Inxhinier i Minierave
Gjirokastra Line
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Inxhinier i Minierave

Aktualiteti

Paga Minimale: 51.958 Lekë
Kërkesa e tregut: E Mesme
Prurjet vjetore: Të Ulta

Mundësitë e punësimit

70%

Inxhinieri i minierave dizenjon, krijon dhe përdor sisteme dhe teknologji të ndryshme për të lokalizuar dhe nxjerrë minerale nga toka. 

Një inxhinier i minierave siguron zhvillimin e sigurt dhe efikas të minierave dhe operacioneve të tjera, të cilat mund të jenë sipërfaqësore ose nëntokësore. Këta profesionistë janë të përfshirë në të gjitha fazat e një projekti. Para se të zhvillohet një projekt i ri, ata duhet të vlerësojnë qëndrueshmërinë e tij dhe të ndihmojnë në planifikimin e strukturës së minierës në bazë të cilësisë së tokës. 

Këta profesionistë menaxhojnë dhe mbikëqyrin edhe proceset e prodhimit të mineraleve dhe janë të përfshirë në të gjitha fazat e zhvillimit të projekteve deri në procesin përfundimtar të mbylljes dhe rehabilitimit të tyre. 

Për të pasur mbarëvajtje të punës, këta profesionistë dizajnojnë pajisje të reja për të siguruar mbarëvajtje më të mirë të punës dhe për të pasur një ambient të sigurt dhe efecient. Detyrë parësore është gjithashtu edhe krijimi i teknikave të cilat janë miqësore dhe ruajnë mjedisin. 

  • Inxhinier minierash
  •  Inxhinier minierash qymyri
  •  Inxhinier minierash të mineraleve radioaktive
  •  Inxhinier minierash/mineral metalik
  •  Inxhinier nëntoke në minierë
  •  Inxhinier/drejtues teknik në kërkim-zbulim 
  •  Inxhinier/drejtues teknik në shfrytëzim
  •  Inxhinier/drejtues teknik në përpunim
  •  Inxhinier/drejtues teknik në ndërtime punimesh nëntokësore 
  •  Inxhinier/studiues në kërkim-zbulim 
  •  Inxhinier/mbikëqyrje në kërkim-zbulim 
  •  Inxhinier/monitorimi në kërkim-zbulim 
  •  Inxhinier/konsulent në kërkim-zbulim 
  •  Inxhinier/projektues në kërkim-zbulim 
  •  Inxhinier/konsulent në kërkim-zbulim 
  •  Inxhinier/vlerësues në kërkim-zbulim 
  •  Inxhinier/projektues në matje topogjeodezike për kërkim-zbulim 
  •  Inxhinier/konsulent në matje topogjeodezike për kërkim-zbulim 
  •  Inxhinier /vlerësues në matje topogjeodezike për kërkim-zbulim 
  •  Inxhinier/studiues për shfrytëzime minerare
  •  Inxhinier/mbikëqyrje për shfrytëzime minerare
  •  Inxhinier/monitorimi për shfrytëzime minerare
  •  Inxhinier/projektues në shfrytëzime minerare 
  •  Inxhinier/ konsulent në shfrytëzime minerare
  •  Inxhinier /vlerësues në shfrytëzime minerare
  •  Inxhinier/ studiues për përpunime të mineraleve
  •  Inxhinier/ mbikëqyrje për përpunime të mineraleve
  •  Inxhinier për monitorimin për përpunime të mineraleve
  •  Inxhinier/projektues për përpunim të mineraleve
  •  Inxhinier/konsulent për përpunim të mineraleve
  •  Inxhinier/vlerësues për përpunim të mineraleve
  •  Inxhinier studiues për matje topo-markshajderike
  •  Inxhinier/ mbikëqyrjeje për matje topo-markshajderike 
  •  Inxhinier/ për monitorimin e matje topo-markshajderike
  •  Inxhinier/projektues në hapjen e punimeve minerale, infrastrukturë rrugor, hidrocentrale, naftë-gazsjellës apo punime të tjera civile
  •  Inxhinier/konsulent në hapjen e punimeve minerale, infrastrukturë rrugor, hidrocentrale, naftë-gazsjellës apo punime të tjera civile 
  •  Inxhinier/vlerësues në hapjen e punimeve minerale, infrastrukturë rrugor, hidrocentrale, naftë-gazsjellës apo punime të tjera civile 
  •  Inxhinier/kolaudues në hapjen e punimeve minerale, infrastrukturë rrugor, hidrocentrale, naftë-gazsjellës apo punime të tjera civile 
  •  Inxhinier /supervisor në hapjen e punimeve minerale, infrastrukturë rrugor, hidrocentrale, naftë-gazsjellës apo punime të tjera civile 
  •  Inxhinier Miniere/Markshajder 

Këta profesionistë duhet të :

  • Punojnë si pjesë  e një ekipi dhe të jenë të aftë të menaxhojnë dhe motivojë profesionistët e tjerë
  • Menaxhojnë projektet në të cilat janë shpallur fitues
  • Japin zgjidhje analitike problemeve dhe situatave që mund të lindin në punë
  • Kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe prezantuese
  • Menaxhojnë dhe planifikojnë kohën, si dhe të jenë të aftë për të vendosur prioritete
  • Menaxhojnë financat dhe buxhetin e aprovuar nga kompania
  • Kenë njohuri shumë të mira në shkencat kompjuterike dhe njëkohësisht të jenë edhe specialist në softuer
  • Jenë të gatshëm për të udhëtuar dhe për të qëndruar për një kohë të pacaktuar larg banesës së tyre
  • Kenë vetëbesim të lartë
  • Kenë njohuri mbi çështjet e shëndetit dhe sigurisë në miniera. 

Inxhinierët e minierave kanë si përgjegjësi të:

  • Kryejnë studime për të përcaktuar vendndodhjen e mineraleve dhe burimeve natyrore;
  • Dizajnojnë dhe përcaktojnë metoda për nxjerrjen e mineraleve;
  • Kryejnë eksplorime në bashkëpunim me gjeologë apo profesionistë të tjerë, rishikojnë harta dhe realizojnë shpime për të përcaktuar jo vetëm vendin, por dhe hapësirën, rreziqet dhe vlerën e depozitave minerale;
  • Shqyrtojnë dhe marrin në konsideratë faktorët e sigurisë, të kostove operacionale, të karakteristikave të depozitave minerare, thellësinë e shpimit dhe të gjithë efektet mjedisore përreth;
  • Planifikojnë, rekomandojnë dhe koordinojnë procesin e nxjerrjes së mineraleve, tipin e pajisjeve, kapacitetin e tyre, si dhe përdorimin sa më efecient të krahut të punës;
  • Dizajnojnë dhe drejtojnë direkt gjithë operacionet ndërtuese, si: vendin dhe ndërtimin e tuneleve, puseve, dhomave nëntokësore, rrugëve hyrëse e dalëse etj.;
  • Dizajnojnë, zbatojnë dhe monitorojnë projektet ndihmëse, si: furnizimi me energji e ujë, sistemi i ventilimit, sistemi i kontrollit të gazit, kullimit, sistemet hekurudhore dhe transportuese, sistemet pastruese, klasifikuese dhe të reduktimit të mbetjeve;
  • Analizojnë kërkesat për punësim, nevojat për pajisje dhe kostot operacionale;
  • Mbikëqyrin gjithë operacionet nëntokë dhe në sipërfaqe, si dhe vlerësojnë cilësitë e materialit të nxjerrë;
  • Garantojnë sigurinë e pajisjeve që përdoren në minierë dhe kërkojnë furnizime për pajisje të reja;
  • Aplikojnë njohuritë e inxhinierisë minerare për të zgjidhur problemet që cenojnë mjedisin;
  • Ndryshojnë dhe urdhërojnë mbylljen e një procesi dhe nisjen e gërmimeve në vende të tjera;
  • Përcaktojnë metodat për transportimin e materialeve në impiantet e prodhimit;
  • Marrin pjesë në procesin final dhe në procesin rehabilitues të zonës, pas përfundimit të procesit të nxjerrjes së mineraleve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Menaxhojnë personelin e tyre ndihmës;
  • Rrisin aftësitë e tyre profesionale.

Të gjithë profesionistët që përfshihen në këtë profesion, duhet fillimisht të jenë të diplomuar në një nga programet e mëposhtme:

  • inxhinieri ndërtimi
  • inxhinieri gjeologjie
  • inxhinieri minierash 
  • inxhinieri minerare
Për shkak të natyrës ndërkombëtare të këtij profesioni, është e rëndësishme që ju të punoni me strategji për të bërë zgjidhjen e duhur të trajnimit ose kursit, i cili është i domosdoshëm për ju. Duhet të siguroheni fillimisht që shkalla juaj e njohurive në inxhinierinë e minierave të jetë e provuar dhe e dokumentuar. 

Duhet thënë se përvoja në fusha relevante që kanë lidhje me inxhinierinë e minierave janë shumë të vlerësuara dhe merren parasysh nga punëdhënësit.

  • Kushtet dhe vendet e punës nga natyra janë shumë sfiduese
  • Vetëpunësimi nuk është një alternativë, megjithatë ofrimi i konsulencave është i mundur për të gjithë ata që kanë përvojë në këtë industri dhe që kanë arritur të krijojnë një rrjet të mirë kontaktesh. 
  • Shumë prej vendeve të punës janë bazuar jashtë vendit, kryesisht në shtete të tilla si Amerika e Jugut, Australi ose Afrikë. 
  • Domosdoshmëria për të qenë gjithmonë në lëvizje ka sjellë që shumë prej inxhinierëve të migrojnë drejt qyteteve ku duhet të punojnë. 
  • Nevoja për të udhëtuar, për të fituar përvojë dhe për të zhvilluar karrierën ka të ngjarë që të prek edhe jetën tuaj sociale, kjo për arsyen sepse do të jeni në lëvizje të përhershme për shkak të angazhimeve me projektet që duhet të zbatohen.

Orari i punës zakonisht është shumë i gjatë dhe kjo për shkak të ngarkesës që mund të jetë në punës, pasi inxhinierët e minierave janë të predispozuar që të punojnë gjithmonë në hapësira larg qendrave të banimit, rrjedhimisht dhe larg banesave të tyre.

Vendet e punës janë të vendosura në pika ku burimet natyrore janë më të lehta për t’u nxjerrë dhe për t’u shfrytëzuar, gjë që do të thotë se mund të qëndrojnë larg shtëpive të tyre për periudha kohë të pacaktuara.

Niveli i pagave në këtë profesion ndryshon në secilin punëdhënës dhe nga sektori në sektor. Megjithatë mesatarisht paga e këtij profesionisti varion nga 51.958 lekë në muaj për ata që janë në hapat e parë të karrierës, deri në 73.800 lekë në muaj për ekspertët e fushës. 

Pagat kanë tendencë të jenë dukshëm më të larta në rast se punoni në kompani ndërkombëtare.

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si një udhëzues. 

Inxhinierët e rinj të minierave kanë tendencë që të kërkojnë trajnime për t’u aftësuar në disa fusha dhe për t’i krijuar kështu vetes mundësi më të mira punësimi. Megjithatë në fillim të karrierës do t’ju duhet fillimisht të përshtateni me vendin e punës dhe të mësoni aftësi të reja duke pasur kontakte të përhershme me kolegët që kanë më shumë eksperiencë. 

Në varësi të natyrës dhe llojit të minierës në të cilin jeni punësuar, do t’ju duhet të mësoni rreth aftësive të duhura praktike. 

Natyra e industrisë kërkon përditësim të përhershëm të aftësive dhe njohurive tuaja gjatë gjithë karrierës. 

Punëdhënësit mund të inkurajojnë studime të mëtejshme në nivel pasuniversitar. Kurset janë vënë në dispozicion për profesionistët që tashmë punojnë në terren, si dhe të diplomuarit me një diplomë në: inxhinieri minierash, gjeologji dhe gjeotekni e aplikuar. 

Përvoja relevante në fusha të ngjashme mund të jetë thelbësore, edhe pse mundësitë për ta fituar një të tillë janë shumë të pakta.

Shumë prej kompanive të mëdha në këtë fushë ofrojnë trajnime dhe intershipe të strukturuara, të cilat i japin mundësinë profesionistëve të rinj të krijojnë përvojat e para. Megjithatë do duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse konkurrenca është e madhe, kështu që dhe përgatitja akademike dhe profesionale duhet të jetë e lartë.

Brenda rolit tradicional të inxhinierit të minierave, zhvillimi i karrierës ka një avancim të tillë:

  • Inxhinier i ri i minierave
  • Inxhinier i planifikimit të minierave
  • Inxhinier i lartë i minierave
  • Mbikëqyrës i ekipit të profesionistëve që punojnë në minierë
  • Menaxher i ekipit
Në përgjithësi kompanitë e mëdha janë të pritura të ofrojnë struktura të mirëformuara të programeve të zhvillimit të karrierës dhe të ofrojnë më shumë mundësi për promovim. 

Shumë prej inxhinierëve mund të përparojnë duke realizuar konsulenca për kompanitë e minierave. Inxhinierët e kualifikuar mund të përparojnë gjithashtu edhe në role të tilla si menaxhim karriere, IT ose inxhinier ndërtimi. 

Shumë prej vendeve të lira të punës në fushën e inxhinierisë së minierave janë të bazuara jashtë vendit, kryesisht në Evropë, Amerikën Jugore, Australi dhe Afrikë. Megjithatë nuk duhen përjashtuar as mundësitë të cilat mund t’i përfitoni brenda vendit në fusha të tilla si:

  • Mineralet
  • Konsulencat për inxhinierinë minerare
  • Industritë e vajit dhe gazit
  • Guroret etj.
Punëdhënësit tipikë në këtë fushë përfshijnë:

  • Kompanitë minerare- e kërkojnë inxhinierin e minierave për të vlerësuar vlerën dhe produktivitetin e vendeve potenciale, si dhe për të zhvilluar e menaxhuar punën në tërësi.
  • Kompanitë e kosulencës - punësojnë inxhinierë të minierave për të vlerësuar mundësinë e avancimit të ndërmarrjeve të reja minerare dhe për të këshilluar mbi projekte që lidhen drejtpërdrejt me nxjerrjes e mineraleve. 
  • Kompanitë e konsulecave mjedisore-  punësojnë inxhinierë të minierave për të ofruar informacion mbi zhvillimet sipërfaqësore dhe nëntokësore tek kompanitë e tjera, në mënyrë që këto të fundit të ndikojnë sa më pak në mjedis.
  • Kompanitë që merren me industrinë nxjerrëse- kërkojnë inxhinier të minierave për të vlerësuar dhe planifikuar operacionet e nxjerrjes së guroreve, mineraleve etj. 
  • Kompanitë e mëdha prodhuese dhe ndërtimore- punësojnë inxhinierë të minierave për të menaxhuar operacionet e ndryshme. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Inxhinier i Minierave në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Inxhinier i Minierave
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier i Minierave është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier i Minierave është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD