Ekolog
Gjirokastra Line
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Ekolog

Aktualiteti

Paga Minimale: 51.959 Lekë
Kërkesa e tregut: E lartë
Prurjet vjetore: Të Larta

Mundësitë e punësimit

50%

Nëse ju pëlqen që të punoni me çështjet e mjedisit, atëherë një karrierë si ekologji mund të jetë për ju. 

Ekologu merret me mbrojtjen e mjedisit dhe studion e vlerëson ndikimet që kanë në mjedis veprimtaritë njerëzore. Disa nga çështjet më të nxehta në këtë fushë sot janë: ndotja e ajrit, ndotja e ujit, ndotja akustike, ndryshimet klimatike, mbetjet toksike, shterimi dhe degradimi i burimeve natyrore etj.

Këta profesionistë zhvillojnë plane dhe zgjidhje për të mbrojtur, ruajtur, rivendosur, minimizuar dhe parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të mjedisit. Njëkohësisht ata vlerësojnë udhëzimet mjedisore që vijnë nga organizatat që mbrojnë këtë kauzë, identifikojnë shkeljet dhe përcaktojnë masat e duhura korrigjuese  për to.

Ekologët shqetësohen për ekosistemet në tërësi, habitatet dhe shpërndarjen e organizmave (njerëzit, bimët, kafshët) dhe marrëdhëniet nëpërmjet organizmave në mjedisin e tyre. 

Zakonisht këta profesionistë specializohen në fusha të caktuara që lidhen me ekosistemet e ujërave të ëmbla, detare, tokësore, florën, faunën dhe realizojnë që gamë të gjerë detyrash që lidhen me to. 

Shpesh ekologët realizojnë anketime për të identifikuar, regjistruar dhe monitoruar speciet në habitatet e tyre. 

  • Ekologjist
  •  Ekologjist botanik
  •  Ekologjist për mbrojtjen e mjedisit për depozitat e naftës dhe gazit
  •  Ekologjist zoologji
  •  Inxhinier Agromjedisi
  •  Menaxher Mjedisi
  •  Këshilltar mjedisi
  •  Audit mjedisi
  •  Shkencëtar mjedisi
  •  Shkencëtar kërkimor mjedisi
  •  Analist të cilësisë së ujit

Për të qenë një profesionist i mirë në të ardhmen do duhet të tregoni:

  • Entuziazëm dhe dëshirë për të punuar me kafshët dhe bimët;
  • Përkushtim në realizimin e ekspertizave me shumë grupe të organizmave të gjallë;
  • Aftësi për të identifikuar lloje të ndryshme problematikash mjedisore;
  • Entuziazëm për përfshirjen në punët në terren, pavarësisht kushteve atmosferike;
  • Kompetencë për të kërkuar dhe përdorur statistikat dhe të dhënat e tjera ekologjike;
  • Aftësi për të përdorur softuer kompjuterik  për regjistrimin, analizimin dhe paraqitjen e të dhënave dhe raporteve;
  • Shkathtësi shumë të mira në komunikim, hulumtim dhe prezantim;
  • Aftësi shumë të mira në shkrimin e raporteve;
  • Besim në përdorimin e teknikave të anketimit ;
  • Aftësi në menaxhimin e ekipit dhe projekteve të ndryshme;
  • Vetë-motivim dhe energji;
  • Qasje objektive në të punuar. 

Për të qenë profesionistë të mirë në të ardhmen, ekologët  duhet të:

  • Realizojnë kërkime dhe testime për të identifikuar burimet e problemeve të mjedisit;
  • Realizojnë analiza në terren dhe në laborator për të identifikuar burimet e problemeve të mjedisit; 
  • Rekomandojnë mënyra për të parandaluar, kontrolluar dhe rregulluar ndikimin e problemeve mjedisore;
  • Vlerësojnë ndikimin që aktivitetet, projektet dhe zhvillimet e ndryshme potenciale ose të propozuara, mund të kenë në mjedis;
  • Rekomandojnë nëse aktivitetet, projektet dhe zhvillimet e ndryshme duhet të vazhdojnë ose të ndërpriten, në varësi të efektit që kanë mbi mjedisin;
  • Zhvillojnë sisteme të menaxhimit të mjedisit për të mundësuar identifikimin, monitorimin dhe kontrollin e ndikimit të aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve të organizuara në habitate të ndryshme;
  • Koordinojnë zbatimin e sistemeve të menaxhimit të mjedisit;
  • Kryejnë audite për të vlerësuar ndikimin e aktiviteteve, proceseve, mbetjeve, zhurmave dhe substancave ekzistuese në mjedis;
  • Përcaktojnë masat e duhura korrigjuese për shkeljet e identifikuara;
  • Kontrollojnë lejet, licencat, aplikimet dhe të dhënat e tjera, për të siguruar pajtueshmërinë me nevojat e lancimit;
  • Verifikojnë që kimikatet e dëmshme përdoren, ruhen dhe shpërblehen në përputhshmëri me rregulloren e paracaktuar;
  • Ofrojnë këshilla teknike dhe mbështetin organizatat për trajtimin e problemeve mjedisore në mënyrë që të reduktohet dëmtimi i mjedisit dhe të minimizohen humbjet financiare;
  • Zhvillojnë plane për ruajtjen e mjedisit;
  • Përgatitin artikuj dhe raporte shkencore;
  • Realizojnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit në formatin fizik dhe elektronik;
  • Mbikëqyrin punën  e profesionistëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga konventat. 

Si profesionist të rinj do t’ju kërkohet vetëm një diplomë në shkenca biologjike ose në lëndë mjedisore, ndërsa për të avancuar në karrierë do duhet të thelloni njohuritë tuaja. Për të qenë konkurrent për tregun dhe për të rritur mundësitë tuaja të punësimit, ju do duhet të merrni njohuri në subjekte të tilla si:
  • Shkenca të jetës
  • Biologji
  • Botanikë/Shkenca të bimëve
  • Ekologji
  • Biologji mjedisore
  • Menaxhim mjedisor
  • Gjeografi
  • Biologji detare
  • Zoologji.
Disa punëdhënës kërkojnë kandidatë me kualifikime pasuniversitare, veçanërisht kur këta të fundit aplikojnë për pozicione që kërkojnë njohuri të specializuara, p.sh.: konsulencë ose marrëdhënie akademike. 

  • Mundësitë e punësimit janë të disponueshme në të gjithë vendin, si në zonat urbane ashtu edhe në ato  rurale. Nuk mungojnë kurrsesi edhe mundësitë e punësimit jashtë vendit.
  • Vendet ku do ju duhet të punoni, përfshijnë një gamë të gjerë të habitateve, duke filluar nga pyjet e duke vazhduar deri tek mjediset detare. 
  • Ekologët ka të ngjarë që të jenë pjesë e një ekipi të madh multidisiplinar ku përfshihen inxhinierë, rojtarë të hapësirave të gjelbërta dhe stafi administrativ. 
  • Anketimi në terren mund të jetë punë shumë kërkuese dhe shpesh duhet durim për të marrë të dhënat e nevojshme. Kjo është një punë që kryhet në cilindo moment, pavarësisht kushteve atmosferike. 

Orari dhe kushtet e punës ndryshojnë sipas rolit dhe eksperiencës suaj në punë. Pozicionet më të larta, si me shumicën e vendeve të punës, kanë tendencën të jenë më shumë të angazhuar në menaxhimin e detyrave të ngarkuara.

Orët mund të jenë të përcaktuara paraprakisht nga punëdhënësit, megjithatë ato varën nga kompania dhe projektet ku jeni duke marrë pjesë.
Orari i punës për ata që realizojnë konsulencë mjedisore ndryshon në varësi të afateve që projekti ka.

Profesionistët në këtë fushë merren drejtpërdrejt me mbrojtjen e mjedisit, ndaj dhe pagesa është relativisht e lartë. Paga mujore e një ekologu varion nga 51.959 lekë për profesionistët e rinj, deri në 55.638 lekë për ekspertët e fushës. 

Në shifrat e përmendura më lartë, nuk përfshihet paga konsulentit,  i cili të ardhurat i ka të varura drejtpërdrejt nga projektet që është duke punuar dhe aftësitë e tij në realizimin e ekspertizave në mënyrë profesionale.  

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si udhëzues.

Trajnimet tuaja si profesionist duhet të jenë të shumta, kjo sepse si profesionist i ri pritet nga ju që të keni aftësi themelore në identifikimin e problemit mjedisor, të cilat fitohen vetëm nëpërmjet përvojës dhe shkathtësimit në punë.

Provoni të realizoni kurse të jashtme trajnimi, të cilat mund t’i bëni pjesë edhe të punës suaj në një të ardhme. Ka shumë kompani dhe organizata të cilat ofrojnë një paketë të plotë trajnimesh dhe një buxhet të caktuar për të, kjo sepse aftësimi juaj është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e punës. 

Nëse një trajnim ose kurs është pak për ju, atëherë mund të zgjidhni të studioni në nivelin pasuniversitar në fusha të tilla si ekologji, menaxhim mjedisi etj. 

Eksperienca para përfshirjes në profesion është thelbësore dhe ju ndihmon të zhvilloni aftësi jetike, të cilat në një të ardhme do të jenë të dobishme për realizimin e punës suaj. Për të fituar eksperienca pune, mënyrat janë nga më të ndryshme duke filluar që nga praktikat shkollore e duke përfunduar tek intershipet. Disa programe studimi të nivelit të lartë përfshijnë një periudhë praktike pune në terren dhe pse jo mos të përpiqeni të merrni sa më shumë module praktike që të jetë e mundur. 

Një mundësi tjetër shumë e mirë mund të jetë edhe vullnetarizmi në kompanitë që ofrojnë shërbime të tilla mjedisore. Vullnetarizmi ose praktikat në zonën tuaj të interesit mund t’ju japë një përvojë të çmuar.

Konkurrenca në këtë fushë është shumë e ashpër, kjo për shkak të ndikimit që ka në shoqëri dhe kërkesës së lartë të profesionistëve për të. 

Megjithatë nëse tregoni vullnetin dhe aftësitë e duhura ju mund të ecni lartë në karrierë, pasi organizatat e mëdha zakonisht ofrojnë mundësi të strukturuara promovimi. Këto struktura ju bëjnë të mundur që nga një profesionist i thjeshtë, të mund të kaloni në rolin e ekologut të lartë ose drejtuesit të departamentit. 

Pozicionet më të larta vetvetiu nënkuptojnë më shumë punë në zyrë dhe më shumë ngarkesë me detyra menaxheriale )planifikimin buxhetit, menaxhimin e resurseve humane etj), gjë që do të thotë se duhet të keni përqendrim të lartë. 

Mundësi tjetër shumë e mirë për ekologët me eksperiencë është edhe përfshirja ose krijimi i një zyre konsulence, ku mund të ofroni ekspertiza të specializuara rreth çështjeve me më shumë ndikim dhe ndjeshmëri që lidhen me mjedisin. 

Punëdhënësit më të mëdhenj përfshijnë mediat, marrëdhëniet me publikun, institucionet arsimore, bizneset dhe industrinë e mjedisit. Anketimet kryhen nga profesionistët e fushës që punojnë në organizatat e mësipërme dhe realizohen për të mbikëqyrur e përcaktuar dëmtimet  nga: firmat e ndërtimit, firmat që ndërtojnë autostrada, kompanitë e grumbullimit të mbeturinave dhe kompanitë e energjisë së rinovueshme.  

Ashtu si edhe në fushat e tjera, edhe në ekologji kontaktet janë shumë të rëndësishme, ndaj krijimi i një rrjeti të gjerë ka për të qenë me vlerë dhe i dobishëm për ju. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Ekolog në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Ekolog
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Ekolog është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Ekolog është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD