Inxhinier Hidrolog
Elbasani
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Inxhinier Hidrolog

Aktualiteti

Paga Minimale: 51.958 Lekë
Kërkesa e tregut: E Mesme
Prurjet vjetore: Të Ulta

Mundësitë e punësimit

70%

Karriera si inxhinier hidrolog ka për të qenë e suksesshme për të gjithë ata që vlerësojnë dhe shijojnë zgjidhjen e problemeve që lidhen me ngrohjen globale, infrastrukturën e furnizimit me ujë, rritjen e cilësisë së ujit dhe standardeve të jetesës. 

Inxhinier hidrolog është një titull i përgjithshëm i cili iu jepet inxhinierëve që specializohen në projekte me bazë ujin. 

Vendet e punës për ju si profesionistë janë në fusha të ndryshme, por zakonisht do duhet të merreni me ndërtimin e sistemeve të cilat realizojnë furnizimin me ujë të pastër, ndërtimin e rrjetit të ndarjes së  ujërave të zeza nga ato të bardha dhe ndërtimin e një harte të posaçme për vendosjen e kanalizimeve në mënyrë që të parandalohen përmbytjet ose dëmtimet e tjera të ambientit. 

Menaxhimi i pasurive ujore është detyra kryesore e një inxhinieri hidrolog, ku kjo përfshin riparimin, mirëmbajtjen dhe ndërtimin e strukturave që mund të kontrollojnë burimet ujore, p.sh. muret e mbrojtjes së detit, rezervuarët etj. 

  • Teknik/inxhinieri civile (hidrologji) 
  • Hidrolog 
  • Inxhinier hidrolog
  • Studiues hidrogjeolog për studime e projektime hidrogjeologjike 
  • Hidrobiolog 
  • Inxhinier/projektues në hapjen e punimeve minerale, infrastrukturë rrugor, hidrocentrale, naftë-gazsjellës apo punime të tjera civile
  • Inxhinier/konsulent në hapjen e punimeve minerale, infrastrukturë rrugor, hidrocentrale, naftë-gazsjellës apo punime të tjera civile
  • Inxhinier/vlerësues në hapjen e punimeve minerale, infrastrukturë rrugor, hidrocentrale, naftë-gazsjellës apo punime të tjera civile
  • Inxhinier/kolaudues në hapjen e punimeve minerale, infrastrukturë rrugor, hidrocentrale, naftë-gazsjellës apo punime të tjera civile
  • Inxhinier /supervisor në hapjen e punimeve minerale, infrastrukturë rrugor, hidrocentrale, naftë-gazsjellës apo punime të tjera civile
  • Inxhinier Miniere/Markshajder

Si profesionist ju do duhet të tregoni:
  • njohuri shumë të mira inxhinierike;
  • përvojë në menaxhimin e projekteve;
  • komunikim shumë të mirë si me gojë ashtu edhe me shkrim, si dhe aftësi për të negociuar;
  • se dini të punoni shumë mirë në grup dhe keni aftësi shumë të mira menaxhuese;
  • aftësi për t’i dhënë zgjidhje edhe problemeve më komplekse që mund të hasen;
  • njohuri shumë të mira në shkenca kompjuterike;
  • vetë-motivim dhe qasje proaktive për të punuar;
  • një shpirt sipërmarrës;
  • aftësi shumë të mira menaxheriale si të një ekipi ashtu edhe të buxhetit;
  • qasje fleksible për të punuar dhe gatishmëri për të marrë përsipër sfida të reja. 

Si inxhinier hidrolog, ju do të duhet të:

  • Skiconi skema të posaçme për përmirësimin e kanalizimeve dhe njëkohësisht të realizoni programe mbrojtëse ndaj përmbytjeve dhe strukturave që janë të lidhura me to si: tubacione, punime tokësore etj.;
  • Bashkëpunoni me organe dhe individë të ndryshëm, duke përfshirë autoritetet lokale, agjencitë qeveritare, klientët, kontraktorët, banorët, furnizuesit, ekspertët teknikë dhe konsulentët e tjerë;
  • Punoni në bashkëpunim me profesionistë të tjerë;
  • Jeni të përditësuar gjithmonë me të dhënat e fundit rreth çështjeve mjedisore dhe njëkohësisht duhet të jeni të vetëdijshëm për politikat dhe zhvillimet në këtë fushë;
  • Paraqisni të dhëna teknike ose rezultate të projekteve para teknikëve, kolegëve, grupeve të interesit etj.; 
  • Monitoroni ecurinë e projekteve nga nisja deri në përfundim, nga faza e krijimit të skicave e deri në ndërtimin dhe dorëzimin përfundimtar;
  • Kontrolloni buxhetet në nivel projekti;
  • Administroni kontratat dhe të siguroheni që puna të përfundojë në afatin e caktuar; 
  •  Mbikëqyrni veprimtarinë dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve;
  • Përdorni simulimet kompjuterike për të analizuar situata të ndryshme, p.sh.: dështimin e një dige; 
  • Hartoni strategjitë e mbrojtjes nga përmbytjet, ndoshta duke përfshirë modelimin e lumenjve për të shmangur përmbytjet, kjo realizohet pas studimeve ekonomike dhe konsultimeve me grupet e interesit;
  • Monitoroni nivelet e përmbytjeve në momentin që ekziston rreziku për jetët e individëve;
  • Menaxhoni stafin, duke përfshitë inxhinierë të tjerë, teknikë dhe punëtorë në terren;
  • Mirëmbani dhe zgjeroni kontaktet me klientët, duke zhvilluar marrëdhënie profesionale që çojnë në sigurimin e biznesit në mënyrë të përsëritur. 

Megjithëse kjo fushë është e hapur për të gjithë të diplomuarit në programet përkatëse të inxhinierisë dhe shkencave, një diplomë në inxhinieri ndërtimi mund të përmirësojë ndjeshëm shanset tuaja për të fituar një vend pune të mirë.

Programe të tjerë të cilët vlerësohen janë:
  • Biokimia
  • Inxhinieria kimike
  • Inxhinieria mjedisore
  • Shkencat natyrore (kryesisht fizike)
  • Gjeografia (fizike)
  • Gjeologjia
  • Gjeofizika 
  • Inxhinieria mekanike.
Shumë prej inxhinierëve hidrolog kanë në sfond një përgatitje shumë të mirë në inxhinieri ndërtimi. Kjo mund të preferohet për disa role, por është e mundur që edhe duke ndjekur një program në shkenca mjedisore/ fizike ose një Master të miratuar në Inxhinieri, ju të mund të fitoni një vend punë në role të rëndësishme.

Kjo rrugë mund të jetë tërheqëse për punëdhënësit, të cilët kanë fokus të veçantë në menaxhimin dhe mbrojtjen mjedisore. 

  • Puna juaj do të jetë e fokusuar në disa role të cilat ndahen mes zyrës dhe terrenit, ku në këtë të fundit mund të punoni në ambiente të ndotura, të ftohta etj. (zakonisht ofrohen veshje mbrojtëse).
  • Vetëpunësimi dhe puna e pavarur është e mundur. Ju si profesionist mund të ofroni konsulenca konsulenca për inxhinierët e tjerë hidrolog, por kjo pasi të keni fituar përvojën e duhur.
  • Udhëtimi brenda ditës së punës është diçka e zakonshme. 

Orari i punës nuk është i njëjtë për të gjithë rolet që mund të marrë një inxhinier hidrolog, sidomos kur këta të fundit merren me projekte. Puna në terren, në veçanti, mund të përfshijë orë të gjata dhe udhëtime të shpeshta. Stafi që ka përgjegjësi operacionale ose merret me detyrat e monitorimit, në raste emergjente, duhet të jenë të pranishëm dhe të mbajnë përgjegjësi për ngjarjet.

Inxhinieri hidrolog është specialisti që merret me zgjidhjen e problemeve që mund të vijnë nga uji dhe si i tillë edhe  pagesën e ka relativisht të lartë.

Paga mujore e një profesionisti hidrolog varion nga 51.958 lekë në muaj për ata që janë në hapat e parë të karrierës, deri në 73.800 lekë në muaj për ekspertët e fushës.

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si një udhëzues. 

Për të pasur një karrierë të suksesshme do duhet fillimisht që të diplomoheni në këtë program studimi në të gjithë ciklet e tij, Bachelor, Master, Doktoraturë.

Ka disa kompani të mëdha të cilat ofrojnë skema të strukturuara trajnimi, me të cilat mundeni të fitoni lehtë eksperiencën e nevojshme nën mbikëqyrjen e inxhinierëve të lartë. Përvoja mund të arrihet edhe nëse punoni në kompani të vogla, mjafton që punëdhënësit tuaj të hartojnë një plan zhvillimi për ju brenda institucionit. 

Trajnimi ka të ngjarë të përfshijë kurse specifike për trajnimin e aftësive tuaja në shkenca kompjuterike, site, menaxhimin e projekteve dhe lëndët e tjera të lidhura me biznesin.

Të gjithë inxhinierët janë të prirur që të ndërmarrin zhvillim të rregullt dhe të vazhdueshëm profesional dhe kjo arrihet nëpërmjet leximit, prezantimeve të punëve, hulumtimeve dhe ndjekjes së përhershme të kurseve dhe trajnimeve. 

Përvoja që mund të keni fituar përmes praktikave ose intershipeve mund të përmirësojë shanset tuaj për punësim dhe kjo sepse nëpërmjet këtyre eksperiencave  tregoni interesin tuaj për inxhinierinë e ujit, çështjet mjedisore ose shëndetin publik. Këto janë çështje shumë të rëndësishme të cilat sot diskutohen nga akademikët dhe specialistët më të mirë të fushës.

Si profesionistë mund të keni nevojë që të merrni më shumë përgjegjësi, gjë që do të thotë se mund të drejtoni një projekt, të kontrolloni buxhetet dhe kostot ose të mbikëqyrni një ekip të diplomuarish të rinj. 

Mundësitë e përparimit në pozita drejtuese janë shumë të mira, veçanërisht nëse jeni të përgatitur dhe të kualifikuar në menaxhimin e biznesit. 

Të ardhura më të larta mund të arrihen vetëm nëpërmjet fitimit të eksperiencës në  ekspertizë teknike, e cila përfshin fusha të specializuara të tilla si hidraulikë, gjeoteknikë, inxhinierë bregdetare ose diga etj. 

Punëdhënësit kryesore të inxhinierëve hidrolog janë ofruesit e shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve në të gjithë vendin. 

Shumë kompani ose fabrika që merren  drejtpërdrejt me paketimin ujit, e kanë të domosdoshëm punësimin  e një profesionisti në këtë fushë.

Megjithatë punëdhënësi më i madh sot në Shqipëri për këtë fushë mbetet  rrjeti shtetëror i Ujësjellës Kanalizimeve. 

Konsulencat gjithashtu janë një mundësi shumë e mirë për të punuar me klientë të ndryshëm.

Firmat më të mëdha të ndërtimit  kanë të inkorporuar edhe departamente të posaçëm për inxhinierinë e ujit, të cilët janë në bashkëpunim të përhershëm me departamentet e tjerë.  

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Inxhinier Hidrolog në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Inxhinier Hidrolog
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier Hidrolog është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier Hidrolog është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD