Farmacist
Gjirokastra Line
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Farmacist

Aktualiteti

Paga Minimale: 47.427 Lekë
Kërkesa e tregut: E Ulët
Prurjet vjetore: Të Larta

Mundësitë e punësimit

30%

Farmacistët janë profesionistë me përgatitje shkencore që posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe kënaqësia e tyre primare është dhënia e medikamentit të duhur që ka për të ndihmuar pacientin në përmirësimin e shëndetit. Farmacistët janë ekspertë të fushës së ilaçeve dhe dinë me saktësi përdorimin e medikamenteve dhe efektet e tyre në trupin e njeriut. Përveçse janë përgjegjës për dhënien e medikamenteve të recetuara nga mjeku, farmacistët janë të përfshirë në blerjen dhe testimin cilësor të ilaçeve. Ata gjithashtu mund të prodhojnë ilaçe, pasi në disa raste trajtimet duhet të jenë të përshtatura me pacientët individualë.

Do ju duhet që të punoni ngushtë me stafin mjekësor dhe infermierët për t’u siguruar në një farë mënyre që pacientët kanë për të marrë trajtimin më të mirë, sidomos kur gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë. Madje ju mund të jepni këshilla mbi përzgjedhjen e medikamentit, dozën dhe administrimin e tij tek një pacient a tek një tjetër. Ju gjithashtu do të mund që t’i ofroni ndihmë dhe këshilla pacientëve që kanë nevojë për një konsultë para përdorimit të ilaçeve. 

  • Farmacist bujqësor
  • Farmacist në dyqan
  • Farmacist në spital
  • Farmacist veteriner
  • Farmacist industrial
  • Kimist farmaceutik
  • Kimist në industrinë farmaceutike
  • Bakteriolog në farmaceutikë
  • Pedagog në farmakologji
  • Teknik në farmakologji
  • Asistentë dhe teknikë farmaceutik
  • Punonjës ndihmës në farmaci

Si farmacist juve do ju duhet të keni:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi për t'u marrë me pacientët dhe profesionistët e shëndetësisë.
  • Përqendrim të lartë, pasi do ju duhet të punoni me medikamente të ndryshme ku gabimi nuk lejohet kurrsesi.
  • Aftësi për të vendosur në përdorim gjithë njohuritë shkencore për të zgjidhur problematikat që hasen gjatë punës.
  • Aftësi të mira në përdorimin e teknologjisë.
  • Aftësi shumë të mira ndërvepruese, pasi puna juaj është e lidhur drejtpërdrejtë me pacientin dhe nevojën e tij për të përmirësuar shëndetin e për të luftuar sëmundjen.

Si farmacist ju duhet :

  • Të kontrolloni recetat për gabime në mënyrë që të siguroheni për medikamentet që pacienti është duke marrë.
  • Të jepni këshilla për dozën e ilaçeve, të cilat mund të jenë tableta, injeksione, pompa dhe inhalator.
  • Të keni kontakte me personel mjekësor të specializuar për t’u aktualizuar me problemet më të mëdha që përjetojnë pacientët kur marrin medikamente .
  • Të diskutoni trajnimet me të afërmit e pacientëve, farmacistë të tjerë dhe mjekë të specializuar .
  • Të siguroheni që ilaçet të ruhen në mënyrë të përshtatshme dhe të sigurt.
  • Të mbikëqyrni punën e stafit të kualifikuar dhe atij pak të kualifikuar, çdo gabim mund të kthehet në rrezik për shëndetin e pacientit .
  • T’i përgjigjeni pyetjeve që mund të bëhen rreth ilaçeve që ndodhen në qarkullim.
  • Të vazhdoni të kontribuoni në kërkimin dhe zhvillimin e studimeve mjekësore .
  • Të shkruani udhëzime për përdorimin e drogave të lejuara brenda spitalit.
  • Të përgatisni dhe kontrolloni cilësinë e barnave dhe sterilitetin e tyre.

Për të qenë i kualifikuar si farmacist ju duhet: 

  • Të keni përfunduar me sukses studimet në Farmaci.
  • Të keni përfunduar një periudhë prove dhe trajnimi në një farmaci e cila mbulon kompetencat kryesore në fusha të tilla si ilaçet dhe shëndeti.
  • Puna si teknik i farmacisë do ju japë përvojë në mjedisin e punës, por nuk do të keni mundësi të ngjiteni më lartë.
  • Para se të ushtroni aktivitetin tuaj si specialist i ri, do ju duhet që të praktikoheni pranë një farmacisti me përvojë, për të mësuar më shumë jo vetëm rreth profesionit, por edhe rreth problematikave të shpeshta të pacientëve. 

Ju mund të punoni në qendra ambulatore dhe laboratore ku do jeni në kontakt të rregullt me pacientët, pasi një pjesë e mirë e punës suaj lidhet drejtpërdrejtë me trajtimin e pacientëve me medikamente shpeshherë dhe të personalizuara. 

Ju mund të punësoheni si farmacistë pranë zonave të mëdha rurale, ndërsa në qytetet e vegla mundësitë janë më të pakta..

Farmacistët kanë një orar të caktuar pune. Zakonisht farmacitë plotësojnë një cikël prej 12 orësh në ditë, ku janë të ndara me turne, përkatësisht 6 orë turni. Ditët e pushimit janë të përcaktuara dhe respektohen. Megjithatë ka edhe farmaci që janë 24 orë të ditës në 7 ditët e javës hapur, zakonisht ndodhen pranë qendrave spitalore.
Farmacistët plotësojnë 40 orë në javë punë, ku e diela është pushim.
Gjithashtu ju keni mundësinë që të punoni me orë fleksibël ose të pjesshme pasi natyra e profesionit është e tillë. Juve ju lejohen gjithashtu edhe ndërprerjet e karrierës në momentin që e konsideroni të nevojshme, kjo nuk e dëmton punën tuaj edhe pse duhet të jeni gjithmonë në përditësim rreth zhvillimeve të fundit të shkencës dhe mjekësisë.

Farmacisti është një nga specialistët e vetëm që ka marrëdhënie të drejtpërdrejtë me mjekun, pasi vetëm ai ka të drejtë të japë medikamentet e recetuara nga mjeku për pacientin. Pagesa e tyre varion nga 47.427 lekë në muaj deri në  57.500 lekë në muaj. 

Këto shifra janë për farmacistët e punësuar në shtet ose farmaci private, jo për ata që kanë sipërmarrje private.

Pasi të keni përfunduar programin e studimit në farmaci, juve ju lind e drejta që të ushtroni profesionin kudo që ndodheni, por sigurisht keni për ta filluar si farmacist i ri dhe do jeni në kujdes të vazhdueshëm. Megjithatë nëse ju tregoni aftësi të veçanta dhe sigurisht keni mundësinë për të bërë një investim të mirë, atëherë dyert janë të hapura dhe mbështetja ka për të qenë e madhe. 

Për t’u aftësuar është e rëndësishme që të përditësoheni me zhvillimet dhe hulumtimet e fundit rreth medikamenteve duke përfshirë njohuri të tilla si:

  • Medikamentet e reja që janë duke dalë në treg.
  • Metodat e reja të trajtimeve me medikamente.
  • Politikat spitalore për trajtimin e pacientëve me medikamente të ndaluara jashtë spitalit (drogat).
Ju mund ta bëni këtë duke lexuar revistat profesionale dhe duke ndjekur kurse dhe trajnime gjatë gjithë karrierës suaj. 

Para se të përfundoni programin e studimit në Farmaci duhet që të keni fituar eksperiencën e duhur për t'u përballur me tregun e punës.

Çdo njohuri dhe përvojë e profesionit që mund të demonstroni do të jetë e dobishme.

Konsiderojeni si mundësi të mirë përfshirjen në “Urdhrin e Farmacistëve”, puna reale dhe aktive mund t’ju dallojë dhe në këtë mënyrë t’ju hapen dyert në profesion. Është e rëndësishme ta ndërmerrni këtë hap sepse kështu siguroni qasje ndaj profesionistëve të fushës, si dhe mundësi për bashkëpunim dhe mbështetje kur merrni përsipër një rast studimor ose punë kërkimore. 

Si një farmacist i sapo kualifikuar do ju duhet që të zbuloni fusha të ndryshme të farmacisë, siç janë: 

  • farmacia klinike
  • informacioni ose menaxhimi i ilaçeve
  • shërbime teknike
  • shërbime dispenserie
  • shërbime të farmacisë në komunitet
  • radiofarmacia (përdorimi i materialeve radioaktive)

Ju gjithashtu keni mundësinë që të kualifikoheni dhe specializoheni në fusha të tilla të farmacisë si: 

  • kardioligji
  • kujdes pediatrik
  • hematologji
  • sigurim i cilësisë
  • informacion mbi barnat
  • prokurim dhe shpërndarje
  • radiopharmacy

Shumica e farmacistëve janë të vetëpunësuar. Secili ka ndërmarrë përsipër të nisë një biznes privat dhe janë të paktë ata që kërkojnë punë në këtë profesion. Megjithatë si mundësi mbeten gjithmonë farmacitë private, qendrat spitalore publike dhe ato private. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Farmacist në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Farmacist
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Farmacist është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Farmacist është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD