Inxhinier Elektronik
Gjirokastra Line
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Inxhinier Elektronik

Aktualiteti

Paga Minimale: 61.688 Lekë
Kërkesa e tregut: E lartë
Prurjet vjetore: Të Mesme

Mundësitë e punësimit

70%

Një nga fushat më të njohura është edhe ajo e inxhinierisë elektronike, fushë e cila sa vjen dhe po njeh shtrirje të gjerë. Megjithatë para se të vendosni të vazhdoni këtë profesion duhet të dini elementet e tij që variojnë si më poshtë.

Si fillim inxhinierët elektronikë hartojnë, zhvillojnë dhe testojnë komponentët, sistemet dhe pajisjet që përdorin energjinë elektrike si pjesë të burimit të tyre të energjisë. Këto komponentë përfshijnë gjithashtu edhe kondensatorë, diodë, rezistenca dhe transistorë.

Inxhinierët elektronike kryejnë studime, dizajnojnë ose drejtojnë funksionimin, mirëmbajtjen dhe riparojnë sistemet elektronikë dhe studiojnë e këshillojnë mbi aspektet teknologjike të materialeve, produkteve apo proceseve inxhinierike elektronike. Ata mund të punësohen në organizata private dhe institucione shtetërore.

Të punuarit në këtë profesion përfshin fusha të ndryshme, në të cilat eketronika është nevojë e domosdoshme si:

  • instrumentet mjekësorë
  • telefonat celular
  • nanoteknologjinë
  • radion dhe komunikimin satelitor
  • robotikën.
Ndërsa fushat në të cilat ju mund të specializoni si inxhinier elektronik janë:

  • inxhinieri kontrolluese
  • orkestrim
  • përpunimi i sinjalit
  • inxhinieri e telekomunikacionit.

  • Inxhinier elektronik për gjysmëpërçuesit
  • Inxhinier elektronik për informatikën
  • Inxhinier elektronik për instrumente shkencor
  • Inxhinier elektronik për ndërtimin e ordinatorëve
  • Inxhinier për kontroll dhe përdorim instrumentesh
  • Inxhinier kompjuteri/harduer
  • Inxhinier elektronik
  • Inxhinier për impiante dhe linja telefonie dhe telekomunikacioni
  • Inxhinier për impiante të brendshme, elektrike, telefoni, radiotelefoni, TV, etj
  • Inxhinierë të telekomunikacionit
  • Pedagog në inxhinieri elektronike
  • Drejtues i shërbimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit
  • Analistë të sistemeve
  • Zhvillues të softuerit

Për t’u bërë pjesë e një profesioni të tillë ju duhet të keni:

  • Nivel të lartë të njohurive teknike dhe aftësive të IT.
  • Aftësi praktike për zgjidhjen e problemeve për të përmirësuar dizajnet.
  • Aftësi të mira në komunikimin gojor dhe me shkrim.
  • Aftësi për të përkthyer idetë komplekse në koncepte të qarta.
  • Kreativitet, inovacion dhe vëmendje në detaje.
  • Mendim strategjik.
  • Aftësi organizative dhe menaxheriale.
  • Aftësi udhëheqëse.
  • Aftësi për të punuar në një ekip multidisiplinar.

Detyrat që një profesionist ka, mund të ndryshojnë në varësi të industrisë që zgjedhë të punojë, por në përgjithësi do iu duhet të:

  • Këshillojnë ose dizajnojnë pajisje elektronike, qarqe, gjysmë-përçues dhe sisteme.
  • Specifikojnë prodhimin dhe metodat e instalimit, materialet, standardet e cilësisë, si dhe të drejtojnë prodhimin ose punën e instalimit të produkteve dhe sistemeve elektronike.
  • Përcaktojnë standardet dhe procedurat e kontrollit për të siguruar funksionim eficient dhe të sigurt të sistemeve elektronike, motorëve dhe pajisjeve.
  • Organizojnë dhe drejtojnë mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve dhe pajisjeve elektronike ekzistuese.
  • Dizajnojnë qarqe elektronike dhe komponentë për përdorimin e tyre në fusha të tilla si: hapësira ajrore, akustika, kontrolli i instrumenteve, kontrolli i shtypjes, etj.
  • Studiojnë dhe këshillojnë mbi sistemet e radarëve, telemetrisë dhe kontrollit në distancë, për mikrovalët dhe pajisje të tjera elektronike.
  • Dizajnojnë dhe zhvillojnë algoritme mbi përpunimin e sinjalit dhe i zbatojnë ato në zgjedhjen e duhur harduerë dhe softuerë.
  • Zhvillojnë aparatura dhe procedura për të testuar komponentët elektronikë, qarqet dhe sistemet e tyre.
  • Bëjnë kërkim-zhvillim për sistemet elektroniken:  fushat e arkitekturës së kompjuterëve, arkitekturës së sistemeve të përpunimit të informacionit, projektimit të sistemeve shifrore, etj.
  • Kontrollojnë dhe menaxhojnë punën e personelit që kanë nën varësi.
  • Sigurojnë që specifikimet dhe dimensionet e përdorura në prodhim janë të sakta.
  • Kryejnë teste performance.
  • Regjistrojnë çdo defekt dhe analizojnë shkaqet e tij.
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.
  • Rritin aftësitë e tyre profesionale përmes kurseve dhe trajnimeve te ndryshme .

Zakonisht përfshirja në këtë profesion vjen nga ata që e njohin shumë mirë si fushë, rrjedhimisht inxhinierët elektronik. Mirëpo ka edhe programe studimi të tjera që mund të përfshihen dhe të bëhen pjesë, siç janë:

  • inxhinieri komunikimi
  • kompjuter / softuer / inxhinieri kompjuterike
  • matematikë
  • inxhinieri mekanike
  • fizika dhe fizika e aplikuar.
Kualifikimi pasuniversitar nuk është i domosdoshëm, por është i dobishëm nëse dëshironi t’i ngjisni më shpejt shkallët e karrierës. Nëse e dëshironi si profesion, mirëpo nuk e keni ndjekur si program studimi, atëherë filloni të kërkoni për kurse pasuniversitare që kanë në qendër inxhinierinë elektronike. Kujdes janë të pakta vendet ku ju mund të punësoheni nëse nuk jeni të pajisur me një diplomë. Madje edhe ata që e përfundojnë programin e studimit inxhinieri elektronike, duhet që të specializohet, pra të marrin një diplomë master të akredituar nga programet përkatëse, kjo për ta ndihmuar që të arrijë statusin e inxhinierit të licencuar.

Para se të vendosni të filloni këtë profesion duhet të dini se puna zakonisht zhvillohet në mjedise të mbyllura, që mund të jenë laboratorë ose zyra, edhe pse nuk mungojnë rastet kur projekte të veçanta kërkojnë prezencën tuaj në seminare, fabrika ose jashtë vendit, por këto janë raste specifike.

Mundësitë në këtë profesion janë zakonisht të disponueshme në zona ku prodhimi dhe puna kërkimore është e zhvilluar.

Ka mundësi në rritje për të punuar jashtë vendit. Inxhinierët e diplomuar mund të aplikojnë për statusin e inxhinierit evropian (EUR ING) me qëllim që të fitojnë njohje profesionale në vendet e tjera evropiane.

Të jesh një profesionist i tillë duhet të përgatitesh për volum pune. Orët e punës zakonisht janë të përcaktuara, pra 40 orë në javë, gjë që është tipike, mirëpo nëse specializimi juaj është në dizajn elektronik,duhet të nënkuptosh se orët shtesë dhe fundjavat e zëna shpeshherë janë të domosdoshme, pasi duhet të përgatitet gjithçka për të qenë gati në kohë. Zakonisht personeli që rekrutohet në këtë fushë është i parapërgatitur dhe i trajnuar për të përballuar ngarkesat e punës.

Mirëpo nëse jeni individ që parapëlqeni vetminë dhe ju ka lodhur puna nëpër kompani, atëherë keni edhe mundësinë tjetër për të punuar i pavarur. Kujdes, para se të merrni këtë vendim duhet të keni një sërë suksesesh dhe të jeni njohur për aftësitë tuaja në një rreth të gjerë.
Nuk përjashtohen nga ky profesion edhe punët me kontrata afatshkurtra. Ka shumë kompani që mund të duan një profesionist për një periudhë të caktuar kohore, zakonisht janë kompani të vogla.

Profesionistët e kësaj fushë janë shumë të kërkuar, sidomos pas futjes së teknologjisë në pothuajse të gjitha hallkat e jetës, kështu që edhe pagesa është relativisht e lartë.
Nëse një inxhinier elektronik punon në një kompani të caktuar, pagesa e tij mujore varion nga 61.688 lekë në muaj për ata që janë fillestarë dhe nuk e njohin mirë profesionin, në 88.800 lekë në muaj për ata që kanë eksperiencë, por ka raste kur shkon dhe më shumë kur janë ekspertë të fushës.
Pagat ndryshojnë nga kompania në kompani, ka disa sektorë që paguajnë më shumë, kjo për shkak të mungesës së profesionistëve në disa specialitete.

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si një udhëzues.

Nuk do të jenë të pakta rastet kur do t’ju ofrohen trajnime dhe kurse të shkurta nga punëdhënësi juaj për nevojat e veçanta që mund të lindin për specializim në pozicionin që mbani. Është e rëndësishme që të shikoni çfarë mundësish ju ofron punëdhënësi juaj, mirëpo duhet edhe t’i krijoni vetë ato, gjithmonë për të njohur përmirësim të njohurive dhe të specializoheni më tepër në fushën tuaj.

Është i pritshëm fakti që ju të kryeni trajnime që ndihmojnë zhvillimit profesional gjatë gjithë karrierës suaj, pra pjesëmarrja juaj në kurse trajnimi, intershipe, studime akademike, punë vullnetare, pjesëmarrje në evenimente që kanë në qendër inxhinierinë elektronike, kërkimet shkencore, ka për të qenë padyshim e domosdoshme, gjithmonë nëse pretendoni të shkoni lartë.

Nëse nuk keni eksperiencë para se të hyni në profesion, mos u shqetësoni, pasi jo në të gjitha rastet është i domosdoshëm kualifikimi, mirëpo kryerja e një projekti ose praktike në këtë industri, mund të jetë e dobishme. 
Si në të gjithë profesionet edhe në këtë rast, rol të veçantë luajnë edhe kontaktet e krijuara nga projektet ose praktikat e mëparshme. Raportet e mira me ta mund të tregojnë shumë për ju, kështu që kujdesuni të zgjeroni rrethin tuaj të kontakteve në mënyrë që të njiheni në tregun e punës. Këta individë mund t’ju ndihmojnë ndoshta dhe për të bërë kontakte me punëdhënësit tuaj të ardhshëm. 

Shumica e profesionistëve që zgjedhin të bëjnë karrierë në inxhinieri elektronike janë të predispozuar të ngjiten në pozita të larta të menaxhimit të personelit, projekteve ose buxheteve të mëdha në një kompani.  Për të përparuar në këtë profesion është gjithnjë e më e rëndësishme të arrihet statusi profesional i inxhinierit të inkorporuar në punë dhe të diplomuar.
Nëse provoni që të bëheni pjesë e shoqatave të ndryshme të profesionistëve mund të siguroni njohje të shumta formale profesionale,të cilat mund t’ju sigurojnë vende punë edhe jashtë Shqipërisë.
Megjithatë nëse ndiheni të kënaqur në vendin tuaj, kjo është gjë e mirë, pasi edhe në Shqipëri ka mundësi shumë të mira për rritje në karrierë.

Si inxhinier profesionist i kualifikuar, mund të bëheni Menaxher i Përgjithshëm ose të kaloni në role të tjera brenda industrisë, si:

  • marketingu
  • rekrutimi
  • shitjet
  • trajnimet etj.
Mundësitë janë këtu, mjafton të shtrijmë dorën dhe t’i kapim ato.

Industritë ku ju mund të punësoheni janë të shumta, ndër to përfshihen:

  • Industria elektrike dhe elektronike: robotika, teknologjia dixhitale automotive, telekomunikacioni, konsulenca elektronike dhe prodhuesit e pajisjeve elektronike.
  • Industri të tjera inxhinierike të tilla si: hapësira ajrore, energjia, kimike dhe detare.
  • Kompanitë e shërbimeve.
  • Institutet kërkimore, akademike dhe komerciale.
  • Sektori publik, duke përfshirë Shërbimin Civil, autoritetet lokale, spitalet dhe institucionet arsimore.

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Inxhinier Elektronik në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Inxhinier Elektronik
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier Elektronik është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier Elektronik është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD