Fizioterapist
Shkodra
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Fizioterapist

Aktualiteti

Paga Minimale: 49.368 Lekë
Kërkesa e tregut: E Mesme
Prurjet vjetore: Të Larta

Mundësitë e punësimit

40%

Nëse jeni nga ata persona që i intereson përmirësimi i shëndetit fizik tek personat që e rrethojnë, por jo vetëm, atëherë fizioterapia mund të jetë karriera e duhur për ju. 

Si fizioterapistë juve do ju duhet të ndihmoni dhe përmirësoni lëvizjen e pacientëve me vështirësi fizike të cilët mund të kenë sëmundje, lëndime, paaftësi pse plakje. Profesionistit të kësaj fushe do i duhet që të krijojë dhe rishikojë programet e trajtimit në mënyrë që të gjejë metodën që i përshtatet më shumë atij vet dhe pacientit. Disa nga metodat e trajtimit përfshijnë terapi manuale (të tilla si masazh), stërvitje terapeutike dhe elektroterapi. 

Pacientët përfshijnë fëmijë, të moshuar, pacientë që kanë kaluar trauma dhe persona me dëmtime sportive. 

  • Elektroterapeut
  • Ergoterapeut
  • Fizioterapeut
  • Masazhist
  • Podolog (që merret me problemet e gjymtyrëve)
  • Fizioterapist për të moshuar
  • Fizioterapeut për fëmijë
  • Praktikues i fizioterapisë ortopaedik (periferike)
  • Asistentë dhe teknikë të fizioterapisë
  • Asistentë të tjerë të shëndetit të paklasifikuar diku tjetër

Për të qenë një profesionist i mirë, ju duhen: 

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale për të krijuar një raport të mirë më pacientët dhe familjet e tyre
  • Aftësi të mira në të punuarin në ekip pa anashkaluar bashkëpunimin me profesionistët e tjerë të kujdesit shëndetësor, siç janë mjekët, infermierët, terapistët profesionalë dhe punëtorët socialë
  • Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve
  • Tolerancë, durim, ndjeshmëri dhe takt
  • Aftësi organizative dhe administrative
  • Qëndrim inkurajues dhe empatik
  • Të shfaqni shqetësim të vërtetë për mirëqenien dhe shëndetin e pacientëve
  • Të shfaqni interes real në anatominë dhe fiziologjinë e njeriut
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar kohën tuaj në mënyrë efektive.

Si fizioterapist juve ju duhet:

  • Të punoni me pacientë të cilët kanë një varg problemesh duke përfshirë shqetësimet neurologjike, neuromuskulare, kardiovaskulare dhe respiratore
  • Të diagnostifikoni, vlerësoni dhe trajtoni problemin e tyre fizik
  • Të zhvilloni dhe shqyrtoni programet e trajtimit që nxisin stërvitjen dhe lëvizjen duke përdorur një sërë teknikash
  • Të përfshini prindërit dhe kujdestarët në trajtimin, shqyrtimin dhe rehabilitimin e pacientëve
  • Të edukoni pacientët dhe kujdestarët e tyre për mënyrat e parandalimit dhe përmirësimit të kushteve shëndetësore
  • Të mbani shënimet e rasteve të pacientit dhe raportet 
  • Të  mbani shënim rastet e pacientëve që kuroni dhe të mblidhni statistika
  • Të bashkëpunoni me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor, siç janë mjekët, terapistët profesionistë dhe punonjësit socialë, për të shkëmbyer informacion rreth sfondit dhe progresit të pacientëve
  • Të vazhdoni të jeni në përputhje me teknikat dhe teknologjitë e reja të disponueshme për trajtimin e pacientëve 
  • Të mbikëqyrni studentët, fizioterapistët e rinj dhe punonjësit e mbështetjes fizioterapeutike
  • Të jeni të përgjegjshëm
  • Të jeni të kujdesshëm, të mëshirshëm dhe profesional në çdo kohë
  • Të dini të menaxhoni rrezikun klinik

Për të praktikuar profesionin e fizioterapistit fillimisht ju duhet të përfundoni programin e studimit në fizioterapi. Këtyre profesionistëve iu duhet që të zhvillojnë praktika të vazhdueshme për të qenë në kontakt me pacientët e për t’i njohur këta të fundit nga afër. Është shumë e rëndësishme që një fizioterapist përveç njohjes shkencore të trupit të njeriut, të ketë njohuri edhe nga ana psikologjike, çfarë ndodh me pacientin pas një incidenti dhe traumat që mund të pësojë. Shumë prej problemeve zakonisht vijnë nga arsye që lidhen me mendimin, mosbesimin, nënvlerësimin që pacienti ka. Sa më shumë praktika të kryeni aq më shumë rritet probabiliteti që ju të njiheni dhe të vlerësoheni si profesionist me vlera. 

  • Puna mund të jetë fizikisht shumë e ngarkuar, kjo për shkak të impenjimeve të shumta që ka. Megjithëse problemet e pacientëve mund të jenë shumë komplekse, fizioterapia përsëri mbetet një punë shumë e dobishme që i vjen në ndihmë cilitdo dëmtim. 
  • Si fizioterapist ju keni si obligim kontraktual ruajtjen e konfidencialitetit të pacientit
  • Fizioterapistëve që punojnë në qendra ambulatore mund t’iu lindi nevoja të vizitojnë edhe pacientë në shtëpitë e tyre. 
  • Vetëpunësimi është një mundësi shumë e mirë në këtë profesion, madje ofron benefite më të mëdha. 

Fizioterapistët zakonisht punojnë 37.5 orë në javë, të cilat mund të përfshijnë mbrëmjet, ditët e pushimit dhe fundjavat. Si terapist sportiv ka të ngjarë që ju të punoni edhe në fundjavë edhe në orë të papërcaktuara gjatë javës, në mënyrë që t’i viheni gjithmonë në ndihmë pacientëve.
Por mos anashkaloni dhe punët me kohë të pjesshme.

Fizioterapisti është ai lloj profesionisti që ndihmon pacientët në kapërcimin e problemeve që mund të hasin me muskujt ose frakturat e ndryshme, ndaj edhe pagesa është në varësi të punës që bën. Nëse marrim për bazë pagesën e profesionistëve që punojnë në institucionet spitalore shtetërore atëherë të ardhurat variojnë nga 49.368 lekë për profesionistët e rinj, deri në 66.100  lekë për ata që janë ekspertë të fushës. Mirëpo në varësi të vështirësisë që pacienti ka, ju keni mundësinë që të fitoni pagesë shtesë nga honoraret ose dietat e ndryshme në momentin që ju duhet të shkoni pranë banesës së pacientit. 

Pagat dhe kushtet e punës në sektorin privat mund të ndryshojnë nga ato në sektorin shtetëror. 

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si udhëzues.

Në momentin që kualifikoheni për tregun e punës, ka një probabilitet të lartë që të merreni nën mbikëqyrje nga profesionistë të klinikave duke ju ofruar gjithashtu edhe mbështetje profesionale. Inkurajimi do të vijë nga zhvillimi i njohurive dhe aftësive tuaja në momentin që do të merrni pjesë në seanca informuese, kurse të shkurta dhe programe praktike reflektuese, të gjitha këto hallka kontribuojnë në zhvillimin tuaj të vazhdueshëm profesional. 

Si fizoterapist duhet të jeni në kontakt të vazhdueshëm me profesionistë të fushës, pasi kështu do të siguroni qasje në këshilla dhe mundësi zhvillimi për karrierën, por mos harroni duhet të krijoni rrjetin tuaj të kolegëve, gjë që do ju ndihmojë në pothuajse çdo moment. 

Punëdhënësit duan që të shohin se ju keni arritur të hulumtoni profesionin tuaj dhe se e keni kuptuar mirë rolin që keni në jetën e pacientit. Ndaj para se të kërkoni për punë mundohuni që të vizitoni një departament të fizioterapisë në një spital lokal dhe kërkoni të lidheni me një fizioterapeut për të marrë një ide më të qartë se çfarë është konkretisht puna e mbi të gjitha a është e përshtatshme për ju.  Është gjithashtu shumë e rëndësishme të merrni disa eksperienca nëpër praktika dhe intershipe në mjedise shëndetësore të paguara ose jo këto të fundit, megjithatë duhet të tregoni se keni interes në këtë fushë. 

Mundësitë e praktikave  mund të jenë nëpër klinika private fizioterapie, klinika sportive, klube futbolli, shkolla speciale dhe azile.

Puna vullnetare për bamirësitë si për shembull në Kryqin e Kuq Shqiptar, mund të jetë gjithashtu e vlefshme. Kjo përvojë mund t’ju ndihmojë  në momentin që aplikoni për punë. Punësimi si një profesionist i mbështetjes fizioterapeutike  siguron një pasqyrë të vlefshme për rolin dhe tregon angazhimin tuaj.

Nëse punoni në një spital shtetëror, atëherë ka për të ekzistuar një strukturë e përcaktuar karriere. Juve  do ju duhet që të punoni fort në rrugën tuaj si profesionist, në mënyrë që të arrini një nivel të lartë specializimi. Si fillim mund të lëvizni në disa departamente për të marrë një panoramë më të gjerë të asaj çfarë specialitetet përmbajnë, p.sh. fizioterapistët ambulatorë ose ortopedë. Pas kësaj eksperience fillestare klinike, ju mund të zgjidhni të specializoni në një fushë të caktuar të praktikës, si përkujdesja për rastet kritike për një grup specifik të pacientëve, për shembull të moshuarit ose fëmijët.

Megjithatë kini parasysh se rolet ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme dhe shumë shpejt mund të përfshiheni në marrjen e vendimeve dhe menaxhimin e situatës bazuar në hulumtime dhe shkathtësi të konsiderueshme të arsyetimit , të zhvilluara këto përmes trajnimeve pasuniversitare dhe zhvillimit profesional. 

Ashtu siç është e lehtë që të ndryshoni rolin, e njëjta gjë ndodh edhe me avancimin në profesion. Nëse tregoni aftësi shumë të mira atëherë mund të merrni postin e menaxherit të shërbimeve të fizioterapisë, që ka si përgjegjësi zhvillimin e strategjisë për departamentin si dhe organizimin e buxheteve dhe të stafit, ose mund të kaloni menaxher i përgjithshëm i shërbimeve shëndetësore. Mos harroni, ju gjithashtu mund të vendosni të merreni tërësisht me punë kërkimore, mësimdhënie, hulumtime, trajnime, pa pasur nevojë të jeni në kontakt me pacientët, mirëpo kjo kërkon një përgatitje të lartë akademike. 

Spitalet shtetërorë janë punëdhënësit kryesorë të fizioterapistëve, ku aftësitë që kërkohen më së shumti lidhen drejtpërdrejtë me :

  • kujdesin ndaj moshave të treta
  • kujdesin intensiv
  • shëndetin mendor
  • shëndetin në punë
  • ambulancën
  • ortopedinë
  • pediatrinë
  • shërbimet e goditjes
  • shëndetin e grave.

Ju gjithashtu mund të punoni në komunitet për autoritetet lokale ose sektorin privat ku përfshihen: 

  • spitale dhe klinika private
  • qendrat shëndetësore
  • shkolla dhe qendra për fëmijë
  • shtëpi pleqsh dhe qendra ditore për të moshuarit
  • organizatat bamirëse dhe organizatat vullnetare, veçanërisht ato që u shërbejnë personave me aftësi të kufizuara
  • klinika sportive, klube sportive profesionale, palestra dhe qendra multifunksionale
  • shërbimet e armatosura.

Mirëpo disa fizioterapistë zgjedhin që të punojnë në mjedise të ndryshme nga ato që përmendëm më lartë. Për shembull mund të punojnë me kohë të pjesshme në një klinikë që ofron kujdes për lëndime sportive. 

Mos anashkaloni dhe mundësinë e vetëpunësimit, është një nga profesionet që e këshillon një veprim të tillë. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Fizioterapist në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Fizioterapist
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Fizioterapist është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Fizioterapist është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD