara dhe gjithëpërfshirëse. 

Nuk janë të domosdoshme përvojat e mëparshmet punës, para se të aplikoni për një rol të caktuar, por eksperiencat industriale, teknike dhe shkencore mund ta forcojnë aplikimin tuaj. 

Për të pasur vazhdimësi në këtë fushë, ju duhet që të krijoni kontakte tuajat si dhe një profil të mirëfilltë profesional, pasi vetëm kështu do të mund të arrini në fazat më të larta të karrierës. 

Perspektiva e karrierës në përgjithësi brenda këtij profesioni është shumë e mirë. Prej fushave të shumta të specializimit dhe avancimit të shpejtë të teknologjisë, ekziston edhe një kërkesë e qëndrueshme për inxhinierë materialesh. 

Pasi të keni ndërtuar përvojën tuaj, do ta keni të mundur që të kaloni në role të përgjithshme të menaxhimit ose të zhvilloni një zonë të specializuar teknike. 

Ju ka të ngjarë që të luani një rol të rëndësishëm në zbulimin e produkteve që janë më pak ndotëse dhe që rrjedhimit janë më pak gjeneruese të mbetjeve, produkteve të dëmshme dhe proceseve të rrezikshme.

Inxhinieria materiale është fushë aq e gjerë sa dhe pozicionet që janë në dispozicion  ndodhen në shumë sektorë prodhimi dhe industrie. Punëdhënësit variojnë nga korporatat globale deri tek laboratorët e vegjël të kërkimit shkencor, të cilët punojnë me një sërë materialesh, duke përfshirë:
  • Fibra karboni
  • Qeramikë
  • Lëndë kimike
  • Pajisje elektronike
  • Minerale industriale
  • Metale
  • Lëndë plastike
  • Tekstile etj. 
Disa nga punëdhënësit kryesorë të inxhinierëve të materialeve janë të bazuar në:
  • industrinë e energjisë-  për shembull, kompanitë e naftës dhe gazit
  • telekomunikacion- zhvillimin e optikës së fibrave të qelqit për të përmirësuar teknologjitë
  • pajisje sportive – projektimi dhe zhvillimi i materialeve të tilla si fibra karboni dhe plasika për të prodhuar pajisje tekstile.
  • Inxhinierinë biomjekësore- zhvillimin e materialeve për komponentët si: krijuesit e ritmit të zemrës ose materialet që përdoren për zëvendësimin e nyjeve etj. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Inxhinier Materialesh në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Inxhinier Materialesh
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier Materialesh është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier Materialesh është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD