Inxhinier Elektrik
Vlora
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Inxhinier Elektrik

Aktualiteti

Paga Minimale: 55.000 Lekë
Kërkesa e tregut: E lartë
Prurjet vjetore: Të Mesme

Mundësitë e punësimit

70%

Nëse ju jeni nga ata individë që janë të interesuar për përdorimin e energjisë dhe teknologjisë së përfshirë në të, atëherë mund të themi se inxhinieria elektrike mund të jetë bërë për ju. 

Si inxhinier elektrik juve ju duhet që të përfshiheni drejtpërdrejtë në prodhimin e energjisë nëpërmjet resurseve natyrore, siç mund të jenë nafta ose gazi, ose nëpërmjet energjive të ripërtëritshme që vijnë nga biokarbonatet, uji, era dhe energjia diellore. Fokusi juaj gjatë këtij profesioni do të jetë gjetja e zgjidhjes më efiçiente, ekologjike dhe inovative për furnizimin me energji. 

Nëse zgjidhni një profesion të tillë ju mund të punoni në role të ndryshme, duke përfshirë:

  • projektimin dhe testimin e makinerive.
  • zhvillimin e mënyrave për të përmirësuar sistemet aktuale.
  • konvertimin, transmetimin dhe furnizimin me energji të dobishme (pra energji të ardhur nga burimet e ripërtëritshme).
  • hulumtimin dhe zhvillimin e mënyrave për të gjeneruar energji të re, reduktimin e emetimeve nga lëndët djegëse fosile dhe minimizimin e dëmeve mjedisore.

  • Inxhinier elektrik
  • Inxhinier elektrik në transportin dhe shpërndarjen e energjisë
  • Inxhinier elektrik për linjat elektrike
  • Inxhinier elektrik për pajisje elektromekanike
  • Inxhinier elektrik për pajisje elektromekanike të fuqive të ulëta
  • Inxhinier elektrik për prodhimin e energjisë
  • Inxhinier elektrik për prodhimin e energjisë elektrike
  • Inxhinier elektrik për prodhimin hidro-elektrik
  • Inxhinier elektrik për prodhimin termo-elektrik
  • Inxhinier elektrik për tensionin e lartë
  • Inxhinier për ndriçim

Ty do të të duhet që të tregosh:

  • Interes në shkencat e teknologjisë dhe ambientit
  • Kuptueshmëri të përgjithshme të fushës së energjisë
  • Aftësi të mira të komunikimit, në të shkruar e në të folur
  • Aftësi shkencore dhe matematikore
  • Aftësi organizative dhe negociuese
  • Aftësi në shkencat kompjuterike, përfshirë këtu njohuritë në programe të tilla si 3D dhe AutoCAD
  • Njohuri të tregut dhe kuptueshmëri të lartë në biznes
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin  e projekteve
  • Iniciativë dhe aftësi për të njohur problemet në zhvillim 

Si inxhinier elektrik juve do të ju duhet që :

  • Të dizenjoni, zhvilloni dhe ndërtoni mjete të reja për zhvillimin e teknologjisë së energjisë së ripërtëritshme.
  • Të kombinoni prodhimin e energjisë së ripërtëritshme me sistemet e energjisë aktuale.
  • Të rregulloni dhe negocioni për tarifat me ofruesit e karburantit.
  • Të kryeni inspektime në terren dhe anketime të energjisë.
  • Të dizenjoni dhe zgjidhni pajisjet e duhura.
  • Të përdorni modelet matematikore dhe kompjuterike për të përmbushur llogaritjet e dizajnit të ri që keni propozuar.
  • Të kryeni eksperimente laboratorike që përshtaten me proceset industriale.
  • Të përgatisni oraret e detajuara të punës dhe studimit .
  • Të kontrolloni kushtet e tokës për instalimin e teknologjive të ripërtëritshme, të tilla si turbinat me erë.
  • Të negocioni marrëveshjet e shërbimit dhe të menaxhoni kostot e të ardhurat prej tyre.
  • Të lidheni dhe negocioni me kontraktorë të specializuar, gjeologë dhe organizata të tjera .
  • Të vazhdoni të jeni në përputhje me legjislacionin dhe standardet mjedisore .
  • Të zhvilloni ekspertiza teknike për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kontrollin e energjisë dhe mjedisit.

Për t’u bërë inxhinier elektrik juve ju duhet që të keni një diplomë në inxhinieri elektrike ose në një nga lëndët shkencore që ndikojnë në të.

Lëndët përfshijë: 
  • Shkencat e tokës
  • Elektrikë, mekanikë ose inxhinieri kimike
  • Inxhinieri mjedisi
  • Shkencat e mjedisit dhe menaxhim
  • Inxhinieri nafte dhe minerale
  • Energji e ripërtëritshme dhe e jo- ripërtëritshme.

 Zgjidhjet e reja që kanë dalë për energjinë e ripërtëritshme janë më të qëndrueshme dhe rrjedhimisht janë duke u përhapur edhe më shumë, kjo ka çuar në rritjen e numrit të të kualifikuarve në energji dhe mjedis, veçanërisht në fusha të tilla si inxhinieria energjetike, energjia e qëndrueshme dhe shkencat klimatike.

Një diplomë e dytë, përpos bachelorit nuk është e domosdoshme, por mund t’ju hyjë në punë, sidomos në rastet kur ju nuk keni përfunduar studimet në inxhinieri elektrike.

Në një profesion të tillë ju mund të punoni në zyra, laboratorë ose në terren. Vizitat dhe puna në terren janë të domosdoshme në këtë profesion, pasi ju duhet që të inspektoni punën që është duke u realizuar nga profesionistët e tjerë.  Ka edhe disa projekte, ku inxhinierit elektrik i duhet që të punojë në një ambient tërësisht të izoluar, duke qenë i vetmi person që punon.
Femrat vazhdojnë që të jenë më pak të përfaqësuara në këtë profesion, megjithatë nga viti në vit shihet një tendencë në rritje e tyre në këtë fushë.
Kodi i veshjes ka tendencë që të anojë më shumë nga ana konservative (pritet që inxhinierët e energjisë të jenë të veshur mirë edhe kur vizitojnë departamentet ose terrenin dhe grupet e punës).

Udhëtimi mund të jetë  pjesë punës suaj, veçanërisht nëse punëdhënësi juaj ka projekte të ndryshme, por mungesa në shtëpi gjatë natës është e pazakontë.

Nëse punoni në role të tilla që kanë të bëjnë me projektimin, kërkimin ose zhvillimin, zakonisht do ju duhet të punoni nga ora 09:00 deri në orën 17:00, nga e hëna në të premte. Nëse punoni në impiantet e centraleve ose në operacionet e shpimit, do jetë e nevojshme që të punoni të shtata ditët e javës.

Puna me kohë të pjesshme ose pushimet gjatë karrierës janë të mundura vetëm në disa kompani specifike.

Vetë-punësimi dhe puna e pavarur është gjithmonë një mundësi shumë e mirë, kështu që mos e neglizhoni.

Inxhinieri elektrik është një nga profesionet më të vlerësuar dhe kjo me të drejtë. Ky është një nga sektorët më fitimprurës, ndaj edhe paga e tij është relativisht e lartë.

Pagesa e një inxhinieri elektrik varion nga 55.000 lekë në muaj  për të gjithë ata që nuk janë profesionist e po njohin hapat e parë të karrierës, e deri në 73.800 lekë në muaj për ata që janë ekspertë të fushës.

Paga  fitohet mund të ndryshojë në varësi të vendndodhjes, madhësisë dhe natyrës së kompanisë punëdhënëse.

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si një udhëzues.

Për të pasur një karrierë më të thjeshtë në këtë profesion do ju duhet minimalisht të jeni të diplomuar në fushën e energjisë.

Disa punëdhënës do të ofrojnë mundësi për të studiuar edhe në master shkencor me kohë të pjesshme, gjë që jo vetëm ju ndihmon juve, po edhe vetë kompaninë, pasi specializoheni në një fushë që atyre ju duhet, pra mbajnë pranë vetes një specialist me grada shkencore.

Zhvillimi i vazhdueshëm profesional është element i rëndësishëm edhe në inxhinierinë elektrike, pasi kështu mund të sigurohen njohuritë rreth zhvillimeve të fundit në energjetikë dhe teknologji.

Shumë prej punëdhënësve kanë për të pritur prej jush që të keni eksperiencë në këtë fushë, kështu që çdo njohuri dhe aftësi e përftuar nga kurset ose trajnimet të mëparshme mund të jetë e rëndësishme për ju.

Disa kompani të naftës dhe mineraleve ofrojnë praktika verore, ndaj provoni të përfitoni prej tyre.

Është gjithashtu e dobishme të bëheni anëtar i organizatave ose instituteve të ndryshme, për të njohur më nga afër anën humane tuajën dhe të atyre që të rrethojnë. Mos harroni, gjithkush duhet të flasë mirë për ju.

Përveç rritjes së njohurive në sektorin tuaj, duhet gjithashtu të tregoni përkushtim ndaj punëdhënësve potencial, pasi do t’iu ofrojnë mundësi për të krijuar rrjete dhe të për bërë kontakte të dobishme

Në bazë të kërkesës dhe tregut të punës në këtë fushë, mundësitë e zhvillimit të karrierës janë shumë të larta dhe relativisht shumë të mira, pasi ke mundësinë që edhe kur ndodhesh në fillimet e tua, të mund të punosh me ekspertë të inxhinierisë elektrike. Gjithçka është në duart tuaja përsa i përket zhvillimit profesional, por mos harroni që nga kompania në kompani elementet ndryshojnë. Nëse kompania që zgjidhni të punoni është e vogël, atëherë rrezja juaj e lëvizjes jashtë ambientit të punës është e vogël, nëse punëdhënësi juaj ka kompani të madhe, atëherë do ju duhet që të zhvendoseni vazhdimisht nga vendi i punës. 

Arritja e statusit të privilegjuar mund të ndihmojë me zhvillimin profesional dhe mund të sjellë paga më të larta, por për këtë duhet të punoni fort dhe duhet të jeni gjithmonë në koherencë me zhvillimet e fundit në këtë industri.

Kërkesa për inxhinierët elektrikë është relativisht e lartë, pasi punëdhënësit në të gjithë sektorët kryesorë e njohin nevojën për të zhvilluar poste të specializuara të energjisë për shkak të rritjes së legjislacionit, rritjes së çmimeve të energjisë,  si dhe ndërgjegjësimit më të madh të publikut.

Ka shumë kompani që punësojnë inxhinier elektrik, duke përfshirë:

  • kompanitë industriale
  • industritë e përpunimit të naftës dhe gazit
  • kompanitë prodhuese
  • departamentet e ndryshme në institucionet shtetërore.

Ju gjithashtu mund të bazoheni në një departament kërkimi ku mund të hulumtoni, zhvilloni dhe provoni burime alternative të energjisë, të tilla si energjia e erës, diellore, baticës dhe gjeotermale.

Disa zona të tjera potenciale ku ju mund të gjeni punë janë:

  • industria automobilave
  • industria e prodhimit, projektimit, testimit dhe instalimit të pajisjeve të energjisë për gjeneratorët, turbinat dhe motorët
  • inxhinieria kimike, që përfshin projektimin e dhomave të djegies, rafinimin e naftës dhe thëngjillit, si dhe prodhimin e biodieselit
  • agjencitë e energjisë, organizatat e mëdha të bamirësisë, partneritetet energjetike, ku mund të shërbeni si këshillues mbi ruajtjen e energjisë dhe menaxhimin efikas të impianteve dhe ndërtesave.

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Inxhinier Elektrik në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Inxhinier Elektrik
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier Elektrik është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Inxhinier Elektrik është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD