Dietologë dhe specialistë të ushqimit
Korca
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Dietologë dhe specialistë të ushqimit

Aktualiteti

Paga Minimale: 50 000 Lekë
Kërkesa e tregut: E lartë
Prurjet vjetore: Të Mesme

Mundësitë e punësimit

70%

Shkenca e të ushqyerit është një nga fushat më të kërkuara, sidomos kohët të fundit, për shkak se shoqëria po ndërgjegjësohet gjithmonë e më shumë për të mirat që i sjell organizmit mirëushqyerja.

Si dietolog ju keni për të gjeneruar, vlerësuar dhe shpërndarë këshilla rreth mënyrës së ushqyerjes të bazuara këto në dëshmi shkencore të realizuara nga ekspertë të fushës. 

Si profesionistë ju do të punoni në mjedise të ndryshme si:

  • Klinika dermatologjike
  • Qendra spitalore publike
  • Spitale private
  • Institucione arsimore dhe kërkimore
  • Prodhues ose shitës produktesh ushqimore
  • Media
  • Organizata sportive

  • Dietolog mjekësor
  • Këshillues dietash industria e ushqimit
  • Specialist i ushqimit
  • Mjek dietolog
  • Mjek dietolog i shëndetit publik
  • Dietolog hulumtimi/kërkimi
  • Pedagog në dietologji
  • Kuzhinier për dieta të veçanta

Për të qenë një profesionit i mirë në të ardhmen do t'ju duhen:

  • Aftësi njohëse shumë të mira të shkencës së ushqimit.
  • Shkathtësi të mira në komunikim duke përfshirë këtu si prezantimin verbal ashtu edhe atë me shkrim.
  • Pasion, entuziazëm dhe ndjeshmëri e lartë.
  • Aftësi të mira inkurajimi dhe motivimi për të tjerët.
  • Aftësi të mira të të punuarit në grup.
  • Aftësi shumë të mira të të punuarit në mënyrë të pavarur.
  • Aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
  • Aftësi të veçanta në kërkimin, vlerësimin dhe raportimin e të dhënave.
  • Vetë-motivim dhe disa mendime shumë të mira për krijimin e një biznesi.
  • Angazhim të plotë për të pasur zhvillim të vazhdueshëm profesional. 

Dietologu dhe specialisti i ushqimit kryen një pjesë ose tërësinë e funksioneve të mëposhtme, sipas mënyrës së organizimit të punës:

  • Këshillojnë individët, familjet dhe komunitetet mbi mënyrën e të ushqyerit dhe planifikimin e dietave.
  • Instruktojnë individë dhe organizata mbi përgatitjen e ushqimit për të maksimizuar përfitimet shëndetësore dhe për të ulur rreziqet potenciale ndaj shëndetit.
  • Planifikojnë dieta dhe menu ushqimore për ambiente ku ofrohet ushqim.
  • Mbikëqyrin përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit në ambientet ku shërbehet ushqim.
  • Monitorojnë sasinë dhe cilësinë e ushqimit të konsumuar.
  • Vlerësojnë të dhënat në lidhje me shëndetin dhe të ushqyerit e individëve, grupeve dhe komuniteteve, bazuar në vlerat ushqyese të ushqimit.
  • Zhvillojnë metoda për vlerësimin e të ushqyerit.
  • Kryejnë planifikimin dhe zbatimin e programeve të ndërhyrjes për përmirësimin e niveleve ushqyese.
  • Kryejnë trajnime për individë dhe komunitete për të përmirësuar mënyrën e të ushqyerit.
  • Kryejnë përgatitjen dhe administrimin e buxhetit për ushqimet, pajisjet dhe furnizime të tjera.
  • Këshillojnë blerjen e ushqimeve në përputhje me standardet e sigurisë së shëndetit.
  • Kryejnë zgjedhjen, trajnimin dhe mbikëqyrjen e punëtorëve që planifikojnë, përgatisin dhe shërbejnë ushqimin.
  • Koordinojnë shërbimet e këshillimit dietik.
  • Këshillojnë menaxherët e shërbimit ushqimor dhe organizatat mbi higjienën, procedurat e sigurisë, zhvillimin e menusë dhe buxhetimin.
  • Kryejnë organizimin, zhvillimin, testimin dhe përgatitjen e vakteve të veçanta si vakte me yndyrë të ulët, kolesterol të ulët dhe pa kimikate.
  • Testojnë produktet dhe pajisjet e reja ushqimore.
  • Konsultohen me profesionistë të tjerë të shëndetit për të menaxhuar nevojat dietike dhe ushqimore të pacientëve.
  • Zhvillojnë produkte ushqimore të ndryshme.
  • Vlerësojnë produktet ushqimore nëse i përmbushin nevojat e vlerave ushqyese.
  • Kryejnë kërkime mbi të ushqyerit.
  • Shpërndajnë rezultat e kërkimeve me anë të konferencave shkencore.
  • Përgatisin artikuj dhe raporte shkencorë për të promovuar rezultatet e arritura nga kërkimet.
  • Kryejnë arkivimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë.
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata.
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit.
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Nuk ka një veti specifike që ju kërkohet para se të bëheni dietologë, megjithatë punëdhënësit presin që të keni njohuri paraprake shumë të mira në këtë fushë e rrjedhimisht edhe eksperiencë pune. 

Kështu që për të qenë më afër studimeve provoni që të ndiqni një nga specializimet e mëposhtme:

  • Të ushqyerit e kafshëve.
  • Të ushqyerit global / ndërkombëtar.
  • Të ushqyerit njerëzor.
  • Të ushqyerit dhe stërvitja.
  • Ushqimi dhe shkenca ushqimore.
  • Të ushqyerit dhe shëndeti publik.
  • Të ushqyerit e sportistëve.

  • Puna kërkimore zakonisht bazohet në laboratorë ose klinika të posaçme që janë krijuar posaçërisht për këtë profil. 
  • Mundësitë e punësimit janë në të gjithë vendin.
  • Sapo të keni fituar përvojë, keni mundësinë që të ofroni konsulenca brenda sektorëve publikë dhe privatë.
  • Nëse punoni si dietolog pranë klubeve sportive, do ju duhet që të udhëtoni shumë pasi keni për të shoqëruar sportistët në trajnime, turne ose kompeticione të ndryshme. 

Orët e punës në këtë profesion janë kryesisht të paracaktuara. Sot ne nuk kemi të punësuar dietologë në spitale shtetërorë, pasi të gjithë operojnë si dietologë privatë, gjë që jep mundësinë e të punuarit me pacientë që ia dinë vlerën këtij profesionisti. Orët e punës mund të jenë të zgjatura, mund të përfshihen ditët e pushimit, ndoshta fundjavat, në varësi kjo të politikave të biznesit që keni zgjedhur.

Puna e një dietologu është e fokusuar tek mirëushqyerja kështu që domosdoshmëria e tij është e ditur. Kryesisht profesionistët e kësaj fushe janë të vetëpunësuar, ndaj edhe është e vështirë të përcaktohet një pagesë fikse për shërbimet që ofrohen.

Si dietolog i ri ju keni për të punuar gjithmonë nën mbikëqyrjen e një ekipi të specializuar. Ata kanë për të qenë mbështetës me përvojë që kanë për të monitoruar praktikën dhe kanë për të dhënë këshillat e duhura për të marrë drejtimin që ju takon.

Pasi të keni përfunduar me sukses studimet ju keni mundësinë që të zgjidhni një nga pesë kategoritë për t’u specializuar në këtë fushë, të cilat janë:

  • Kafshë
  • Ushqim
  • Shkenca e të ushqyerit
  • Shëndeti publik
  • Sport dhe stërvitje.

Përfshirja në këtë profesion është e vështirë pasi tregu ka profesionistë shumë të mirë, megjithatë nga dëshira dhe vullneti varet edhe vazhdimësia. 

Nëse ju jeni diplomuar paraprakisht në fusha të tilla si teknologji ushqimore, zhvillim produkti ose siguri ushqimore e keni më të thjeshtë që të merrni drejtimin e dietologut, pasi një pjesë e mirë e njohurive tashmë është marrë. 

Shoqëria është ndërgjegjësuar dhe kërkon më shumë njohuri për produktet ushqimore, kështu që dhe kërkesa ka për të qenë e lartë për ju si profesionist.

Drejtimi që karriera juaj merr është e varur tërësisht nga dëshira dhe vullneti që ju keni për të krijuar një emër të mirë në këtë fushë. Pasi të jeni certifikuar si dietolog, ju do të keni mundësinë që të ushtroni profesionin tuaj në mënyrë të pavarur me klientelë individuale ose me grupe personash, në varësi kjo  edhe të specializimit që keni zgjedhur. 
 
Brenda fushës së kërkimit shkencor dhe akademisë, rruga e karrierës suaj ka të ngjarë të jetë e ngjashme me atë të shkencëtarëve të tjerë. Siç edhe e kemi përmendur, kërkimi shkencor është një nga vetitë më të mira të këtij profesioni.  
 
Mos harroni, me fitimin e përvojës, ju mund të ngrini një biznes tuajin dhe të ofroni konsulenca nëpër institucione të ndryshme.

Dietologët janë profesionistë që mund të punësohen në një sërë organizatash si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat ku përfshihen fusha të tilla si: 

  • Zhvillimi i politikave ushqimore: agjencitë lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare që bëjnë fushatë për pasojë e të ushqyerit.
  • Fusha specifike të ushqimit: trajtimi i  problemeve që mund të nisin nga konsumi i kripërave ose nga reduktimi i sheqerit.
  • Shëndeti publik: punon për trustet e shërbimit shëndetësor, organizatat e kujdesit parësor dhe autoritetet lokale shëndetësore.
  • Industria ushqimore: prodhuesit dhe shitësit, duke punuar në politikën dhe legjislacionin e përfshirë në konsumin dhe tregtimin e ushqimit.
  • Institucione qeveritare: lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare.
  • Hulumtimi: universitete, këshilla dhe organe kërkimore.
  • Sportet: klubet dhe qendrat e shëndetit dhe fitnesit, shoqatat dhe organet profesionale.
  • Ndihma ndërkombëtare: ndihma emergjente ose projekte zhvillimi për vendet me të ardhura të ulëta.
 
Rolet dhe titujt e punës që një dietolog merr janë: Shkencëtar të ushqimit, analist ushqimi, praktikues dhe përmirësues i shëndetit. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Dietologë dhe specialistë të ushqimit në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Dietologë dhe specialistë të ushqimit
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Dietologë dhe specialistë të ushqimit është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Dietologë dhe specialistë të ushqimit është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD