Dizajner grafik
Elbasani
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Dizajner grafik

Aktualiteti

Paga Minimale: 61.688 Lekë
Kërkesa e tregut: E lartë
Prurjet vjetore: Të Mesme

Mundësitë e punësimit

70%

Dizajnerat grafikë krijojnë prezantime imazhi apo informacioni për media të ndryshme, përfshi: media print, televizion, industri filmi etj. Pra dizajnerat grafikë  kombinojnë aftësitë e tyre kreative me njohjen shumë të mirë të programeve të avancuara kompjuterike, për të krijuar produktin që ju kërkohet.

Si dizajner grafik  profesionistit i duhet të dëgjojë dhe kuptojë nevojat e klientit para se të marrë vendime për formën e projektimit.

Një profesionist i tillë  punon me shumëllojshmëri produktesh dhe aktivitetesh, të tilla si faqet e internetit, reklamat, librat, revistat, posterat, lojërat kompjuterike, paketimet e produkteve, ekspozitat dhe shfaqjet, por pa anashkaluar edhe krijimin e identitetit të bizneseve të ndryshme, duke iu dhënë një markë vizuale.

Pavarësisht të gjithave ky profesion kërkon që të keni stil krijues, njohuri të konsiderueshme të softuerëve të industrisë dhe qasje profesionale në kohë, kosto dhe afate.

  • Dekorator kinemaje
  • Dizajner grafik dekorator
  • Dizajner grafikësh
  • Dizajner në multimedia
  • Dizajner skene
  • Grafist në multimedia
  • Animator/Dizajner për filma të animuar 
  • Ilustrator
  • Projektues në multimedia 
  • Projektues publikimi 

Përveç aftësive teknike dhe të vizatimit, do t’ju duhet të tregoni:

  • Pasion, entuziazëm dhe stil krijues në dizajn;
  • Qasje fleksible kur punoni në ekip;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim për të interpretuar dhe negociuar informacione të ndryshme me klientët;
  • Aftësi shumë të mira prezantuese dhe vetëbesim të lartë për t’i shpjeguar dhe shitur idetë klientëve;
  • Aftësi në menaxhimin kohor;
  • Aftësi për të përballuar disa projekte në të njëjtën kohë;
  • Saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve, sidomos kur ndodheni pranë finalizimit të projekteve;
  • Aftësi shumë të mira në komunikim dhe në krijimin e rrjeteve të kontakteve.

Dizajnerat grafikë  duhet të:

  • Përcaktojnë objektivat e produktit duke u konsultuar me klientin;
  • Studiojnë, analizojnë klientin, organizatën dhe produktet e mëparshme të ngjashme të klientit;
  • Studiojnë, analizojnë produktet e ngjashme në treg për të krijuar një produkt të diferencuar;
  • Formulojnë konceptet e dizenjimit për produktin që do komunikohet;
  • Konsultohen për dizenjimin e produktit me analistë biznesi, arkitektë dhe programues softueri;
  • Përgatisin skica, diagrama dhe modele të ndryshme në print apo kompjuter për të komunikuar konceptet për dizenjimin e produktit;
  • Dizajnojnë grafikë kompleks dhe animime për të kënaqur kërkesat funksionale estetike dhe kreative të modelit që do të prezantojnë;
  • Përshtasin skicën apo imazhin digjital me tekstin apo informacionin që produkti duhet të përcjellë;
  • Krijojnë imazhe 2D apo 3D, duke vendosur objektin në lëvizje, duke ilustruar një proces ose duke përdorur programe animimi në kompjuter, print apo modelim;
  • Sigurojnë nga klienti ose nga ekspertët e kamerës, materiale filmike me cilësi të lartë HD, në rast prodhim video;
  • Transferojnë dokumente audio, video për t’u edituar në mënyrë digjitale ose i editojnë vetë duke përdorur programe të posaçme ( Adobe Premiere, Final Cut Pr) etj.;
  • Regjistrojnë zërin audio në rast reklame, dokumentari, etj. dhe përdorin programet përkatëse kompjuterike për pastrimin e zërit;
  • Montojnë pamjet video, audio duke përdorur efekte muzikore dhe vizuale;
  • Krijojnë punë artistike që përdoren në lojëra kompjuterike;
  • Krijojnë sekuenca të animuara duke përdorur programet softuerë;
  • Arkivojnë materialet video, audio, apo imazhet digjitale në një sistem të organizuar dhe ruajtje të të dhënave;
  • Zgjedhin, specifikojnë apo rekomandojnë materialet funksionale, estetike dhe mediatike për publikim, shpërndarje apo shfaqje skenike;
  • Detajojnë dhe dokumentojnë produktin e dizajnuar të përzgjedhur për prodhim;
  • Mbikëqyrin ose ndërmarrin vetë prodhimin e modelit të dizajnit në mediat e përzgjedhura së bashku me klientin;
  • Respektojnë kushtet e kontratës për dorëzimin e produktit cilësor dhe në afat;
  • Respektojnë ligjet në fuqi për të drejtën e autorit;
  • Rritin profesionalizmin e tyre përmes njohjes së programeve të avancuara kompjuterike, teknikave dizenjuese, e-learning, etj.

Subjektet që mund t’ju ndihmojnë në punën si dizajner grafik përfshijnë kryesisht artet vizuale. Në veçanti një diplomë në subjektet e mëposhtme mund të rrisë mundësitë tuaja të punësimit:

  • Dizajn 3D;
  • Dizajn i komunikimit;
  • Film / Televizion;
  • Arte të bukura;
  • Dizajn grafik;
  • Ilustrim;
  • Fotografi;
  • Arti vizual.
Çdo kurs i bazuar në dizajn do t’ju japë baza dhe njohuri shumë të mira rreth dizajnit, historisë së artit dhe teknikave të realizimit të logove.

Disa role të veçanta nuk kërkojnë domosdoshmërisht diplomë, pasi oferta e punës mund të bazohet edhe në standardin e punëve që përmban portofoli juaj. Megjithatë përparimi pa trajnime është jashtëzakonisht shumë i vështirë dhe shumica dërrmuese e dizajnerave grafikë kanë kualifikime të larta.

Një kualifikim pasuniversitar nuk është i nevojshëm për përfshirjen në tregun e punës, por përvoja paraprake është thelbësore.

  • Puna juaj mund të jetë e përqendruar në zyra të përbashkëta, të cilat keni për t’i ndarë me shumë kolegë dhe të rralla mund të jenë rastet kur mund të keni një zyrë tuajën individuale.
  • Dizajnimi grafik  shpesh përfshin të punuarin ulur para një kompjuteri për periudha të gjata kohore.
  • Do të ndieni kënaqësi nga krijimi i veprave të artit me cilësi të lartë.
  • Mundësitë e punësimit janë të disponueshme në të gjithë vendin, kryesisht në qytetet e mëdha ku edhe mbizotërojnë agjencitë e reklamave.

Zakonisht orët e punës janë vetëm 37 orë në javë, por nuk kanë për të qenë të pakta herët kur do ju duhet që të punojnë edhe më shumë për të arritur afatet e paracaktuara. Mundësitë e të punuarit me kohë të pjesshme janë prezente, por mund të jenë shumë të vështira për t’u gjetur.

Është e nevojshme që para se të përfshiheni seriozisht në një punë në profesion, të keni krijuar eksperiencë disavjeçare dhe rrjedhimisht rrjeti juaj i kontakteve të jetë i zgjeruar.

Paga e një dizajneri grafik është në varësi të sektorit në të cilit punon, vendndodhjes, përvojës dhe reputacionit që ka. Kështu që në një mesatare një profesionist në këtë fushë paguhet nga 61.688 lekë në muaj për profesionistët e rinj deri në 88.800 lekë në muaj për ekspertët e fushës.

Megjithatë profesionistët që zgjedhin të punojnë nga shtëpia kanë tendencën që të kenë paga më të larta se ato që ofrojnë agjencitë e dizajnit.

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si udhëzues.

Ky është një profesion që mësohet duke punuar, përveç aftësimit në softuerët përkatëse të cilat kanë nevojë për njohuri shtesë dhe trajnime të veçanta.

Si dizajner grafik  ju duhet të jeni të aftë të përdorni paketa të ndryshme si: InDesign, QuarkXPress, Ilustrator, Acrobat dhe Dreamweaver.

Për të mësuar programet e duhura të softuerit mund të ndodhë që disa punëdhënës t’i paguajnë këto trajnime, në rast të kundërt do duhet të merrni iniciativë private.

Anëtarësimi në organe profesionale mund të rrisë njohuritë tuaja duke siguruar akses në burime, këshilla dhe trajnime të dobishme. 

Praktikat janë shumë të dobishme në këtë profesion, veçanërisht nëse keni referenca dhe rekomandime që dëshmojnë punën që ju keni bërë. Përvoja më e vlefshme vjen nga përfshirja në projekte , ku së bashku me punën ju ndërtoni edhe portofolin tuaj.

Duke pasur vlerësimin për projektet tuaja që në universitet, në një të ardhme mund ta keni më të thjeshtë, pasi këto vlerësime janë shumë të dobishme, jo vetëm për të treguar angazhimin tuaj në profesion, por edhe për t’ju dhënë mundësinë që të flisni përmes fakteve. 

Progresi në këtë profesion fillon pas dy ose tre viteve. Gjatë kësaj kohe ju keni për të arritur që të mësoni gjithë aftësitë e duhura dhe të  jeni të përgatitur për hapat e mëtejshëm. Kjo fazë duhet thënë që është një nga më të vështirat pasi duhet të punohet fort për të zhvilluar reputacionin si dhe për të krijuar kontaktet e duhura, të cilat janë gjithmonë të rëndësishme, pavarësisht fazës së karrierës në të cilën ndodheni.

Dizajnerët e suksesshëm mund të jenë në gjendje të aplikojnë për postin e projektuesit vetëm pasi kanë kaluar minimalisht pesë vite punë.

Në përgjithësi, zhvillimi i karrierës varet nga lëvizjet e shpeshta të punës dhe kompanitë që zgjidhni të punoni, kjo sepse gjithë përvojat shërbejnë për të zgjeruar portofolin tuaj.  Duhet të mendoni strategjikisht për lëvizjet e karrierës dhe të konsideroni mundësitë e zhvillimit brenda secilit rol që fitoni.

Është e mundur që pas dhjetëve viteve punë të mund të zgjidhni të vetëpunësoheni. Tregohuni të vëmendshëm, duhet të ndërtoni një reputacion të mirë.

Punëdhënësit më të mëdhenj të këtyre profesionistëve janë agjencitë e specializuara të dizajnit dhe reklamave. 

Megjithatë ka shumë dizajner grafikë që zgjedhin të përfshihen edhe në fusha të tilla si: shtëpitë botuese, revistat, kompanitë multimediale, qeverisja vendore, kompanitë e lojërave kompjuterike, institucionet arsimore, televizionet dhe industritë e paketimit.

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Dizajner grafik në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Dizajner grafik
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Dizajner grafik është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Dizajner grafik është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD