Fizikan
Gjirokastra Line
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Fizikan

Aktualiteti

Paga Minimale: 59.590 Lekë
Kërkesa e tregut: E Mesme
Prurjet vjetore: Të Ulta

Mundësitë e punësimit

70%

Fizikani kryen kërkime për përmirësimin ose zhvillimin e koncepteve, teorive dhe metodave operative në lidhje me lëndën, hapësirën, kohën, energjinë, forcat, fushat dhe marrëdhëniet ndërmjet këtyre fenomeneve fizike.

Këta profesionistë përdorin parime, teknika dhe procese të ndryshme për të zhvilluar apo përmirësuar aplikimet e tyre në fusha industriale, mjekësore, ushtarake dhe aplikime të tjera praktike që kanë të bëjnë me fizikën apo astronominë. Gjithashtu fizikani kryen eksperimente, teste dhe analiza të cilat duhet t’i analizojë dhe vlerësojë për të nxjerrë rezultatet e eksperimenteve dhe për të arritur në konkluzione të plota, kryesisht duke përdorur teknika dhe modele matematikorë.

Si fizikan, pra specialist i shkencës së fizikës, ju do të studioni sistemet jo të gjalla për të rritur kuptueshmërinë për mënyrën sesi funksionon bota fizike. Në tërësi këto janë disiplinat që përfshihen:

  • Astronomia
  • Kimia
  • Gjeoshkencat
  • Shkencat e materialeve
  • Matematika
  • Meteorologjia
  • Fizika
Fizikani mund të punësohet në universitete dhe institucione që ofrojnë njohuri rreth fizikës dhe astronomisë duke përfshirë edhe fushat e mjekësisë, të industrisë, të studimit të hapësirës apo fusha të tjera.
Hulumtimi shkencor përfshin dizenjimin dhe kryerjen e eksperimenteve duke mbledhur prova fizike të fenomeneve natyrore. Ky informacion analizohet në mënyrë që të mund të krijohet një material i plotë rreth tij. Këta profesionistë përdorin eksperimentet për të rritur njohuritë e subjekteve të tyre.

  • Astrofizikan
  •  Fizikan
  •  Fizikan specialist në akustikë
  •  Fizikan specialist në balistikë
  •  Fizikan specialist në fizikën molekulare
  •  Fizikan specialist në fizikën nukleare
  •  Fizikan specialist në fizikën teorike
  •  Fizikan specialist në fushën e astronomisë
  •  Fizikan specialist në fushën e elektricitetit dhe magnetizimit
  •  Fizikan specialist në hidro-dinamikë
  •  Fizikan specialist për trupa të ngurtë
  •  Fizikan termik
  •  Fizikan termodinamik
  •  Astronom
  •  Fizikan mjekësor
  •  Fizikan bërthamor
  •  Vlerësues pasurie i shkallës së parë për ndërtesa dhe tokë truall 

Kërkesat dhe aftësitë që punëdhënësit kërkojnë ndryshojnë në bazë të rolit të veçantë të punës dhe sektorit që ju bëni pjesë, por në përgjithësi duhet të keni këto cilësi:

  • Aftësi teknike dhe shkencore;
  • Aftësi analitike dhe qasje logjike në zgjidhjen e problemeve;
  • Aftësi numerike;
  • Aftësi për t’u marrë me çështje komplekse në mënyrë sistematike dhe kreative;
  • Aftësi shumë të mira në shkencat kompjuterike;
  • Aftësi për të përdorur pajisje të kontrolluara nga sisteme kompjuterike;
  • Aftësi për të shkruar raporte dhe dokumente për publikim;
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe për të punuar në grup;
  • Vetë-motivim dhe durim;
  • Komunikim dhe prezantim. 

Fizikanët duhet të:

  • Kryejnë kërkime për përmirësimin apo zhvillimin e koncepteve, teorive, instrumenteve, softuerëve dhe metodave operative që lidhen me fizikën;
  • Kryejnë eksperimente, teste dhe analiza mbi strukturën dhe vetitë e materies në fusha të tilla si: mekanika, termodinamika, elektronika, prodhimi dhe shpërndarja e energjisë elektrike, aerodinamika, optika, laseri, observimi në distancë (satelitë), mjekësia, tingujt/ultra-tingujt, magnetizimi, fizika nukleare, etj.;
  • Vlerësojnë rezultatet e kërkimeve dhe eksperimenteve për të arritur në përfundime, kryesisht duke përdorur teknika dhe modele matematikore;
  • Përdorin parime, teknika dhe procese të ndryshme të fizikës apo astronomisë për të zhvilluar apo përmirësuar aplikimet e tyre në fusha industriale, mjekësore, ushtarake dhe aplikime të tjera praktike;
  • Sigurojnë ofrimin e sigurt dhe efektiv të rrezatimit (jonizues dhe jo-jonizues) tek pacientët për të arritur rezultate diagnostikuese ose terapeutike siç përshkruhet nga mjeku;
  • Kryejnë testime, autorizime dhe vlerësime të pajisjeve të përdorura në fusha të tilla si imazheria, trajtimi mjekësor dhe doziometria;
  • Konsultohen me mjekë dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të optimizuar balancimin mes efekteve të dobishme dhe të dëmshme të rrezatimit;
  • Shqyrtojnë, analizojnë dhe interpretojnë fenomenet atmosferike dhe hapësinore;
  • Zhvillojnë metoda, modele numerike dhe teknika për të zgjeruar njohuritë në fusha të tilla si lundrimi, komunikimi satelitor, eksplorimi i hapësirës, trupat qiellorë dhe rrezatimi kozmik;
  • Zhvillojnë, zbatojnë dhe ruajnë standardet dhe protokollet për matjen e fenomeneve fizike dhe për përdorimin e teknologjisë bërthamore në fusha industriale dhe mjekësore;
  • Përgatisin artikuj, dokumente, raporte shkencore apo statistikore;
  • Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit në punë dhe të mbrojtjes së shëndetit.

Për t’u bërë pjesë e shkencave të fizikës fillimisht ju duhet një nivel i lartë akademik lidhur me lëndë të tilla si: shkencat fizike, matematike, studimet urbane dhe tokësore, inxhinieritë. Në veçanti këto janë subjektet më të dobishme për ju:
  • Astrofizika/ fizika
  • Kimia
  • Inxhinieria kompjuterike/ softuer
  • Shkencat e tokës/ gjeografia/ gjeologjia
  • Elektronika/ inxhinieria
  • Materialet e shkencës/ metalurgjisë
Përfshirja në punë është pothuajse e pamundur vetëm me një diplomë Bachelor, kështu që përpjekja duhet të jetë maksimale për avancimin e njohurive tuaja duke vazhduar ciklet e tjera të studimeve. Fizikanët duhet të kenë kualifikim të lartë dhe një profil të plotë prej shkencëtarësh kërkimor në mënyrë që në një të ardhme të jenë konkurrent për tregun.

  • Puna kryesisht është bazuar në laborator, por nuk do të jenë të pakta rastet kur do ju duhet të dilni në terren ose ta zhvendoseni në ambiente të tjera, në varësi kjo edhe të natyrës së projektit në të cilin jeni duke marrë pjesë.
  • Disa kërkime mund të përfshijnë punën me materiale të rrezikshme ose toksike, kështu që kujdesi duhet të jetë maksimal.
  • Vetëpunësimi është i mundur të realizohet në momentin që ju dini tashmë sesi zhvillohet një fushë e ekspertizës teknike.
  • Pasi keni krijuar reputacionin e duhur, mund të ofroni konsulenca akademike.
  • Mundësitë e punësimit janë të disponueshme në të gjithë vendin.
  • Trajnimet dhe konferencat e realizuara në nivel kombëtar ose ndërkombëtar, janë pothuajse të detyrueshme për ju, kjo për të zgjeruar horizontin tuaj.

Fizikanët zakonisht punojnë deri në 37 orë në javë, edhe pse nuk janë të pakta herët kur iu duhet që të bëjnë orë shtesë për të përmbushur afatet e paracaktuara.

Të gjithë ata profesionistë që zgjedhin të japin mësim në institucione të ndryshme arsimore, shpeshherë kanë për të hasur vështirësi në rregullimin e orëve të punës, kjo edhe për shkak të angazhimit dhe përgjegjësisë që kanë me studentët.

Në këtë profesion është pothuajse e pazakontë të punuarit me kohë të pjesshme, por disa kompani mund ta marrin parasysh si kërkesë.

Fizikani është një nga shkencëtarët më të vlerësuar dhe si i tillë edhe pagesa e tij është relativisht e lartë. Këta profesionistë kanë një pagesë që fillon nga 59.590 lekë për profesionistët e rinj dhe që shkon deri në 110.907 lekë për ekspertët e fushës. Zakonisht kompanitë private paguajnë paga më të lartë sesa ata që janë të punësuar në institucione shtetërore edhe pse kjo e fundit mund të ofrojë zbulime më të vlefshme.

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si udhëzues.

Nëse zgjidhni që gjatë studimeve edhe të punoni, ju keni për të pasur mundësinë e të punuarit nën mbikëqyrjen  e një specialisti të fushës. 

Është e mundur që ju të merrni trajnime shtesë, të cilat ofrohen nga institucione qeveritare dhe jo-qeveritare dhe që iu ofrojnë mundësinë e praktikimit dhe zbulimit të aftësive për të pasur sukses në karrierën tuaj.

Në këtë industri shumica e punëdhënësve ofrojnë trajnime dhe mbështetje të jashtëzakonshme në mënyrë që ju të jeni gjithmonë të përditësuar me teknikat e fundit të kërkimit dhe teknologjitë e reja që përdoren në terren. 

 Mirëpo nëse përveç kërkimit shkencor zgjidhni të bëheni edhe pjesë e jetës akademike, do duhet që të keni disa grada shkencore dhe kualifikime të fituara që në fazat e para të karrierës, kjo për shkak se një mësimdhënës duhet të jetë i përgatitur shkencërisht me të gjithë elementet e domosdoshëm.

Përvoja e punës para se të bëheni pjesë e fushës është e dobishme për të kuptuar dhe vlerësuar pritshmëritë që keni për profesionin. Janë disa organizata shkencore që ofrojë praktika verore për studentë që dëshirojnë të mësojnë sesi është vendi i punës dhe çdo të thotë të punosh në fushën e kërkimit shkencor.

Duhet ta njihni fillimisht terrenin për të kuptuar më pas vendosjen tuaj në këtë fushë dhe aftësitë tuaja për të bërë karrierë në këtë profesion. Është një nga profesionet më të vështirë dhe si i tillë më shumë sesa njohuri akademike kërkon vullnet, kreativitet dhe durim.

Struktura e avancimit në karrierë ndryshon nga punëdhënësi në punëdhënës, mirëpo në këtë fushë ka gjithmonë mundësi që reja që ju ndihmojnë të rriteni profesionalisht.

Duhet mbajtur parasysh që fillimisht do ju duhet që të punoni si vartës të shkencëtarëve të tjerë, kjo deri në momentin që do të keni arritur të fitoni njohuritë dhe aftësitë e duhura praktike. Ndërsa përvoja rritet ju keni për të marrë më shumë përgjegjësi dhe rrjedhimisht keni për të kaluar në pozicione më të larta si menaxher stafi dhe më vonë duke avancuar dhe duke marrë pozicionin e menaxherit të projektit ose drejtorit teknik.

Rolet menaxheriale zakonisht arrihen pas 10-15 vitesh punë.

Si studiues me përvojë, ju mund të përparoni në gradën më të lartë që një shkencëtar mund të ketë, që është ai i konsulentit.  Zhvillimi i karrierës në kompanitë ndërkombëtare varet tërësisht nga përgatitja juaj dhe aftësia për të marrë projekte ose të punuar jashtë vendit.

Studiuesit e shkencave të fizikës zakonisht janë të punësuar në universitete, laboratorë qeveritarë ose industri të ndryshme. Punëdhënësit potencialë mund të jenë në:
  • Sektorin hapësinor
  • Sektorin e lëndëve kimike
  • Sektorin e mbrojtjes
  • Sektorin elektronik
  • Sektorin e energjisë
  • Sektorin e mjedisit
  • Sektorin e ushqimit dhe produkteve të konsumit
  • Sektorin farmaceutik
Disa nga sektorët e sipërpërmendur rekrutojnë të sapodiplomuar me eksperiencë dhe grada shkencore të veçanta, kjo për shkak të rëndësisë dhe përgjegjësive që kanë. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Fizikan në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Fizikan
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Fizikan është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Fizikan është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD