Gjeokimist
Elbasani
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Gjeokimist

Aktualiteti

Paga Minimale: 51.958 Lekë
Kërkesa e tregut: E Ulët
Prurjet vjetore: Të Ulta

Mundësitë e punësimit

50%

Të qenit profesionist do të thotë të jesh i aftë të përballosh gjithë pengesat që mund të shfaqen gjatë rrugës  dhe gjeokimisti është nga ata specialistë që përgjegjësinë e ka pikë kyçe. Për të qenë një gjeokimist i mirë fillimisht do duhet të shprehni vullnetin për të realizuar ekspertiza që lidhen me gjeologjinë dhe kiminë, të cilat ndihmojnë në kërkimin dhe zbulimin e burimeve natyrore dhe pastrimin e mjedisit.

Si gjeokimist ju do të duhet të përdorni kiminë organike dhe inorganike për të hetuar mbi sasinë dhe shpërndarjen e elementeve kimikë në shkëmbinj dhe minerale. 

Profesionisti i kësaj fushe do duhet gjithashtu të studiojnë lëvizjen e këtyre elementeve në sistemet e tokës e ujit dhe të përdorë kiminë organike për të studiuar përbërjen e fosileve. 

Ekspertiza juaj jep udhëzime të qarta rreth eksplorimit të naftës, ndihmon në përmirësimin e cilësisë së ujit dhe përdoret për të zhvilluar plane për pastrimin e vendeve nga mbetjet toksike. 

  • Kimist specialist në kiminë minerare
  • Kimist specialist për naftën
  • Inxhinier kimist për naftë dhe gaz natyral
  • Inxhinier kimist specialist gazi
  • Inxhinier kimist/specialist për karburantet 

Për të qenë një profesionist i mirë në të ardhmen do duhet të keni:

  • Aftësi shumë të mira laboratorike;
  • Aftësi komunikuese shumë të mira si në shkrim ashtu edhe me gojë;
  • Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi;
  • Aftësi për të krijuar rrjetin tuaj të kontakteve;
  • Aftësi kërkimore dhe aftësi për të menaxhuar një projekt ose studim të caktuar;
  • Metodika shumë të mira për të punuar me analizimin e mostrave dhe mbledhjen e të dhënave;
  • Aftësi shumë të mira në shkenca kompjuterike dhe bazë të dhënash.

Si gjeokimist, ju do të duhet të:

  • Analizoni moshën, natyrën dhe përbërësit e shkëmbinjve, mineraleve, tokës dhe mostrave të tjera mjedisorë;
  • Kryeni teste dhe kontrolle të mostrave, përfshirë komatografinë e gazit, analizimin e të dhënave të  karbonit,  izotopitetit etj.;
  • Punoni me një sërë pajisjesh të specializuara si pjesë e hulumtimit tuaj, duke përfshirë spektormetra masiv dhe mikroskop;
  • Ndërmerrni vizita në terren për të mbledhur mostra;
  • Gjeneroni modele kompjuterike duke përdorur softuer të specializuar;
  • Përcaktoni harta gjeokimike specifike për kërkime dhe analiza;
  • Interpretoni një sërë të dhënash gjeokimike dhe analizoni rezultatet e tyre;
  • Bashkëpunoni me gjeologë, inxhinier nafte dhe menaxherë tregtarë;
  • Zhvilloni bazat e të dhënave për të gjurmuar dhe organizuar informacionet e nevojshme;
  • Ofroni të dhëna dhe reagime për klientët;
  • Shkruani raporte teknike për gazeta dhe revista;
  • Merrni njohuri nga fusha të ndryshme brenda gjeokimisë;
  • Prezantoni dhe mbani konferenca për çështje me rëndësi të fushës. 

Për të qenë konkurrues për tregun si profesionist fillimisht do duhet të keni njohuri shumë të mira në shkenca fizike, matematikore, të aplikuara dhe inxhinierike. Ndërsa përsa i përket njohurive të thelluara dhe atyre që vlerësohen më shumë nga punëdhënësi përfshihen subjekte të tilla si:

  • Inxhinieria kimike
  • Shkencat e tokës
  • Shkencat mjedisore
  • Kimia e tokës
  • Gjeologjia
  • Gjeofizika dhe gjeoteknologjia
  • Shkencat detare ose oqeanografia
  • Inxhinieria e minierës.
Nëse keni kualifikimin e duhur, ju mund të punoni dhe realizoni kërkime me vlerë për fushën ose të angazhoheni në punë kërkimore në institucione akademike.

 Kualifikimet pasuniversitare mund të jenë gjithashtu të dobishme, veçanërisht nëse ekziston një numër i kufizuar i vendeve të punës në terren dhe konkurrenca është e ashpër. 

  • Edhe pse mund të kaloni kohë të gjatë në laborator, ka mundësi që të punoni në terren duke mbledhur mostra të ndryshme. Në nivele të larta, puna mund të përfshijë më shumë administrim dhe menaxhim operacional. 
  • Puna në terren mund të jetë fizikisht shumë kërkuese
  • Vetëpunësimi ose të punuarit në mënyrë të pavarur është një opsion që shumë gjeokimist me përvojë janë duke e provuar. 
  • Industria e eksplorimit dhe nxjerrjes së lëndëve gjeokimike është ndërkombëtare dhe ofron mundësi shumë të mira për të jetuar dhe punuar jashtë vendit. 

Orët e punës zakonisht zgjaten jashtë orarit normal të punës, veçanërisht kur puna juaj është e përqendruar edhe në terren. Punëdhënësit më të mëdhenj tentojnë që të ofrojnë vende punë të cilat kanë orare fleksibël.

Paga e këtij profesionisti ndryshon në varësi të punëdhënësit, vendndodhjes dhe natyrës së punës, megjithatë duhet thënë se pagesa e tij është relativisht e lartë. 

Paga mujore e një gjeokimisti varion nga 51.958 lekë në muaj për ata që janë në hapat e parë të karrierës, deri në 73.800 lekë në muaj për ekspertët e fushës. 

Kanë për t’u paguar akoma më shumë në rast se zgjedhin të punojnë në kompani shumëkombëshe, veçanërisht nëse zgjidhni të zhvendoseni dhe të jetoni e punoni në vende të largëta. 

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si udhëzues. 

Trajnimet zakonisht realizohen në ambiente pune dhe zhvillohen nga profesionistët që kanë më shumë përvojë. Pritet nga ju që të fitoni brenda një kohe të shkurtër aftësi praktike dhe kërkimore, të cilat janë aq të nevojshme për mbarëvajtjen e punës. 

Mund të keni gjithashtu mundësi që të ndiqni trajnime brenda vendit ashtu sikurse edhe jashtë dhe kjo në fusha të tilla si biznesi, zhvillimi personal ose trajnimi i sigurisë. Për vendet e punës që përfshijnë punën në terren, punëdhënësit ka të ngjarë që të ofrojnë trajnime rreth mënyrave sesi mund të mbijetoni në situata të rrezikshme ose si mund të shpëtoni nga incidentet në punë. 

Konkurrenca e fortë në punë nënkupton që çdo përvojë relevante mund të jetë e vlefshme.

 Numri i vendeve të punës në këtë fushë është i kufizuar, veçanërisht nëse vendosni të punoni në institucione akademike kërkimore dhe mjedisore, ndaj përpiquni të aplikoni që në fillimet e studimeve nëpër kompani, nga të cilat mund të përfitoni praktika ose intershipe të ndryshme dhe kështu të siguroni një përvojë të dobishme për të ardhmen. 

Lëvizja gjeografike dhe qëndrimi fleksibël ndaj punës janë të dobishme, veçanërisht në fillim të karrierës suaj. Të jesh i gatshëm të lëvizësh për të fituar përvoja relevante, do të të ndihmojë në ndërtimin e një portofoli të mirë karriere, një rrjeti të gjerë kontaktesh dhe njëkohësisht ka për të ndihmuar në zgjerimin e mundësive. 

Pasi të keni fituar përvojën e duhur, ka të ngjarë që të specializoheni në fusha të tilla si nafta, gazi, minierat ose mjedisi. Progresi në karrierë varet vetëm nga interesat tuaj dhe mundësitë e disponueshme në sektorin që keni zgjedhur. 

Për gjeokimistët me përvojë, ka mundësi shumë të mira që të realizoni konsulenca për projekte që mund të realizohen në industrinë e naftës ose atë të mjedisit. Ndërtimi i rrjetit të kontakteve të krijuara përmes punëve të ndryshme mund të rezultojnë vendimtare për marrjen përsipër të karrierës suaj. 

Përparimi i karrierës në fushën akademike varet nga të pasurit e një profili aktiv, gjë që do të thotë se duhet të jeni në komunikim dhe përditësim të përhershëm me profesionistë dhe projekte që lidhen drejtpërdrejt me fushën. 

Punëdhënësit tipikë në këtë fushë përfshijnë:

  • Kompanitë e naftës dhe gazit;
  • Kompanitë që ofrojnë konsulenca;
  • Kompanitë minerare;
  • Kompanitë që ofrojnë konsulenca mjedisore;
  • Universitetet dhe institutet kërkimore.
Zgjedhja e punëdhënësit është drejtpërdrejt e ndikuar nga gradat shkencore dhe fusha e specializimit që ju keni. 

Duhet të dini se tregu i punës luhatet nga çmimi i naftës, kështu që duhet të jeni të përditësuar me ndryshimet që ndodhin në industri, pasi kjo do të ndikojnë në numrin e vendeve të punës që janë në dispozicion. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Gjeokimist në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Gjeokimist
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Gjeokimist është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Gjeokimist është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD