Interior Dizajn
Tirana
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Interior Dizajn

Aktualiteti

Paga Minimale: 43.409 Lekë
Kërkesa e tregut: E Mesme
Prurjet vjetore: Të Mesme

Mundësitë e punësimit

50%

Të ndërtosh një karrierë në interior dizajn do të thotë që të kombinosh njohuritë arkitekturore, menaxhuese dhe kreative në një mendim të vetëm.

Interior dizajnerat janë të përfshirë në projektimin dhe rinovimin e hapësirave të brendshme, duke përfshirë edhe ndryshimet strukturore, orenditë, instalimet, pajisjet, ndriçimin dhe ngjyrat e ambientit. 

Këta profesionistë mund të punojnë në një sërë ambientesh të cilat mund të jenë shtëpi, bare, restorante, ambiente çlodhëse etj. Puna e një interior dizajni është të kombinojë përdorimin funksional dhe efikas të hapësirës në mënyrë që ajo të jetë sa më e rehatshme dhe estetike. 

Disa dizajner, veçanërisht në tregun e brendshëm, janë të shqetësuar më shumë për pamjen që do të marrë hapësira sesa për strukturën e brendshme të saj. 

  • Dekorator të ambienteve të brendshme
  •  Dizenjues ndriçimi të ambienteve të brendshme
  •  Dizenjues të ambienteve të brendshme
  •  Dizenjues/përgatitës i perdeve të dritareve

Për të qenë një profesionist i mirë duhet të ketë:

  • Nivel të lartë të njohurive teknike, duke përfshirë CAD dhe aftësitë e modelimit;
  • Aftësi shumë të mira vizatimi, duke përfshirë vizatimin e perspektivës dhe atë hapësinor;
  • Kreativitet dhe imagjinatë;
  • Aftësi të forta komunikimi si në të shkruar ashtu edhe në të folur, në mënyrë që të shkruajnë informacione, për të promovuar dhe për të shpjeguar idetë dhe për të ndërtuar marrëdhënie me klientët;
  • Aftësi në menaxhimin e projekteve, ku këtu përfshihet edhe aftësia për të punuar nën presionin e afateve kohore;
  • Vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësi organizative dhe krijuese për zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi shumë të mira negociuese dhe menaxhimi;
  • Aftësi për të punuar në një ekip me profesionistë të tjerë;
  • Qëndrim fleksibël ndaj orëve të punës;
  • Aftësi në biznes, financë dhe marketing. 

Interior dizajnerat duhet të:

  • Konsultohen me klientët për të përcaktuar nevojat, preferencat, kërkesat dhe qëllimin e përdorimit të hapësirës;
  • Kryejnë studim të drejtpërdrejtë në terren për përcaktimin e objektivave dhe kufizimet e projektimit;
  • Hartojnë plane të detajuara, modele rregullimi dhe ilustrime për të komunikuar konceptet e projektimit për muret, ndriçimin dhe të tjera duke e realizuar dizajnin me programe kompjuterike;
  • Hartojnë plane dhe këshillojnë në zgjedhjen e ngjyrave, materialeve, shtrimin e dyshemeve, lyerjen e mureve, trajtimin e dritareve, ndriçimin e brendshëm dhe të jashtëm, vendosjen e mobilieve dhe sendeve të tjera, duke marrë parasysh këtu edhe standardet ergonomike dhe të shëndetit;
  • Formulojnë koncepte për projektim të brendshëm të ndërtesave;
  • Vlerësojnë shpenzimet dhe materialet e nevojshme duke negociuar me klientin;
  • Negociojnë zgjidhjet e projektimit me klientët, furnizuesit dhe personelin e ndërtimit;
  • Kryejnë dokumentimin e detajuar të dizajnit të zgjedhur për ndërtim;
  • Kryejnë bashkërendimin, ndërtimin dhe dekorimin e brendshëm;
  • Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës në zyrë;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Zakonisht do t’ju duhet një diplomë në interor dizajn për të marrë statusin e profesionistit, megjithatë për të qenë konkurrues për tregun e punës preferohet që të keni njohuri në fushat e mëposhtëme:

  • Dizajn 3D
  • Arkitekturë e ambienteve të brendshme
  • Dizajn i brendshëm.
Megjithatë për të pasur njohuri të plota do duhet që të kualifikoheni edhe në lëndët vijuese të cilat janë të dobishme, si:

  • Arkitekturë 
  • Arte te bukura
  • Dizajn mobiliesh
  • Dizajn grafik
  • Dizajni i produktit
  • Dizajn tekstili.
Mund të përfshiheni në punë edhe pa pasur një diplomë, por do ju duhet paraprakisht eksperiencë dhe dhunti krijuese. 

Kualifikimet pasuniversitare para përfshirjes në punë nuk janë të nevojshme, por kurset e specializuara mund t’ju lejojnë që të lëvizni nga interior dizajner në një fushë tjetër të artit dhe dizajnit. Marrja e njohurive për një kurs CAT ose Photoshop mund të jenë shumë të dobishme në të ardhmen. 

  • Shumë prej interior dizajnerave e kanë punën të përqendruar brenda një zyre, ndërsa ata që janë të vetëpunësuar, kanë mundësinë e zgjedhjes së ambientit ku do të punojnë, i cili mund të jetë në shtëpi, studio etj. 
  • Mundësitë më të mëdha të punësimit janë të përqendruara në qytetet e mëdha të vendit, ato kryesore, por kurrsesi nuk mund të përjashtojmë edhe qytetet e vogla. 
  • Puna kërkon veshje të përshtatshme dhe serioze, bazuar kjo edhe në takimet që duhet të organizohen shpeshherë si me klientë, ashtu edhe me profesionistë, kolegë apo individë të tjerë.
  • Mund të ndodhë që të kthehet në stresuese në momentin që ngarkesa është e madhe dhe projektet janë drejt afatit të përfundimit.  
  • Keni mundësinë që të vizitoni ekspozita dhe panaire tregtare për të njohur tendencat e fundit të dizajnit. 

Orët e punës zakonisht janë të parregullta, kjo për shkak të kërkesave të klientëve dhe afateve të paracaktuara të përfundimit të punës.

Mirëpo roli i interior dizajnit është shpesh pjesë integrale e një grupi të madh profesionistësh që merren me ndërtimin, ndaj edhe kërkohet fleksibilitet ne orarin e punës.

Pagat  janë në varësi të vendndodhjes, reputacionit dhe kontakteve tuaja. Është e mundur që të fitoni të ardhura të larta, në rast se jeni të përfshirë në projekte të rëndësishme, mirëpo në një mesatare pagat e këtij profesionisti variojnë nga 43.409 lekë në muaj deri në 62.600 lekë në muaj për profesionistët e fushës. 

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si udhëzues. 

Janë disa trajnime që ofrohen për lëndë të tilla si: negocimi, marketingu, krijimi i faqeve, paketa CAD, Photoshop, Flash dhe Ilustrator, të cilat janë shumë të rëndësishme që të mësohen nga të gjithë ata që e shohin veten brenda këtij profesioni. . 

Studimi i mëtejshëm ofron mundësinë për të eksperimentuar, diversifikuar ose për të marrë njohuri të specializuara për të përparuar në karrierën tuaj. Masterat janë në dispozicion në fusha të specializuara të dizajnit të brendshëm dhe lëndëve të lidhura me të. 

Përvoja e punës është një element shumë i rëndësishëm, gjë që nxit edhe konkurrencë shumë të lartë, ndaj duhet të jeni gjithmonë aktiv dhe në kërkim të mundësive të reja. Duhet të jeni gjithmonë në kontakt të përhershëm më profesionistë të fushës në mënyrë që të përfitoni nga çdo mundësi. Krijoni sa më shumë kontakte që të jetë e mundur si gjatë studimeve ashtu edhe gjatë trajnimeve, kurseve etj., pasi kanë për t’ju ndihmuar që të nisni karrierën tuaj. 

Kërkesa për interior dizajner të talentuar është duke u rritur vazhdimisht, megjithatë konkurrenca mbetet gjithmonë e ashpër.  Përzgjedhja e tyre shpesh bazohet në portofolin e tyre, i cili tregon qartë aftësitë që mund të kenë në dizajn dhe aftësitë e tyre për t’u përfshirë në një sërë projektesh. 

Zakonisht interior dizajnerat shpenzojnë 5 deri në 10 vitet e para të karrierës së tyre duke u zhvilluar dhe ndërtuar mbi aftësitë dhe njohuritë ekzistuese, si dhe për të fituar përvojë të mëtejshme. 

Përtej kësaj, nuk mund të themi një rrugë të përcaktuar ose të strukturuar karriere, ku shtrirja dhe shpejtësia e përparimit të karrierës varet nga vendosja dhe performanca, aftësia dhe përkushtimi juaj.

Dizajnerët e sapokualifikuar kanë tendencën që të punojnë së bashku me kolegë më me përvojë. Megjithatë si interior dizajner do ju duhet që të mbani përgjegjësi si pjesë e një projekti dhe gjithashtu do duhet që të ndihmoni në vendosjen e mostrave për prezantimin përfundimtar tek klientët, kjo gjë ka për të çuar në rritjen e përgjegjësisë, në varësi edhe të performancës që keni. 

Specializimet dhe kualifikimet e mëtejshme profesionale në nivelin master mund të rrisin mundësitë tuaja të promovimit, ndërsa lëvizja nga një kompani me rëndësi në një tjetër më të vogël, shpeshherë mund të nënkuptojë më shumë përgjegjësi nga ç’mund të keni pasur më parë. 

Siç e kemi përmendur dhe me lartë, mbajtja e një portofoli punësh mund t’ju ndihmojnë në përparimin e karrierës suaj. Kjo mund të ndihmojë edhe në aspektin e promovimit brenda kompanisë suaj, por edhe tërheqjen e klientëve të rinj, në rastin kur jeni i vetëpunësuar. 

Interior dizajnerat zakonisht punojnë për arkitektët ose konsulentët e projektimit, pra janë iniciativa private, ose mund të punësohen në organizata tregtare me departamente të projektimit të banesave. 

Shumë profesionistë punojnë në baza të pavarura ose janë të vetëpunësuar, megjithëse është e pazakontë që të krijoni biznesin tuaj pa pasur përvojën e duhur dhe pa ndërtuar reputacionin tuaj si profesionist. 

Klientët më të mëdhenj të interior dizajnërave përfshijnë:
  • Firmat e ndërtimit
  • Kompanitë që bëjnë pjesë në industrinë hoteleve dhe ambienteve relaksuese
  • Organet e qeverisjes vendore
  • Teatër, televizion dhe kompani filmike. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Interior Dizajn në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Interior Dizajn
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Interior Dizajn është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Interior Dizajn është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD