Hortikulturist
Berati
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Hortikulturist

Aktualiteti

Paga Minimale: 55.088 Lekë
Kërkesa e tregut: E Mesme
Prurjet vjetore: Të Mesme

Mundësitë e punësimit

50%

Nëse keni interes të madh për bimët, rritjen dhe dizajnimin e kopshteve, atëherë një karrierë në hortikulturë mund të jetë për ju. 

Hortikultura është teknologjia e kultivimit të pemëve frutore, ku përfshihen edhe agrumet, ulliri, vreshtat, perimet etj.,të cilat mund të rriten në fushë ose në mjedise të mbrojtura, siç janë serat. 

Hortikultura mbulon projektimin, ndërtimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e zonave të gjalla, rekreative dhe atyre që përdoren për kohën e lirë. Këto ambiente përfshijnë:
  • Kopshtet botanike dhe publike
  • Parqet 
  • Kopshtet me natyrë historike
  • Peizazhet etj.
Hortikulturisti mund të përfshihet në të gjitha fazat e projektimit, rritjes dhe mirëmbajtjes së bimëve. Puna është gjithnjë e më komplekse dhe kërkon menaxhim e kompetencave  teknologjike krahas kuptimit shkencor dhe aftësive tradicionale të kultivimit. 

  • Agronom në hortikulturë
  • Teknik hortikulturë (kopshtari)
  • Punonjës i kualifikuar hortikulture
  • Punëtor hortikulture

Për të qenë një profesionist i vlerësuar në të ardhmen do duhet të keni:

  • Komunikim të mirë si me gojë ashtu edhe me shkrim;
  • Aftësi efikase në planifikimin e plan-projekteve;
  • Aftësi për të organizuar dhe menaxhuar ngarkesën në punë;
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi,por edhe duke marrë iniciativën tuaj;
  • Aftësi në menaxhimin e biznesit;
  • Kreativitet;
  • Vetëdije financiare;
  • Vëmendje ndaj detajeve;
  • Qasje praktike për të punuar;
  • Shkathtësi dhe njohuri në shkenca kompjuterike;
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar në një mjedis të larmishëm;
  • Njohuri mbi rregulloret dhe procedurat e mbrojtjes së shëndetit.

Si profesionist në hortikulturë, ju do të duhet të:

  • Merrni rol udhëheqës në planifikimin, përgatitjen dhe mirëmbajtjen e kopshteve  dhe ambienteve të tjera që përdoren për kohën e lirë;
  • Mbikëqyrni dhe ndihmoni në të gjitha fazat e kultivimit dhe mirëmbajtjes së bimëve;
  • Dizajnoni dhe realizoni planin e mbjelljes së bimëve;
  • Përgatitni, zbatoni dhe monitoroni programet e mirëmbajtjes javore, mujore ose vjetore; 
  • Analizoni kostot hortikulturore dhe operacionale;
  • Menaxhoni programin e kontrollit të dëmtuesve, sëmundjeve dhe farërave të këqija të cilat shkojnë sipas standardeve të mbrojtjes së shëndetit dhe higjienës publike; 
  • Plotësoni kërkesat në rritje të kultivimit organik të bimëve;
  • Kryeni vlerësime mjedisore;
  • Vizitoni vendet historike dhe planifikoni programet e restaurimit;
  • Menaxhoni makineritë dhe pajisjet nëpërmjet inspektimeve të rregullta;
  • Fitoni njohuri mbi rregulloret, duke përfshirë pesticidet, përdorimin e makinerive dhe përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale;
  • Fitoni njohuri mbi rregulloret, duke përfshirë pesticidet, përdorimin e makinerive, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale etj.;
  • Identifikoni problemet teknike / operacionale dhe hetoni shkaqet;
  • Formuloni zgjidhje, planifikoni dhe organizoni gjykime për të vlerësuar efektivitetin e tyre;
  • Përgatitni plane të reja dhe të modifikuara operative të biznesit;
  • Organizoni prezantime, vizita teknike dhe demonstrime;
  • Realizoni intervista dhe artikuj për bimët, pemët dhe makineritë që mund të përdoren;
  • Siguroni përmbushjen e standardeve të sigurisë ndërkombëtare të cilësisë, higjienës, shëndetit dhe sigurisë së punësimit;
  • Zhvilloni njohuritë dhe përvojën për të udhëhequr dhe mbështetur një ekip;
  • Përshtateni me zhvillimet e industrisë dhe të mbahen të përditësuar rreth informacioneve të fundit rreth fushës suaj të specializimit dhe zhvillimeve të fundit të ndodhura në sektorin e hortikulturës;
  • Këshilloni dhe planifikoni mbjelljen e pemëve, realizoni programe për mbjelljen dhe mirëmbajtjen e tyre etj. 

Ju mund të përmirësoni shanset tuaja për të zhvilluar një karrierë profesionale në hortikulturë, duke marrë një diplomë në një nga subjektet e mëposhtme:

  • Tregti
  • Kulturë dhe shkenca bimore
  • Shkencat e mjedisit
  • Shkencat ushqimore/teknologji
  • Kopshtari
  • Shkencat e tokës
  • Hortikulturë
  • Arkitekturë peizazhi
Studimet pasuniversitare në këtë fushë nuk janë thelbësore, megjithatë mund të rrisin mundësitë tuaja të punësimit. Ju gjithashtu mund të punoni si profesionist në hortikulturë edhe nëse keni thjesht eksperiencën e duhur në kompani ose ferma të ndryshme dhe sigurisht jeni në dijeni të të gjithë të reja që janë duke ndodhur në këtë fushë. 

  • Puna është e përqendruar më shumë në terren dhe në pothuajse çdo stinë të vitit, ndaj dhe do ju duhet që të punoni pavarësisht kushteve atmosferike. 
  • Vetëpunësimi është një mundësi shumë e mirë, kjo pasi të keni krijuar eksperiencën e duhur.
  • Keni mundësi të punësoheni në kompani që realizojnë pastrimet ose rregullimet e ambienteve të gjelbërta.
  • Të sistemuarit e një ambienti privat është shumë ndryshe nga ajo e atij publik, kjo për arsye sepse publiku i gjerë ka nevojë për më shumë lehtësi në lëvizshmëri.
  • Udhëtimi brenda një dite pune mund të jetë i nevojshëm. 

Zakonisht këta profesionist do të punojnë rreth 40 orë në javë. Sidoqoftë, orari i punës dhe ngarkesat e saj mund të ndryshojnë sipas stinës. Ndonjëherë ka për të qenë e nevojshme që të punojnë edhe gjatë fundjavës, kjo për shkak të kushteve atmosferike jo të favorshme, për shkak të dëmtimeve që mund t’i kenë ndodhur produkteve etj.

Ky profesion lë hapësira edhe për punët me kohë të pjesshme.

Profesionisti i kësaj fushe merret drejtpërdrejt me kultivimin e pemëve frutore, perimeve dhe luleve dekorative, ndaj edhe ka një pagesë që varion nga 55.088 lekë në muaj për profesionistët e rinj, deri në 60.600 për ekspertët e fushës. 

Profesionisti në Hortikulturë mund të paguhet edhe në bazë të projekteve që mund të marrë ose tarifave të përcaktuara shpeshherë në bazë të kohës së shpenzuar. P.Sh.: Zakonisht agronomët dhe specialistët e hortikulturës mund të paguhen në bazë të ditëve të punës, projekteve të realizuara ose hekurave të tokës që duhet të kultivojë. 

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si një udhëzues. 

Disa punëdhënës ofrojnë mundësi shumë të mira për të marrë kualifikime në menaxhimin dhe trajnimin bimëve sipas konventave Evropiane dhe botërore, të cilat mbrojnë shëndetin dhe sigurinë publike. 

Pasi përfundoni ciklin e parë të studimeve ju keni mundësinë që të zhvilloheni profesionalisht duke realizuar praktika ose intershipe pranë fermave ose kompanive që kanë në qendër kultivimin bimor. 

Hortikultura është nga ato profesione që nuk kuptohet pa përvojën profesionale. Në rast se zgjidhni këtë fushë është e domosdoshme që të keni eksperiencë para se të aplikoni në një vend punë, kjo sepse do  ju duhet të njiheni me industrinë dhe të kuptoni sesi funksionon ajo në kompleksitetin e saj. Kontratat afatshkurta, trajnimet, intershipet  janë gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për të fituar përvoja relevante. 

Në fillimet e karrierës do duhet të punoni në fushën e kultivimit dhe mirëmbajtjes së bimëve, por me përvojë do të fitoni edhe aftësitë e nevojshme, të cilat do t’ju ndihmojnë që të rriteni profesionalisht.

Për të përmirësuar shanset tuaja për promovim, mund të kualifikoheni duke realizuar trajnimet dhe kurse të cilat ofrohen nga shteti. 

Nëse të punuarit drejtpërdrejt si hortikulturist nuk është idealja për ju, atëherë keni mundësinë që të transferoheni edhe në fusha të tjera të cilat merren me bimët të tilla si arkitekturë peizazhi, dizajn peizazhi ,planifikim peizazhi ose të përqendroheni në fusha të tjera si arsimi apo media.

Mundësitë në media janë të shumta, pasi ofron mundësi shumë të mira për të gjithë ata profesionistë të cilat kanë dëshirë të realizojnë skenografinë e disa programeve specifike. 

Punëdhënësit tipikë të profesionistëve në hortikulturë përfshijnë:

  • Ndërmarrjet që realizojnë projekte të tilla si : klubet e golfit, ambientet sportive, parqet, kopshtet botanike etj. ;
  • Kompanitë tregtare që ofrojnë produkte, pajisje dhe shërbime për industrinë;
  • Agjencitë e specializuara në rekrutimin e profesionistëve, të cilët janë të specializuar në krijimin e ambienteve të kopshteve dhe pronave private.
  • Kolegjet dhe institucionet arsimore që kanë programe studimi të bazuar në bujqësi dhe hortikulturë, janë të predispozuar që të krijojnë kontakte brenda industrisë për të ndihmuar profesionistët e rinj. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Hortikulturist në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Hortikulturist
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Hortikulturist është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Hortikulturist është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD