Infermier i Përgjithshëm
Durresi
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Infermier i Përgjithshëm

Aktualiteti

Paga Minimale: 30.000 Lekë
Kërkesa e tregut: E Ulët
Prurjet vjetore: Të Larta

Mundësitë e punësimit

30%

Karriera si infermier i përgjithshëm i përshtatet të gjithë atyre personave që kanë natyrë praktike dhe e kanë përzemër përkujdesjen si dhe i'u pëlqen të përmirësojnë cilësinë e jetesës së personave që e rrethojnë.  

Infermieri i përgjithshëm kujdeset për pacientët që e kanë kaluar moshën 18-vjeçare dhe që janë duke vuajtur nga probleme të ndryshme shëndetësore, duke filluar që nga gërvishtjet e vogla e kequshqyerja, deri tek sëmundjet kronike të rënda. 

 Ata janë gjithmonë në mbështetje të përmirësimit të shëndetit të pacientëve duke përdorur planet e përkujdesjes shëndetësore, kryerjen e proceduarave dhe vlerësimeve të kujdesit shëndetësor si dhe fokusimi i plotë në fashitjen e nevojave që pacienti ka. 

Infermierët e përgjithshëm zakonisht punojnë në ambjente të mëdha me kolegë të ndryshëm, pasi është shumë i rëndësishëm komunikimi mes tyre duke qenë se janë e vetmja pikë lidhëse mes mjekut dhe pacientit. Këto hapësira ndihmojnë në konsultimin e infermierëve mes tyre, pasi nuk janë të pakta rastet kur këtyre të fundit ju duhet që ta vazhdojnë vetë mjekimin e pacientit kur mjeku nuk është i pranishëm. Infermieri është profesionisti që i duhet që qëndrojë në mes dhe të jetë pikë kontakti mes familjarve të pacientit dhe stafit mjekësor, kjo vlen sidomos në rastet kur sëmundjet janë kronike dhe pacientit i duhet të rikthehet shpeshherë për të marrë trajtimin mjekësor. 

  • Infermier i urgjencës
  • Infermier i sëmundjeve kancerogjene
  • Infermiere ne spitalin rajonal
  • Infermier në kujdesin intensiv
  • Infermiere për sëmundjes seksualisht të transmetueshme
  • Specialist infermier/ i specializuar për një fushë të caktuar.  
  • Infermier nivel i mesëm/obstetrike (do të ndryshohen /hiqet fjala nivel i mesëm)
  • Infermier/niveli mesëm/mjek pune
  • Infermier nivel i mesëm
  • Infermier nivel i mesëm/konsultoreje
  • Infermier nivel i mesëm/ortopedi
  • Infermier nivel i mesëm/pediatri
  • Infermier nivel i mesëm/anestezi
  • Infermier nivel i mesëm/infermieri
  • Infermier nivel i mesëm/materniteti
  • Infermier nivel i mesëm/objekte industriale
  • Infermier nivel i mesëm/psikiatri
  • Infermier nivel i mesëm/shërbim mjekësor
  • Infermier nivel i mesëm/shkollë
  • Infermier nivel i mesëm/spitali
  • Infermier nivel i mesëm/klinike
  • Ndihmës-mjek nivel i mesëm
  • Rritëse foshnjash (dhe fëmijësh deri në 3-4 vjeç) nivel i mesëm
  • Infermierë dhe mami
  • Asistent infermier
  • Asistent infermier në spital
  • Ndihmës infermier në spital
  • Ndihmës infermiere shtëpie

Ty të duhet që të kesh:

  • Aftësi për të komunikuar dhe për të fituar besimin e personave me prejardhje të ndryshme
  • Empati, ndjeshmëri, emocion dhe elasticitet në mënyrë që të ndihmosh drejtpërdrejt pacientët që janë nën trysni ose nën rrethana të vështira
  • Aftësinë për të rënë dakord me shumë pacient në të njëjtën kohë
  • Aftësi shumë të mira të të punuarit në grup
  • Aftësi të mira menaxheriale dhe organizative

Si një infermier i përgjithshëm ty të duhet që:

  • Të fitosh besimin dhe sigurinë e secilit pacient për të cilin kujdesesh
  • Të shkruash planet e përkujdesjes së pacientit
  • Të zbatosh planet e paracaktuara nga mjeku për pacientin si: përgatitja e tyre për operacion, trajtimin e plagëve, monitorimin e pulsit të zemrës, si dhe matjen e presionit të gjakut ose temperaturës
  • Të vëzhgosh dhe regjistrosh gjendjen e pacientëve
  • Të kontrollosh sasinë e injeksioneve dhe medikamenteve që pacientit duhet të marrë
  • Të vendosësh serumin ose të kryesh transfuzionin e gjakut
  • Të asistosh në testet ose vlerësimet që i bëhen nga mjeku përgjegjës
  • Të përgjigjesh shpejt ndaj emergjencave që pacienti mund të ketë
  • Të planifikosh daljet nga spitali për secilin pacient, por edhe të  mbash lidhje me mjekët dhe punonjësit socialë
  • Të informosh dhe sigurosh pacientin dhe të afërmit e tij për gjendjen shëndetësore në të cilën ndodhet 
  • Të përkrahësh pacientët
  • Të edukosh pacientin për shëndetin e tyre, ku kjo mund të përfshijë vizita nëpër klinika, si dhe zhvillimin e seancave të edukimit për tema të tilla si diabeti, humbja e peshës dhe pirja e duhanit
  • Të organizosh stafin dhe të vendosësh prioritete në një ditë të ngarkuar me punë
  • Të udhëheqësh studentë dhe infermierë të rinj
  • Të mbash të dhënat shëndetësore të pacientëve
  • Të marrësh vendime etike të lidhura me konfidencialitetin

Që të punosh si infermiere në Shqipëri, do të të duhet minimumi një diplomë tri- vjeçare dhe marrja e licencës së infermierit. Gjysma e programeve të studimit janë bazuar në praktikë klinike, e cila të jep eksperiencë të mirë në punën me pacientët dhe familjarët e tyre. Ju mund të praktikoheni në një sërë mjedisesh përfshirë spitalet, komunitetin, shtëpitë e pacientëve dhe organizatat e pavarura. Kohën e mbetur pasi keni përfunduar praktikat mund ta shfrytëzoni për të marrë njohuritë akademike, të domosdoshme këto për sigurimin e një të ardhmeje të sigurt në këtë profesion. Siç edhe e përmendëm më lart pas diplomimit ju duhet të merrni licencën për të dalë në punë dhe licensimi nuk është gjë tjetër veç akreditimi juaj për tregun e punës. 

Shumë prej infermierëve janë duke u larguar nga vendi dhe kjo ka çuar në një nevojë të domosdoshme për plotësimin e vendeve të lëna bosh. 

Ambienti dhe kushtet e punës kanë variacion dhe ndryshim të konsiderueshëm mes reparteve në një spital. Nëse të ka caktuar reparti i sëmundjeve infektive, do të të duhet që të kujdesesh për disa pacientë që ndodhen të shtruar në ato momente e njëkohësisht të kujdesesh edhe për dy të tjerë që ndodhen nën kujdes intensiv. Pra, përgjegjësia është e konsiderueshme, ndaj edhe ju duhet që të jeni gjithnjë të kthjellët dhe të organizuar. Do të ishte një situatë krejt tjetër nëse nuk do kishe zgjedhur si alternativë spitalin shtetëror, por kujdesen e pacientëve në shtëpitë e këtyre të fundit me kohë të plotë. Do të keni përgjegjësi vetëm për një person, por organizimi përsëri mbetet primar. 

Pauzat në karrierë ose marrja e mundësive të reja nuk është asnjë problem në këtë profesion, pasi ju lejon gjithçka. Këtu merret parasysh edhe mundësia juaj për të punuar jashtë shtetit.  

Puna e pavarur është gjithmonë një mundësi shumë e mirë, ndaj edhe agjencitë private të infermierëve janë vënë plotësisht në dispozicion, por edhe të punuarit si infermiere private, dhënia e konsulencës për infermierët e rinj, mësimdhënia në një fakultet ose universitete të caktuara, mbeten mundësi që duhen shfrytëzuar kur ju vjen momenti. 

Infermieria mund të jetë një profesion me kërkesë të lartë emocionale dhe fizike, por gjithashtu është edhe një punë me kënaqësi të larë profesionale, pasi arrin të shohësh se me anë të kujdesit të treguar prej teje ke bërë të mundur përmirësimin, rikuperimin dhe reduktimin e dhimbjeve të pacientëve. 

Nëse zgjidhni një profesion të tillë duhet të keni parasysh që do të punoni në turne, ku përfshihet edhe ora e pushimit, përkatësisht është turni i parë 7:00-15:00, turni i dytë 15:00-20:00 dhe turni i tretë 20:00-7:00. Megjithatë, ka gjithnjë hapësirë për zgjatje të orarit të punës.

Ditët e pushimeve janë të vendosura që në fillim në nënshkrimin e kontratës, ku sigurisht kolegët mbulojnë njëri- tjetrin pasi është e pamundur që të gjithë ta bëjnë pushimin në të njëjtën kohë. Këtu nuk përjashtohen as festat e fundvitit.

 Në Shqipëri infermieri i përgjithshëm ka një pagesë që varion nga 30.000 lekë deri në 40.000 lekë në muaj. Pagesa e kësaj kategorie varet gjithashtu edhe nga vitet e eksperiencës në punë.  Një infermier i  ri fillon me një rrogë prej 30.000 lekësh në muaj dhe më pas në bazë të eksperiencës së fituar vazhdon rritja e pagesës. Deri më tani janë ndjekur politika sociale që kjo  kategori të ketë më shumë vëmendje e rrjedhimisht edhe përfitimet monetare t’i ketë më të larta, ku aktualisht maksimumi arrin deri në 40.000 lekë në muaj.  

 Megjithatë shteti i ofron kësaj kategorie një skemë pensioni të posaçme, si dhe përfitime kur këta të fundit janë të sëmurë ose duhet të marrin lejen e lindjes. Infermierët e punësuar jashtë spitaleve shtetërore mund të mos kenë të njëjtat kushte si ato që përmendëm më sipër, por mund të kenë avantazhe të tjera si sigurimi i shëndetit ose përfitimi i sigurimit të jetës.  

  Mund të jetë një nevojë e domosdoshme që të bëheni pjesë e Unionit të Infermierëve në momentin që  ju e merrni një status të tillë, pasi ka për t’ju ndihmuar në zhvillimin tuaj profesional. 
Zhvillimi profesional është ai që ka rëndësinë më të madhe në bërjen e një karriere të suksesshme në një fushë dhe nëse flasim për infermierinë, me rëndësi shumë të madhe janë trajnimet e ndryshme brenda dhe jashtë shtetit që përfshijnë fusha të tilla si:

  • Kardiologjia
  • Kontrolli i infeksioneve
  • Shërimi dhe kujdesi ndaj higjienës dhe sallave
  • Praktikimi i njohjes së sëmundjeve dhe simptomave etj.

Këto trajnime të japin mundësinë e njohjeve të praktikave të fundit që shkenca ofron rreth sëmundjeve apo infeksioneve të reja që bëhen të ditura nga ora në orë. 

 Përvoja e punës para se të aplikosh këtë profesion nuk është e domosdoshme, por eksperienca pune të mëparshme si punonjës kujdesi ose në ndonjë punë që ka të bëjë me ndihmesën ndaj komunitetit, mund të të japë një dorë për të pasur një përgatitje më të lartë. Është ide e mirë që të vizitoni shpeshherë spitalet dhe të flisni drejtpërdrejtë me infermierët rreth rolit të tyre dhe aftësive që duhet të zotërojë ky profesionist. 

Infermieria fillon me një periudhë e cila quhet “preceptorship”, e cila është faza e tranzicionit e dizenjuar për të ndihmuar infermierët e rinj të sapo regjistruar në avancimin e praktikës së tyre.

Kjo fazë është e domosdoshme pasi në vetvete infermieri mbulon kompetencat themelore në kujdesin e pacientit, si dhe duhet njëkohësisht të shfaqë aftësi të thelluara në udhëheqje, menaxhim, mësimdhënie dhe komunikim.

Pasi i kanë plotësuar shumë mirë të gjitha këto, mund të fillojnë të bëjnë progres duke marrë përsipër role të ndryshme.

Pothuajse të gjithë infermierët kanë një rol menaxhues, por disa janë më të orientuar drejt menaxhimit sesa disa të tjerë. Ashtu si ti u  bëre menaxher, mundet që në një moment të dytë të kesh më pak përgjegjësi infermierore. Të avancosh në role të tilla si infermier ose menaxher në konsultore ose drejtues i saj ,varet nga aftësitë e tua menaxheriale dhe nga niveli i njohurive si specialist i fushës. 

Janë shumë degë ku mund të specializohesh si infermier dhe ti mund të zgjedhësh të ndjekësh një trajnim të caktuar për t’u specializuar në fushat e interesit.

 Një  infermier i përgjithshëm mund të gjejë punë në spitale të përgjithshme, praktika në shoqata komunitare ku mund të merret drejtpërdrejt me qendrat shëndetësore ose dhe praktikat e përgjithshme, në vila rezidenciale, bujtina (hostel) ose të përqendrohet tek arsimi dhe të punësohet si specialist shëndeti në shkolla. 
 Gjithashtu si infermier ju keni mundësinë që të punoni më nga afër me pacientët duke u kujdesur për ta në shtëpitë e tyre.  
Sapo të fitosh eksperiencë ti mund të punosh edhe si trajnues infermierësh ose shpërndarës i edukimit shëndetësor në shoqata të tilla si “Kryqi i Kuq”.

Mundësitë përfshijnë:

  • Njësitë e edukimit shëndetësor në komunitete dhe shkolla
  • Urgjencat mjekësore
  • Praktikat e përgjithshme
  • Promocionet e shëndetit
  • Kompanitë e udhëtimeve
  • Kroçeret
  • Agjensitë e infermienrëve
  • Shëndetësia profesionale- shëndeti në punë
  • Burgje
  • Organizatat private të shërbimeve shëndetësore
  • Punë kërkimore, mësuesi dhe edukim
  • Infermierë në vilat rezidenciale
  • Nëpër shkolla dhe universitete
  • Në forcat e armatosura
  • Në organizatat vullnetare

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Infermier i Përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Infermier i Përgjithshëm
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Infermier i Përgjithshëm është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Infermier i Përgjithshëm është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD