Drejtues të Prodhimit në Peshkim dhe Akuakulturë
Elbasani
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Drejtues të Prodhimit në Peshkim dhe Akuakulturë

Aktualiteti

Paga Minimale: 84.329 Lekë
Kërkesa e tregut: E Mesme
Prurjet vjetore: Të Ulta

Mundësitë e punësimit

70%

Drejtuesit e prodhimit në peshkim dhe akuakulturë planifikojnë, koordinojnë dhe drejtojnë në një shkallë të gjerë veprimtarinë e peshkimit dhe akuakulturës. 

Këta profesionistë kujdesen për prodhimtarinë e peshqve nëpërmjet ngritjes së impianteve të mbarështimit artificial të peshkut ose varieteteve të tjera të gjallesave ujore, por njëkohësisht kujdesen edhe për gjuetinë si në ujërat e ëmbla ashtu edhe në ato të kripura, në mënyrë që mos të abuzohet me to. 

Një drejtues i prodhimit në peshkim dhe akuakulturë është përgjegjës jo vetëm për mbarështimin, por edhe për rritjen e peshkut që përdoret për tregim me shumicë ose pakicë. 

Fermat e peshqve, ose siç quhen ndryshe rezervatet e peshqve, duhet të kenë patjetër dikë të punësuar që ka studiuar në këtë fushë dhe që di sesi mund të bëhet mbarështimi i tyre dhe kur është momenti i përshtatshëm për t’u tregtuar. 

Akuakualtura, pra bujqësia e peshkut, është një biznes intensiv i mbarështimit të peshqve. Puna e këtij profesionisti konsiston në menaxhimin dhe ruajtjen e habitateve të peshkut përgjatë gjithë vitit, duke u kujdesur për shëndetin dhe mirëqenien e tyre. 

  • Drejtor në fushën e zhvillimit të akuakulturës
  •  Drejtor në fushën e peshkimit
  •  Menaxher i prodhimit në akuakulturë
  •  Menaxher i operacioneve të peshkimit
  •  Kapiten peshkimi 
  •  Menaxher barke peshkimi

Për të qenë një profesionist i mirë në të ardhmen, duhet të keni:

  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin e burimeve natyrore;
  • Aftësi shumë të mira në menaxhimin e bizneseve, pasi do ju duhet të keni marrëdhënie të drejtpërdrejta dhe të rregullta me klientë dhe biznese të tjerë;
  • Aftësi shumë të mira në llogaritjen e regjimeve të të ushqyerit dhe mënyrës së të shumuarit. 

Drejtuesit e prodhimit në peshkim dhe akuakulturë duhet të:

  • Monitorojnë prodhimtarinë në peshkim/akuakulturë, si dhe planifikojnë sasinë që nevojiten për të përmbushur kërkesat e tregut;
  • Kontrollojnë prodhimet e peshkimit/akuakulturës, si dhe të realizojnë administrimin e të ardhurave dhe shpenzimeve;
  • Realizojnë marrëveshje me kapitenët, pronarët e anijeve (peshkarexhave), si dhe me pronarët e fermave të akuakulturës, për të bashkërenduar veprimtarinë e prodhimit dhe të peshkimit;
  • Organizojnë dhe kryejnë testime në lidhje me identifikimin e sëmundjeve ose parazitëve të ndryshëm që mund t’i prek këto habitate;
  • Marrin masa për të përmirësuar vendet e rritjes dhe të ruajtjes së peshkut, siç mund të jenë rezervatet ose basenet e ndryshme;
  • Marrin masa për uljen e ndotjes së ujit qofshin këto të ëmbla ose të kripura;
  • Drejtojnë procesin e riprodhimit të peshkut, monitorojnë lëndët, teknikat e mjetet  e përdorura gjatë procesit, si dhe investojmë të gjitha njohuritë profesionale në këtë proces;
  • Monitorojnë transferimin e peshkut në momentin që ai ka arritur formimin dhe pjekurinë e duhur për t’u tregtuar;
  • Sigurojnë furnizimet, matjet, pajisjet, si dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për kryerjen e aktivitetit të peshkimit;
  • Organizojnë mirëmbajtjen e anijeve, varkave, si dhe çdo pajisjeje tjetër që është në funksion të aktiviteteve të peshkimit;
  • Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit të peshkimit.

Për të qenë një profesionist i mirë dhe i kërkuar në një të ardhme, do duhet të jeni i kualifikuar dhe të tregoni se njohuritë tuaja në këtë fushë janë të shumta. Megjithatë para se të keni një diplomë në programin e studimit “Akuakulturë dhe Peshkim”, fillimisht do duhet të keni njohuri të thelluara në subjektet e mëposhtme:
  • Bujqësi;
  • Shkenca kimike dhe biologjike;
  • Akuakulturë;
  • Biologji;
  • Shkenca mjedisore (biologjike);
  • Menaxhim i peshkimit;
  • Shkenca detare;
  • Shkenca  veterinare;
  • Zoologji.
Duhet thënë se një diplomë nuk të bën profesionist të mirë, ndaj edhe për shumë nga punëdhënësit nuk është domosdoshmëri paraqitja e një të tille, por përvoja e fituar, aftësitë dhe mënyra sesi i zgjidhni problematikat janë më të rëndësishmet.  

E njëjta gjë vlen edhe për kualifikimet pasuniversitare  në momentin që keni siguruar një vend pune, mirëpo nëse dëshironi mund të realizoni kurse ose trajnime për akuakulturë ose menaxhim, të cilat në një të ardhme mund të rezultojnë si njohuri të dobishme. 

Për të gjithë ata që dëshirojnë të thellohen në profesion kanë mundësi që të vazhdojnë doktoraturën dhe të zhvillojnë kërkime dhe hulumtime të hollësishme rreth çështjeve kryesore që e shqetësojnë ose jo këtë profesion. Fushat tipike të hulumtimit mund të përfshijnë sëmundjet e peshqve, riprodhimin, gjenetikën, të ushqyerit, sistemet e prodhimit, si dhe faktorët mjedisorë që ndikojnë në botën ujore. 

  • Fermat e peshkut janë të pozicionuara në të gjithë territorin e vendit, por përqendrimet më të larta janë pranë zonave bregdetare.
  • Puna juaj do të jetë e ndarë mes zyrës dhe punës në terren, menaxhimit të stafit dhe përdorimit të programeve të planifikimit. 
  • Drejtuesit e prodhimit në peshkim dhe akuakulturë zakonisht punojnë në kushte të izoluara me një ekip të vogël ndihmës. 
  • Kompanitë ndërkombëtare të fermave të peshkut janë të pozicionuara në të gjithë botën, kështu që mundësitë e punësimit jashtë vendit janë të jashtëzakonshme. 
  • Aktualisht shumica e drejtuesve të prodhimit në peshkim dhe akuakulturë janë meshkuj. 

Në periudha të caktuara të vitit edhe orari i punës është i gjatë, kjo për shkak të angazhimeve që kanë. Si proces pune drejtuesi i prodhimeve të peshkimit dhe akuakulturës përfshin edhe punë jashtë orarit, të cilat mund t’ju marrin mbrëmjet ose fundjavat dhe përfshijnë: hartimin e plan- projekteve për mbarështimin e peshqve, parashikimin e problematikave që mund të shfaqen në bazë të ambientit se ku shumohen këto specie etj.

Thirrjet e emergjencës kanë për të qenë gjithmonë të pranishme, kjo sepse jeni ju ai që përgjigjeni për mbarëvajtjen dhe mbarështimin e peshqve.

Drejtuesit e prodhimit në peshkim dhe akuakulturë kanë një pagesë e cila varion nga 84.329 lekë për profesionistët e rinj, deri në 86.619 lekë për ata që janë ekspert të fushës. 

Megjithatë këto nuk janë paga fikse, pasi në shumë raste këtyre profesionistëve iu duhet që të zhvendosen larg banesave të tyre, ku iu sigurohet akomodimi dhe/ose përdorimi i një automjeti. Nuk kanë për të qenë të pakta herët kur kanë për të pasur pagesa të larta dhe bonuse, sidomos kur prodhimtaria është e larta dhe puna e tyre është duke nxjerrë frytet e veta. 

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si udhëzues. 

Si profesionistë ju keni të drejtën që të trajnoheni, edhe pse shumë punëdhënës do të presin që ju të posedoni tashmë aftësi të arsyeshme teknike, të fituara këto përmes eksperiencës në punë. Mbani mend që krahas aftësive teknike shumë i rëndësishëm është edhe argumentimi akademik, i cili luan një rol kyç në avancimin tuaj si profesionist. 

Gjatë muajve të parë të karrierës suaj do duhet të përfshiheni në realizimin  e punëve që kanë të bëjnë me kujdesin fillestar të peshqve ose shkrimin e raporteve tashmë të analizuara më parë nga profesionistët. Sapo të jeni përshtatur me metodat e veçanta të punës dhe punëdhënësit, do mund të avanconi dhe të merrni përgjegjësi si mbikëqyrëse ashtu edhe menaxheriale. 

Kompanitë e ushqimit të peshkut sigurojnë trajnim në aspekte të tilla si menaxhimi, sëmundjet e peshkut etj. 

Eksperiencat para se të përfshiheni në tregun e punës janë thelbësore. Është shumë e vështirë që dikush pa aftësi praktike në akuakulturë të jetë i suksesshëm në avancimin në një vend pune. 

Për të fituar eksperiencën e duhur mund të ndërmerrni praktika, të cilat zhvillohen pranë fermave të peshkut. Vetëm në këtë mënyrë do të fitoni aftësitë e duhura praktike dhe keni për të parë nëse jeni ose jo të përshtatshëm për punën. 

Kjo është një fushë shumë kërkuese, kështu që kontaktimi me pronarët e fermave të peshkut ka për të qenë relativisht frytdhënës. 

Shumë ferma peshqish menaxhohen nga vetë pronarët e tyre, të cilët realizojnë pjesën më të madhe të punës, ndërsa për sa i përket drejtuesve të punësuar, mundësitë e avancimit të karrierë janë më të dukshme dhe sigurisht më të larta. 

Këta profesionistë mund  të njihen më shumë me akuakulturën nëse vendosin të ndjekin kurse të posaçme për akuakulturën, gjë e cila mund t’i ndihmojë në një avancim më të shpejt të karrierës.

Institucionet qeverisëse dhe prodhuesit e ushqimit ndonjëherë ofrojnë mundësi shumë të mira për të realizuar punë kërkimore. 

Punëdhënësit tipikë të këtyre profesionistëve janë kryesisht fermat e mëdha (rezervatet), të cilat kanë në qendër rritjen dhe tregtimin e peshqve të tillë si: Troftë, Levrek, Krap, Kocë etj. 

Tjetër mënyrë punësimi janë edhe peshkarexhat të cilat tregtojnë me pakicë, pra tregtojnë peshk të kapur në lumenj, liqene, etj. Një numër shumë i vogël tregtarësh merren me ushqimin dhe rritjen e peshqve zbukurues, të cilët shiten në dyqanet e kafshëve. 

Burime të tjera të mundshme të punësimit përfshijnë: 

  • Qendrën e  peshkimit dhe akuakulturës;
  • Departamentet e mjedisit;
  • Agjencitë e mjedisit;
  • Fermat e peshkimit;
  • Akuariumet ose qendrat e kushtuara për jetën detare;
  • Autoritet rajonale që kujdesen për mbrojtjen e ujit. 
Nëse zgjidhni jetën akademike, do duhet të fitoni grada shkencore, në mënyrë që të mund të punësoheni si pedagog ose studiues në këtë fushë. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Drejtues të Prodhimit në Peshkim dhe Akuakulturë në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Drejtues të Prodhimit në Peshkim dhe Akuakulturë
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Drejtues të Prodhimit në Peshkim dhe Akuakulturë është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Drejtues të Prodhimit në Peshkim dhe Akuakulturë është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD