Historian
Elbasani
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Historian

Aktualiteti

Paga Minimale: 58.651 Lekë
Kërkesa e tregut: E Ulët
Prurjet vjetore: Të Mesme

Mundësitë e punësimit

40%

Historianët realizojnë studime rreth eksperiencës së natyrës njerëzore dhe ekzistencës së saj, fazat apo aspektet e historisë njerëzore dhe strukturat politike, lëvizjet dhe sjelljet e tyre. Ata dokumentojnë dhe raportojnë gjetjet për të informuar dhe udhëzuar veprimet politike dhe individuale.

Për të punuar si historian, do t’ju duhet të shfaqni fillimisht interes për ndërtesat historike, vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të menaxhuar një projekt në mënyrë efektive.

Të qenit në rolin e një historiani, juve do ju duhet të këshilloheni dhe do të duhet të promovoni ruajtjen e ndërtesave historike, strukturave dhe zonave me interes të veçantë historik, arkitektonik ose artistik.

Në veçanti ju do të punoni në fushat e kujdesit afatgjatë, ruajtjes, përmirësimit dhe gjithashtu mund të përfshiheni në projektet e rigjenerimit që kanë përfitime komunitare, ekonomike dhe mjedisore.

  • Studiues në gjenealogji
  • Studiues të shkencave politike
  • Gjeneologjist

Si profesionist ju do duhet të tregoni se:

  • Keni interes të fortë dhe njohuri rreth arkitekturës historike, metodave dhe teknikave të ndërtimit;
  • Njihni legjislacionin përkatës në lidhje me ndërtesat dhe konservimin e tyre;
  • Punoni me matjet dhe llogaritjet e buxhetit;
  • Keni aftësi të shkëlqyera komunikuese si me shkrim ashtu edhe me gojë;
  • Keni aftësi për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me një sërë profesionistësh të tjerë;
  • Keni aftësi të mira analitike, saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Keni përqendrim të lartë ;
  • Keni aftësinë për të skicuar plane dhe për të kuptuar vizatimet teknike;
  • Keni aftësi organizative dhe qasje metodike për të punuar;
  • Keni aftësi shumë të mira negociuese;
  • Keni aftësi për të menaxhuar projekte;
  • Keni  aftësi për të prodhuar raporte të qarta dhe koncize;
  • Keni aftësi shumë të mira të të punuarit në grup;
  • Keni aftësi shumë të mira në shkenca kompjuterike.

Historianët duhet të:

  • Hulumtojnë për shkaqet e përgjithshme, principet dhe kuptimin e botës, veprimet e njerëzve, eksperiencën, ekzistencën, por njëkohësisht duhet edhe të interpretojnë dhe zhvillojnë koncepte dhe teori filozofike;
  • Konsultojnë dhe krahasojnë burimet primare, si për shembull të dhëna origjinale ose bashkëkohore të ngjarjeve të shkuara dhe burimet dytësore si gjetjet arkeologjike ose antropologjike;
  • Identifikojnë materiale të përshtatshme, kontrollojnë autencitetin e tyre dhe ndërmarrin kërkime duke përshkruar historinë e një periudhe, një vendi apo rajoni të caktuar ose një ngjarje specifike, si për shembull ekonomike, sociale ose politike të historisë së saj;
  • Bëjnë studime në fusha të tilla si filozofi, politikë, teori të së shkuarës dhe të tashmes, praktikat e sistemeve politike, institucionet apo sjelljet;
  • Vëzhgojnë institucionet politike bashkëkohore dhe mbledhin të dhëna për to nga burime të ndryshme ku përfshihen intervista me zyrtarë të qeverisë dhe të partive politike dhe me persona të tjerë kyç;
  • Zhvillojnë teori, modele dhe metoda për të interpretuar dhe përshkruar natyrën e përvojës njerëzore, si dhe ngjarjet dhe sjelljet historike e politike;
  • Prezantojnë gjetjet dhe konkluzionet për publikim ose për përdorim nga qeveria, partitë politike, organizata apo individë të tjerë të interesuar;
  • Përgatisin artikuj dhe raporte akademikë;
  • Bashkëpunojnë me akademikë, ekspertë dhe aktorë të tjerë;
  • Realizojnë detyra të ngjashme.

Ky profesion është gjithmonë i hapur për të gjithë të diplomuarit që e kanë pasion historinë, mirëpo diploma në një nga subjektet e mëposhtme shton mundësitë tuaja të punësimit, ato janë:
  • Arkeologji
  • Histori arkitekturore
  • Arkitekturë
  • Inxhinieri ndërtimi
  • Menaxhimi i trashëgimisë
  • Arkitekturë e peizazhit
  • Dizajn urban
  • Anketim
Edhe pse jo thelbësor, një kualifikim pasuniversitar mund të jetë i favorshëm për të qenë konkurrues në tregun e punës. Numri i madh i vullnetarëve në këtë sektor do të thotë se kërkimi i një pozicioni me pagesë është edhe më intensiv. Përfundimi i studimeve nuk do t’ju garantojë punë, por mund të përmirësojë shanset tuaja. 

Puna juaj do të jetë e përqendruar sa në zyrë e sa në terren, pra në vendin që do duhet të studioni. Kjo shpesh mund të përfshijë inspektimet, studimet dhe  hulumtimet.
Hulumtimi mund të kërkojë udhëtime për një periudhë të gjatë kohore.

Vetë-punësimi ose puna e pavarur është një fenomen gjithnjë e më  i zakonshëm, kjo sepse profesionistët me përvojë kanë mundësinë që të ofrojnë konsulencë profesionale.
Duhet të jeni gjithmonë të pajisur me çizme mbrojtëse dhe kapele, për të mbrojtur veten nga aksidentet e mundshme në punë.

Orari i punës ndryshon sipas rolit dhe sektorit ku janë të punësuar. Në sektorin publik orët e punës shkojnë deri në 35 - 40 orë me një orar zyrtar 9:00 deri në 17:00, nga e hëna në të premte. Në sektorin privat, orët kanë gjasë që të ndryshojnë ose të zgjaten, në varësi të rolit që kanë dhe projektit që marrin pjesë.

Historianët janë profesionistët që merren drejtpërdrejtë me studimin e ekzistencës njerëzore dhe si të tillë ata mund të punësohen në disa institucione ku pagat variojnë nga 58.651 lekë në muaj për profesionistët e rinj deri në 68.727 lekë në muaj për profesionistët e fushës.

Pagat ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme sipas vendndodhjes, sektorit dhe madhësisë së organizatës ku janë punësuar.

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si udhëzues.

Para se të filloni punë si historian i mirëfilltë duhet që të krijoni eksperiencat tuaja edhe pse trajnimin e vërtetë keni për ta marrë në vendin e punës, por është thelbësore që të njiheni me disa fusha shumë të rëndësishme siç janë: kërkesat e legjislacionit, pajtueshmërisë dhe raportimit të të dhënave. Ky trajnim ka për t’i ndihmuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional, në përputhje kjo edhe me kërkesat që tregu ka.

Ka një numër kursesh të specializuara dhe kualifikime të mëtejshme që mund t’i merrni nëse dëshironi të zhvilloni më tej njohuritë tuaja.

Fitimi i përvojës sigurisht që është një nga elementet kryesorë dhe përbën avantazh, sidomos nëse ju vini nga një fushë studimi që nuk ka lidhje të forta me historinë. Përvoja e fituar, qoftë edhe nëpërmjet punës vullnetare ose inteshipeve vlerësohet shumë nga punëdhënësit.

Zakonisht karriera në këtë profesion fillon në pozicionin e praktikantit dhe më pas në bazë të aftësive tuaja, keni për t’u vlerësuar dhe për të avancuar në pozicione.

Pozicione më të larta mund të jenë ato të inspektorit të lartë ose të menaxhuesit të një ekipi profesionistësh, anketues, menaxherë të trashëgimisë, por edhe zyrtarë të kontrollit të ndërtesave antike.

Është e zakonshme që profesionistët në këtë industri të lëvizin mes autoriteteve lokale dhe sektorit privat, në mënyrë që të fitojnë përvojë më të gjerë dhe të fitojnë pozita më të larta.

Mundësi punësimi për këta profesionistë ka si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, ku mund të përfshihen organizata dhe institucione të tilla si:

  • Muzeu historik,
  • Institucionet arsimore,
  • Autoritetet lokale - shumica punësojnë të paktën një inspektor për ndërtesat historike ose një oficer ruajtjeje.
Pa anashkaluar këtu edhe vetë-punësimin, duke ofruar konsultime private.
Ndërsa në sektorin privat mund të jenë kontraktorët e ndryshëm që janë të interesuar për ndërtesat historike. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Historian në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Historian
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Historian është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Historian është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD