Inxhinier kimik
Shkodra
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Inxhinier kimik

Aktualiteti

Paga Minimale: 55.000 Lekë
Kërkesa e tregut: E Mesme
Prurjet vjetore: Të Mesme

Mundësitë e punësimit

50%

Të qenit inxhinier është një punë me përgjegjësi të lartë, e nëse kësaj i shtohet edhe një fushë si ajo e kimisë, bëhet akoma më e vështirë. Puna që një inxhinier kimik ka është të shndërrojë lëndët e para në një gamë të gjerë produktesh të dobishme. Një karrierë e suksesshme në këtë fushë, ju ofron mundësinë e krijimit të produkteve petrokimike, mjekësore dhe plastike.
Puna e një profesionisti të tillë do të përqendrohet në ndryshimin e gjendjes kimike, biokimike dhe fizike të një substance duke kthyer një lëndë në një tjetër, ose një produkt në një tjetër.
Gjatë eksperiencës në këtë fushë do të mund të mësoni se si të ndryshoni materialet e prapambetura në produkte të kërkuara, duke marrë parasysh edhe çështjet e shëndetit, sigurisë dhe kostos. 
Ju mund të punoni të përfshirë në një sërë industrish si:
 
  • energji
  • ushqim dhe pije
  • vaj dhe gaz
  • farmaceutikë
  • plastikë
  • artikuj për tualetin
  • trajtimi i ujit.
Inxhinierët kimik modernë janë të shqetësuar gjithashtu për materialet dhe teknikat e reja që janë momentalisht në qarkullim si: nanoteknologjia, qelizat e karburanit dhe inxhinieria biomjekësore, për të cilat duhet të kryhen studime të reja nga fillimi.

  • Inxhinier/teknolog në fabrikë
  • Inxhinier/teknolog në fabrikë birre
  • Inxhinier/teknolog në fabrikimin e pneumatikëve
  • Inxhinier/teknolog për artikuj ushqimor dhe pije
  • Inxhinier/teknolog për bojërat
  • Inxhinier/teknolog për fibrat artificiale dhe sintetike
  • Inxhinier/teknolog për karburantet
  • Inxhinier/teknolog për kauçukun
  • Inxhinier/teknolog për letrën
  • Inxhinier/teknolog për materiale plastike
  • Inxhinier/teknolog për naftë dhe gaz natyral
  • Inxhinier/teknolog për polimerët
  • Inxhinier kimist
  • Inxhinier kimist në fabrikë
  • Inxhinier kimist në filaturë
  • Inxhinier kimist për artikuj ushqimor dhe pije
  • Inxhinier kimist për letrën
  • Inxhinier kimist për materiale plastike
  • Inxhinier kimist për naftë dhe gaz natyral
  • Inxhinier kimist specialist gazi
  • Inxhinier kimist/specialist për karburantet
  • Inxhinier kimist/specialist për kauçukun
  • Inxhinier kimist/specialist për ngjyrat dhe bojërat
  • Inxhinier i proceseve të rafinimit
  • Inxhinier kimist/specialist për materiale ndërtimi
  • Teknikë të shkencës së kimisë dhe fizikës
  • Teknikë të inxhinierisë kimike
  • Kontrollorë të procesit të përpunimit kimik

Nëse doni të jeni një inxhinier kimik i vlerësuar duhet të tregoni që:

  • Kuptoni parimet inxhinierike dhe matematike
  • Keni aftësi dhe interes në kimi
  • Keni aftësi në menaxhimin e projekteve
  • Keni aftësi për menaxhimin e burimeve
  • Keni aftësi komunikuese me shkrim dhe me gojë
  • Keni aftësi analitike në zgjidhjen e problemeve
  • Keni aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi
  • Keni aftësi për të motivuar dhe udhëhequr një ekip
  • Keni aftësi shumë të mirë në IT
  • Keni qasje të kujdesshme dhe metodike si dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Jeni kreativ dhe sillni inovacione

Aktivitetet tuaja të përditshme do të jenë të ndryshme dhe varen kryesisht nga roli dhe sektori në të cilin punoni. Në përgjithësi, detyrat përfshijnë:

  • Kryerjen e studimeve, këshillimin dhe zhvillimin e proceseve kimike të shkallës komerciale për të përpunuar naftën bruto në lëndë të tjera të lëngshme ose të gazta dhe për të prodhuar substanca të tilla si: derivatet e karburantit, eksplozive, produkte ushqimore dhe pije, ilaçe apo materiale sintetike.
  • Specifikimin e metodave të prodhimit kimik, matjen e standardeve dhe cilësisë, si dhe i bëjnë ato të sigurta konform specifikimeve teknike.
  • Krijimin e standardeve dhe proceduarve të kontrollit për të garantuar sigurinë dhe eficiencën e operacioneve të prodhimit të kimikateve dhe sigurinë në punë të punëtorëve.
  • Dizajnimin e pajisjeve të impianteve kimike dhe hartimin e proceseve për prodhimin e kimikateve dhe produkteve.
  • Kryerjen e testeve gjatë fazës së prodhimit për të përcaktuar nivelin e kontrollit mbi ndryshimet që hasen, përfshi temperaturën, dendësinë, gravitetin specifik dhe presionin.
  • Zhvillimin e procedurave të sigurisë së shëndetit në punë.
  • Përgatitjen e llogaritjeve të kostove të prodhimit dhe progres raportin e produkteve për personelin menaxhues.
  • Studimet laboratorike të hapave për prodhimin e produkteve të reja dhetestimin e proceseve të propozuara në shkallë të vogël, të tilla si impiante pilot.
  • Mbikëqyrjen dhe drejtimin e punës së personelit.
  • Zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të mbrojtjes dhe mjedisit.
Rritjen e aftësive të veta profesionale.

Diplomat e inxhinierisë kimike janë të akredituara nga instancat shtetërore kompetente dhe marrja e një të tille është rruga më e mirë për t’u bërë një inxhinier i mirë. 
Për të qenë i privilegjuar, duhet të keni përfunduar studimet edhe në nivelin master.
Kujtoni se: diploma juaj duhet të jetë domosdoshmërisht nga një institucion i akredituar, në të kundërt do ju duhet të jepni dëshmi mbështetëse për nivelin e njohurive që keni. 
Megjithatë në çdo rast ju duhet që të keni njohuri mbi këto subjekte që konsiderohen si të domosdoshme:

  • kimi e aplikuar
  • inxhinieri biokimike
  • inxhinieri biomjekësore
  • kimi
  • inxhinieri mjedisore
  • inxhinieri bërthamore
  • shkencë / teknologji e polimerit.
Kujdes, ka një numër të konsiderueshëm punëdhënësish dhe organizatash profesionale që janë gati t’ju ofrojnë sponsorizime financiare studentëve që studiojnë këtë program në universitet, kjo për shkak të numrit të pakët të këtyre të fundit në treg dhe domosdoshmërisë që ka lindur për ta.

  • Puna e një inxhinieri kimik zakonisht është e vendosur në ambiente të mbyllura, laborator, zyrë ose fabrikë përpunimi. Puna zhvillimore e kryer mund të përparojë nga laboratori në fabrikë ose në shesh ndërtimi, kështu që udhëtimi mund të kërkohet në faza të caktuara të një projekti. Mos harroni veshjen, është nja nga elementët më të rëndësishëm pasi gjithmonë duhet të mbani veshje sigurie.
  • Siguria është një nga prioritetet më të larta në industrinë kimike dhe bërthamore, ndaj edhe higjiena është e domosdoshme, gjithmonë këshillohet të bëhet kujdes në përgatitjen e ushqimit, të pijeve ose të transportit të ujit.
  • Punët më të shpeshta për ju janë të disponueshme në fabrika të cilat janë të vendosura në zona industriale në të gjithë vendin.
  • Të udhëtuarit jashtë vendit është një element që vetëm disa inxhinierë kimikë që punojnë në sektorë të profilizuar në një kompani mund ta kenë. Zakonisht në kompanitë shqiptare udhëtimet jashtë vendit janë të rralla, por mund të ndodhin për trajnime të rëndësishme ose projekte që kërkojnë të punoni me një prodhues global.

Orët e punës në këtë profesion janë të caktuara, 09:00-17:00 nga e hëna në të premte, mirëpo në disa raste të veçanta orët mund të zgjaten. Zakonisht punonjësit që mbulojnë sektorët e përpunimit dhe prodhimit mund të përfshijnë turnet dhe fundjavat në punë.

Inxhinieri kimik është një nga profesionet më të vështirë, kjo për shkak të ngarkesës dhe rrezikshmërisë që ka, ndaj edhe pagesa e tij është relativisht e lartë.

Pagesa e një inxhinieri kimik varion nga 55.000 lekë në muaj  për të gjithë ata që nuk janë profesionist e  po njohin hapat e parë të karrierës, e deri në 73.800 lekë në muaj për ata që janë ekspert të fushës.

Paga që fitoni mund të ndryshojë në varësi të vendndodhjes suaj dhe madhësisë dhe natyrës së punëdhënësit tuaj.

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si një udhëzues.

Shumë kompani janë duke ofruar skema trajnimi të brendshëm për të diplomuarit në këtë fushë në mënyrë që të sigurohen që këta të fundit të marrin spektrin e gjerë të përvojës së nevojshme për të zhvilluar një karrierë të suksesshme si inxhinierë profesionalë.

Disa punëdhënës të tjerë ofrojnë programe strukturore të trajnimit të bazuara në punën që inxhinieri kimik ka.

Në varësi të dëshirës, vullnetit dhe punës që jeni duke realizuar, nëse vihet re se keni potencial mund t’ju caktohet dhe një mentor që të plotësojë trajnimin tuaj të zhvillimit profesional për projekte specifike.

Punëdhënësit kërkojnë nga të diplomuarit në këtë fushë që të fitojnë përvoja pune edhe gjatë shkollës. Eksperienca ju favorizon në momentin që shkoni aplikoni për një vend pune, pasi tregon se ju keni dëshirë për të punuar dhe jeni përpjekur të arrini diçka.

Ka shumë kompani që interesohen të kenë një inxhinier kimik, sidomos ato që kanë në qendër prodhimin për konsumatorët, pasi duhet bërë kontrolli paraprak i gjithë produkteve që realizohen, përpara se ato të dalin në treg. Kur themi se ky është një treg i gjerë dhe lë hapësira për vende pune, ndodh sepse kompanitë rriten gjithmonë e më shumë, ndërsa studentë që diplomohen në këtë program ka gjithmonë e më pak.

Zhvillimi i karrierës zakonisht varet nga arritja e statusit të privilegjuar. Natyra dinamike e industrisë do të thotë që juve ju duhet të prisni që të ofrohen mundësi të rëndësishme në mënyrë që të zhvilloni njohuri të reja. Kjo lloj pune ju ndihmon që të shkathtësoheni dhe të mësoni sesi mund të veproni dhe të trajtoni një sërë sfidash teknike, mjedisore dhe komerciale. 
Ky fakt lejon më vonë promovimin tuaj duke ju ngritur në detyrë në një periudhë relativisht të shkurtër.  Fillimisht duhet të fitoni përvojë që mund të përfitohet në një kompani të vetme ose duke ndryshuar kompani.

Pas eksperiencës së fituar, mund t’ju hapen rrugë të ndryshme të karrierës në mënyrë që:

  • Të vazhdoni të punoni në projekte në mënyrë që të arrini të bëheni menaxher projekti.
  • Të zhvilloni ekspertizë me teknikat e reja.
  • Të kaloni në role të specializuara, të tilla si menaxhimi i sigurisë dhe rrezikut.
  • Të lëvizni në zona tregtare, siç janë shitjet teknike, marketingu, menaxhimi i zinxhirit të furnizimit, personeli, financat dhe IT. 

Çdo kompani që është e përfshirë në konvertimin e lëndëve të para ka nevojë të domosdoshme për inxhinierë kimikë.
Kompanitë janë po aq të ndryshme sa edhe produktet që ato prodhojnë, pasi secila mbulon një gamë të gjerë sektorësh industrialë, duke përfshirë:

  • bioteknologjinë
  • biznesin, menaxhimin dhe konsulencën
  • kiminë
  • energjinë
  • ushqimin dhe pijet
  • materialet
  • vaji dhe gazin
  • farmaceutikën
  • bimët dhe pajisjet e procesit
  • ujin
Shumë inxhinierë kimikë punojnë gjithashtu edhe nëpër zyra konsulence inxhinierike për firmat kontraktuese. Ata mund të merren me hartimin e një fabrike të re ose modifikimin e një ekzistuese.

Kërkesat për punësim:

a. Arsim i Lartë, preferohet Inxhinieri Kimike.
b. Aftësi analitike dhe komunikuese.
c. Preferohen specializime dhe kualifikime te vazhdueshme. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Inxhinier kimik në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Inxhinier kimik
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier kimik është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier kimik është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD