Farmakolog
Korca
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Farmakolog

Aktualiteti

Paga Minimale: 50.600 Lekë
Kërkesa e tregut: E lartë
Prurjet vjetore: Të Ulta

Mundësitë e punësimit

100%

Nëse keni aftësi të mira laboratorike dhe e pëlqeni punën në grup, atëherë ju mund të punoni në një nga fushat më të përparuara të kërkimit dhe zhvillimit mjekësor, përgatitjen e barnave të reja dhe përmirësimin e atyre ekzistuese, pra farmakolog.

Synimi i vetëm i këtyre profesionistëve është të kuptojnë se si mund të përdoren medikamentet në mënyrë më efektive dhe më të sigurt, por pa anashkaluar këtu edhe punën kërkimore për të ndihmuar në zbulimin dhe zhvillimin e tyre. 

Puna e një farmakologu përfshin hulumtimin rreth bimëve të përdorura në prodhimin e medikamentit dhe bashkëveprimin e tij në sistemet biologjike. Kërkimet mund t’i zhvilloni nëpërmjet metodës  in virto, që do të thotë se eksperimenti kryhet në qeliza ose inde kafshësh ose hulumtime in vivo, pra përdoren kafshë të gjalla për të parë reagimin real të tyre dhe efektet që shfaqin. 

E gjithë puna juaj konsiston në: 

  • Zbulimin e medikamenteve të reja dhe më të mira
  • Përmirësimin e efektivitetit dhe sigurisë së medikamenteve aktuale
  • Hulumtimin pse njerëzit reagojnë ndryshe në medikamente të ndryshme, shqetësimet që shfaqen dhe ndikimi i tyre.
Si profesionist ju mund të zgjidhni që të specializoheni në një fushë të caktuar të farmakologjisë si: 

  • farmakologji kardiovaskulare
  • neurofarmakologji
  • fisikofarmakologji
  • farmakologji veterinare.

  • Farmacist bujqësor
  • Farmacist në dyqan
  • Farmacist në spital
  • Farmacist veteriner
  • Farmacist industrial
  • Kimist farmaceutik
  • Kimist në industrinë farmaceutike
  • Bakteriolog në farmaceutikë
  • Pedagog në farmakologji
  • Teknik në farmakologji
  • Asistent dhe teknik farmaceutik
  • Punonjës / ndihmës në farmaci

Për të qenë një farmakolog i suksesshëm në të ardhmen do t’ju duhen: 

  • Aftësi të mira në shkenca kompjuterike.
  • Aftësi të mira në komunikim, sidomos në shkrimin e letrave zyrtare dhe raporteve që shërbejnë për prezantimin e eksperimenteve të reja.
  • Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta gjatë kryerjes së eksperimenteve.
  • Gatishmëri për të punuar dhe bashkëpunuar me ekipe multidisiplinare.
  • Entuziazëm dhe aftësi për të mësuar shpejt teknika të reja. 
  • Menaxhim i mirë i kohës dhe aftësi organizative.
  • Qasje metodike për të punuar mirë dhe për t’i kushtuar vëmendje detajeve që mund të rezultojnë të rëndësishme.
  • Aftësi shoqëruese për të ndërtuar lidhje efektive me personat e duhur dhe kompanitë e mëdha.
  • Aftësi të mira motivuese.

Si farmakolog, duhet të:

  • Dizajnoni, planifikoni dhe kryeni eksperimente të kontrolluara për të përmirësuar aktivitetin e medikamentit të krijuar.
  • Përdorni kompjuter, sisteme matëse të teknologjisë së lartë dhe pajisje të tjera të sofistikuara për të mbledhur, analizuar dhe interpretuar të dhëna komplekse.
  • Aplikoni dhe zhvilloni rezultatet e hulumtimit .
  • Hartoni propozime për teste medikamentesh në të ardhmen.
  • Organizoni dhe mbikëqyrni testet e barnave dhe ilaçeve të reja, të siguroni kontrollin e cilësisë dhe të merrni miratimin për përdorimin e tyre.
  • Bashkëpunoni me autoritetet rregullatore për të siguruar përputhjen me rregulloret vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Planifikoni, bashkërendoni dhe mbikëqyrni detyrat e stafit teknik, si dhe të trajtoni ose këshilloni farmakologët e rinj.

Për të shpërndarë rezultatet e punës suaj me të tjerët do t’ju duhet :

  • Të shkruani dokumente origjinale bazuar në gjetjet tuaja.
  • Të merrni pjesë në takime shkencore dhe konferenca. 
  • Të vazhdoni me hulumtimet e tjera farmakologjike duke lexuar literaturë të specializuar.

Hulumtimet që kryhen në farmakologji kërkojnë një përgatitje të lartë shkencore në lëndë të tilla si: 

  • biokimi
  • biologji
  • shkenca biomjekësore
  • kimi
  • mikrobiologji
  • mikrobiologji molekulare dhe biologji qelizore
  • neuroshkencë
  • farmakologji
  • fiziologji
  • toksikologji.
Përfshirja në profesion me vetëm një diplomë në Farmaci është një gjë e rrallë, ndaj ju duhet që të bëni studime të mëtejshme për përparimin dhe rritjen tuaj akademike brenda industrisë. 

  • Pjesa më e madhe e rolit bazohet në laborator, duke punuar si pjesë e një ekipi kërkimor shkencor.
  • Mundësitë e punësimit i gjeni në të gjitha firmat farmaceutike në të gjithë vendin.  
  • Një pjesë e rëndësishme e kërkimit farmaceutik përfshin përdorimin e kafshëve nëpër eksperimente.
  • Puna eksperimentale mund të përfshijë punën me materiale të rrezikshme dhe toksike, ndaj duhet të vishni gjithmonë veshje mbrojtëse për të shmangur kontaktin me to.
  • Të udhëtuarit nuk është tipar i këtij profesioni, por nuk do të jenë të pakta herët kur do ju duhet që të merrni pjesë në konferenca dhe seminare brenda dhe jashtë vendit. 

Si profesionistë të kësaj fushe ju zakonisht do të punoni nga e hëna në të premte, prej orës 9:00 deri në orën 17:00, por kujdes kur janë eksperimente në menaxhim e sipër, orët e punës mund të zgjaten. Në të tilla raste mund të përfshihen edhe fundjavat, mbrëmjet ose ndërrimet e turnit.
Nëse ndiheni të lodhur pas një periudhe kohe, mund të kërkoni për një punë me kohë të pjesshme ose me orare fleksibël, ky fakt nuk ka për të ndikuar aspak në karrierën tuaj. Nëse nuk e gjeni më veten në prodhimin e medikamenteve, atëherë keni si opsion zhvillimin e konsulencave për kompanitë farmaceutike, por për të marrë këtë rol duhet të keni disa vite eksperiencë dhe besueshmëri të lartë në tregun e punës.

Pagat e profesionistëve që punojnë në këtë industri kanë tendencë që të jenë ndër më të lartat në treg, kjo për shkak të punës delikate që kanë dhe ndikimit të saj në shoqëri. Pagat për një farmakolog variojnë nga 50.600  lekë në muaj deri në 57.500 lekë në muaj. 

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si udhëzues, pasi në kompani të ndryshme pagesa është e ndryshme. 

Shumica e punëdhënësve ofrojnë trajnime profesionale të nevojshme për ju, në mënyrë që të kryeni një punë më të sofistikuar në laboratorë.

Gjithashtu do të keni nevojë për trajnime për shëndetin dhe sigurinë në punë, pasi jeni gjithmonë të ekspozuar ndaj lëndëve të ndryshme të rrezikshme që shpeshherë mund të jenë dhe shumë të dëmshme për shëndetin. 

Megjithatë, zakonisht ofrohen kurse të shkurtra trajnimi në fusha të tilla si:

  • interpretimi i të dhënave
  • aftësitë prezantuese
  • menaxhimi i projektit
  • shkrimi i raporteve.

Është shumë e rëndësishme marrja e një eksperience paraprake në një profesion të tillë. Duhet të keni përvojë laboratorike, minimumi një vit në industri, në mënyrë që të merreni në konsideratë për një vend të caktuar pune.  Përvoja ka për t’ju ndihmuar jo vetëm në njohjen e profesionit, por edhe në ndërtimin e një rrjeti kontaktesh që në një të ardhmen mund të bëhen mbështetja juaj. 

Nëse keni përfunduar studimet në Farmaci, keni marrë drejtimin e Farmakologut dhe keni një diplomë doktorature në këtë fushë, atëherë keni për të përparuar shumë shpejt në tregun e punës, e rrjedhimisht keni për të ndërtuar karrierën tuaj. Ngritja në detyrë ka gjithmonë më shumë përgjegjësi, kështu që dhe farmakologu kur kalon në një post më të lartë mund të marrë përsipër punë kërkimore shkencore, të cila kanë tendencën që të jenë me kontrata me afat të caktuar, por të paguara shumë mirë.

Përparimi i karrierës brenda industrisë do të thotë që përgjegjësitë tuaja rriten dhe ju duhet të përgjigjeni edhe për çështje të tilla si mbikëqyrja dhe menaxhimi i projekteve. Sa më afër posteve drejtuese të jeni, aq më shumë rritet mundësia për të kaluar më shumë kohë në zyrë dhe jo në laborator. 

Ju gjithashtu mund të zgjidhni të përdorni njohuritë tuaja farmakologjike në fusha të ndryshme, si:

  • këshillim për organet qeveritare dhe organizatat bamirëse mjekësore
  • zhvillimi i biznesit
  • shkencat e informacionit
  • marketingu mjekësor
  • shkrimi mjekësor
  • licencimi apo menaxhimi i produktit.

Një numër i madh farmakologësh janë të punësuar nga kompanitë e mëdha në industrinë farma=ceutike, të cilat përfshihen drejtpërdrejtë në zbulimin dhe zhvillimin e barnave dhe kryerjen e provave klinike.

Gjithashtu keni mundësi që të punësoheni në organizata që kryejnë kërkime klinike ose kompani që synojnë fusha të veçanta të bioshkencës.

Punëdhënës të tjerë mund të jenë:

  • departamentet akademike brenda universiteteve
  • laboratorët qeveritarë
  • agjencitë mjedisore
  • organizatat kërkimore të financuara nga organizata ndërkombëtare
  • institute të tjera kërkimore.

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Farmakolog në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Farmakolog
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Farmakolog është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Farmakolog është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD