Balerin
Gjirokastra Line
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Balerin

Aktualiteti

Paga Minimale: 46.024 Lekë
Kërkesa e tregut: E Ulët
Prurjet vjetore: Të Mesme

Mundësitë e punësimit

40%

Të qenit balerin lidhet ngushtë me talentin, vendosmërinë, punën dhe aftësinë për të promovuar veten para një audience të gjerë.

Balerinët janë ata profesionistë që përdorin lëvizjet, gjestet, gjuhën e trupit për të portretizuar një karakter, histori, situatë ose koncept abstrakt.

Si balerin do ju duhet që të punoni në shumëllojshmëri zhanresh duke përfshirë këtu balet klasik, kërcime moderne, kërcime bashkëkohore, street dance, por edhe valle popullore shqiptare. Këta profesionistë punojnë me orë të tëra për ditë me radhë vetëm për një shfaqje që mund të kenë, pasi mund të jetë kontakti i vetëm me audiencën. Zakonisht performancat janë të përqendruara në skenën më të madhe në Shqipëri për balet që është ajo e Teatrit Kombëtar të Baletit, por nuk mungojnë edhe shfaqjet e vogla nëpër televizione, filma ose video muzikore.

Nëse dëshironi që përveç performancave edhe të mësoni brezin e ri, keni mundësinë më të mirë. Janë të shumtë kërcimtarët që zgjedhin gjithashtu të vazhdojnë karrierën akademike, duke preferuar të kombinojnë daljen në shfaqje me mësimdhënien ose koreografinë.

Balerin (Balet Klasik)
Baletmaester
Koreograf
Mjeshtër vallesh
Valltar
Mësues kërcimi 

Për të qenë një profesionist i mirë, ju duhet të demonstroni që keni:

  • Njohuri të plota rreth kërcimit dhe çështjeve të lidhura me të.
  • Aftësi fizike, qëndrueshmëri dhe këmbëngulje.
  • Motivim dhe disiplinë.
  • Komunikim shumë të mirë.
  • Kreativitet.
  • Elasticitet.
  • Besim dhe vetëvlerësim të lartë.
  • Përshtatshmëri ndaj disiplinave të ndryshme.
  • Aftësi shumë të mira të të punuarit në grup.
  • Aftësi për të bërë kontakte dhe për të promovuar punën që jeni duke bërë.

  • Të përgatisë dhe ndjekë audicione.
  • Të përgatisë shfaqje, të ushtrohet dhe të provojë veten në kompeticione.
  • Të përformojë në skenë, por edhe në prodhime televizive, filmike ose muzikore.
  • Të studiojë dhe krijojë koreografi.
  • Të mësojë dhe të përdorë aftësi të tilla si këndimi, në mënyrë që të përfshihet në role të tjera, për shembull në  pjesë muzikale, mirëpo këto performanca kërkojë përgatitje të lartë dhe kombinim shumë të mirë shkathtësish.
  • Të kujdeset për kostumet dhe pajisjet personale.
  • Të kujdeset për shëndetin dhe sigurinë e të tjerëve, kjo kërkon njohuri shumë të mira në fiziologjinë dhe anatominë e njeriut.
  • Të punojë në promovimin dhe zhvillimin e kërcimeve duke inkurajuar dhe duke bërë të mundur përfshirjen, veçanërisht të fëmijëve, në kërcime të ndryshme.
  • Të ketë lidhje me organizatat dhe institucionet e artit që merren kryesisht me kërcimin, teatrot ose mjediset e tjera artistike.

Vetëvlerësimi është tipari më i rëndësishëm në këtë profesion. Nëse ju e vlerësoni veten, atëherë rruga ka për të qenë më e lehtë dhe keni për t’u pranuar më shpejt nëpër shfaqje.

Trajnimi për t’u bërë balerin zakonisht fillon që në moshë të hershme, veçanërisht për baletin klasik, por nuk mungojnë dhe rastet kur fillohet në adoleshencë, madje edhe në universitet, kjo në varësi të zhanrit që zgjedh të kërcesh.

Kurset e ofruara zakonisht përfshijnë zhanër të tillë kërcimi:

  • balet,
  • kërcim modern,
  • kërcim bashkëkohor,
  • xhaz,
  • street dance,
  • valle popullore.
Secili kurs ka veçantinë e tij si në stil, si në përmbajtje ashtu edhe në qëllim, kështu që informohuni mirë para se të aplikoni për shkollë. 

Është gjithashtu e rëndësishme që gjatë kohës që studioni edhe të praktikoheni shumë. Mund të mos jetë një kusht thelbësor për përfshirjen tuaj në ndonjë trupë baleti, mirëpo ka për të qenë shumë e rëndësishme për avancimin tuaj të karrierës. Në këtë profesion ato që flasin janë shfaqjet që keni marrë pjesë, koreografët me të cilët keni punuar dhe rolet që keni marrë përsipër. 

  • Më së shumti vendet e punës janë të përqendruara në Tiranë.
  • Kërcimtarët janë të detyruar që të praktikohen çdo ditë, madje duhet të jenë në gjendje që të mësojnë shpejt hapat dhe stilet e reja.
  • Karriera e një balerini zakonisht është e shkurtër dhe janë shumë të rralla rastet kur arrin deri në moshën 40 vjeçare. Lëndimet, sidomos në këmbë dhe shpinë , mund të kenë ndikim kryesor në zgjatjen e karrierës, për këtë arsye, planifikimi fizik dhe karriera në këtë profesion janë thelbësore.
  • Udhëtimi është një nga shoqëruesit tuaj të karrierës, kjo përfshin turnetë brenda dhe jashtë vendit, shfaqjet e posaçme etj. Kini parasysh se udhëtimet zgjasin në kohë, ka raste edhe me muaj.

Orët e punës zakonisht janë shumë të gjata dhe të mbushura me prova, të paktën deri në momentin që jepet shfaqja. Trajnimet dhe provat zakonisht zhvillohen gjatë ditës, ndërsa shfaqjet zakonisht zhvillohen në mbrëmje. Nuk do të jenë të pakta rastet kur keni për t’u rraskapitur nga lodhja, por mos u shqetësoni, kënaqësia që keni për të marrë nga shfaqjet ka për ta fshirë të gjithë lodhjen.

Paga e një balerini varion nga 46.024 lekë në muaj për artistët e rinj, deri në 62.600 lekë në muaj për balerinët solist të Teatrit të Operës dhe Baletit. 

Zakonisht kur artistëve ju duhet që të japin shfaqje jashtë skenës së TOB, atyre iu caktohen dieta që përfshijnë rrugën, akomodimin dhe shpenzimet për ditët që iu duhet të qëndrojnë. 

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si udhëzues. 

Trajnimi i një balerini vazhdon gjatë gjithë jetës, madje edhe balerinët më të mirë në botë, duhet që të ndjekin mësime të përditshme. Balerinët edhe jashtë punës mund të ndjekin kurse të posaçme për të ruajtur dhe zhvilluar aftësitë e tyre.

Ata duhet patjetër të fitojnë kualifikime dhe trajnime të mëtejshme jo vetëm në një disiplinë, por në disa të tilla, vetëm kështu kanë për të treguar përkushtim dhe pasion ndaj punës.

Balerinët duhet që të mbajnë një trup të shëndetshëm, pasi siç e përmendëm, trupi është instrumenti që i bën ata të flasin me publikun.

Bashkimi me shoqata dhe kompani që merren me kërcimin ka për t’iu ndihmuar shumë në avancimin e karrierës suaj. Një mundësi shumë e mirë pasi të keni fituar eksperiencën e duhur të punës është edhe mësimdhënia.

Nuk ka një rrugë të përcaktuar qartë për ata që zgjedhin të bëjnë karrierë si balerinë. Shumica e nisin karrierën e tyre si kërcimtarë të thjeshtë të ndonjë trupe baleti dhe më vonë me fitimin e eksperiencës zgjedhin sesi do të avancojnë. 

Ka shumë kërcimtarë që kanë preferuar të jenë mësimdhënës dhe ta provojnë skenën më pak, kjo për arsye të ndryshme, shpesh personale. 

Disa kërcimtarë zgjedhin që të jenë prima-balerin dhe më vonë të kalojnë në postin e koreografit. 

Disa kërcimtarë preferojnë që të bëhen psikoterapeut dhe të ndihmojnë kërcimtarët me problemet që mund të hasin gjatë shfaqjeve (ngërçin, emocionet, etj). 

Ndërsa disa kërcimtarë zgjedhin që ta lënë dhe të vazhdojnë një profesion krejt tjetër dhe kjo është shpesh zgjedhje personale. 

Punëdhënësit tipikë përfshijnë:

  • kompanitë e vallëzimit, që ofrojnë mundësi për të kërcyer në zhanre të tillë si:  balet, kërcim bashkëkohor, street dance, etj, 
  • Televizione,
  • Shfaqje muzikore, etj.
E nëse dëshironi të kombinoni baletin me mësimdhënien, mundësitë e punësimit janë në:

  • Shkolla private të kërcimit, të cilët punësojnë mësues të kualifikuar për kërcim.
  • Kolegje të arsimit të lartë dhe institucione arsimore.
  • Shkollën e mesme të Baletit, etj.

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Balerin në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Balerin
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Balerin është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Balerin është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD