Avokat
Tirana
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Avokat

Aktualiteti

Paga Minimale: 64.944 Lekë
Kërkesa e tregut: E Ulët
Prurjet vjetore: Të Larta

Mundësitë e punësimit

30%

Si avokat ju keni nevojë të posedoni  një mendje analitike, qasje logjike dhe një nivel të lartë vëmendjeje për detajet, pasi vetëm në këtë mënyrë keni për të pasur sukses në një nga karrierat më të kërkuara dhe të dobishme në botë. 

Avokati është specialisti që këshillon dhe përfaqëson individë dhe organizata para një gjykatësi ose para palëve të tjera. Ata janë burim i pavarur që mund të organizojnë këshilla ligjore ose mund të këshillojnë klientët në lidhje me rastin që mund të kenë. Si avokat do të të duhet që të mbrosh rastin në emër të klientit tuaj duke parashtruar prova që tregojnë pafajësinë e klientit që përfaqësoni. 

Shumica e avokatëve janë zakonisht të vetëpunësuar, ndërsa të tjerë punojnë në departamente ose agjenci qeveritare. Gjithnjë e më shumë është duke u rritur numri i avokatëve të punësuar pranë organizatave private dhe atyre publike, përfshirë këtu edhe organizatat e bamirësisë. Nëse jeni të vetëpunësuar atëherë do të punoni në zyrën tuaj i vetëm ose me kolegë të tjerë, pra do të krijoni një studio ligjore me disa avokatë. 

Si avokat do ju duhet që të specializoheni në fusha të caktuara të ligjit si: 

  • e drejtë civile
  • e drejtë penale
  • ligji për familjen dhe shërbimet sociale 
  • ligji për sportin
  • e drejtë biznesi
  • e drejta e pronësisë, etj.

  • Avokat
  • Avokat populli
  • Jurist
  • Jurist për administratë publike
  • Prokuror
  • Prokuror i përgjithshëm
  • Avokat shteti
  • Këshilltar juridik
  • Jurist për shoqëritë tregtare
  • Specialistë të tjerë ligjor
  • Specialistë ligjorë dhe profesione që lidhen me to
  • Sekretar ligjor

Si avokat ju duhet të tregoni:

  • aftësi akademike (sidomos aftësi kërkimore)
  • aftësi ligjore dhe komerciale
  • shkathtësi në fushën e shkruar dhe atë gojore
  • shkathtësi në avokatim
  • aftësi shumë të mira për menaxhimin e njerëzve dhe projekteve 
  • aftësi të shkëlqyera në monitorimin e situatave, pra të qëndroni i qetë kur situata është e tensionuar ose ndodheni nën presion
  • aftësi të mira në informatikë
  • vetë-motivim dhe vetë-disiplinë
  • përgjegjësi dhe integritet
  • vendosmëri dhe qëndrueshmëri.

Aktivitetet e punës varen nga një sërë faktorësh, duke përfshirë këtu edhe praktikën e punës. Megjithatë, përgjithësisht do të përfshiheni në detyrat e mëposhtme:

  • Do të merrni udhëzime nga klientët dhe avokatët e tjerë që ky i fundit  mund të ketë punësuar
  • Do të ju duhet të kuptoni dhe interpretoni ligjin
  • Do të ju duhet të zotëroni dhe menaxhoni informatat ligjore (rastet)
  • Do të ju duhet të ndërmerrni hulumtime ligjore në pikat përkatëse të ligjit
  • Do të ju duhet të shkruani opinione duke këshilloni avokatë dhe profesionistë të tjerë
  • Do të ju duhet të përgatisni rastet për gjykatë, ku përfshihet  mbajtja e konferencave për klientët dhe përgatitja e argumenteve ligjorë. 
  • Do të ju duhet të këshilloni klientët për çështjet e ligjit, provat dhe fuqinë që ka rasti i tyre (në momentin që ka të bëjë me një fenomen shoqëror)
  • Do të përfaqësoni klientët në gjykatë 
  • Do të paraqisni argumente në gjykatë
  • Do të ekzaminoni dhe analizoni dëshmitarët
  • Do të përmblidhni arsyet pse gjykata duhet të mbështesë rastin e klientit që përfaqësoni
  • Do të hartoni dokumente ligjore
 
Mirëpo nëse jeni avokat nuk është e thënë që të merreni vetëm më raste të ngjashme, ju keni të drejtën që të përfaqësoni klientë me problematika të ndryshme duke filluar nga këshillimet e martesave e deri tek vrasjet, psh.:

  • puna e një avokati penal ka të ngjarë të përfshijë edhe këshillimin në gjykatë
  • një avokat i së drejtës familjare mund të përfaqësojë klientët në gjykatë në një mosmarrëveshje ose rast divorci, por gjithashtu mund të përfshihet në ndërmjetësim, mënyrë kjo që mund të shmang nevojën për të shkuar në gjykatë
  • avokatët që ushtrojnë profilin e të drejtës së biznesit janë përgjithësisht profesionistët më të paktë në numër, kjo për arsye se kalojnë më shumë kohë duke ndërmarrë punë hartuese dhe këshilluese, mirëpo ky specialist mund të merret me çështje gjyqësore të veçanta që nuk ka lidhje me të drejtën e biznesit. 

Karriera si avokat qëndron gjithmonë e hapur për të diplomuarit e çdo programi studimi, gjithmonë pasi këta të fundit të kenë realizuar konvertimin e lëndëve ose të kenë realizuar kursin përkatës. 

Kështu që për t’u bërë avokat ju nevojitet një diplomë nga një universitet i akredituar dhe i  njohur nga shteti shqiptar. Pasi të keni kaluar me sukses çdo etapë universitare dhe rezultatet e provimeve kanë qenë të larta, atëherë vjen momenti i trajnimit që ju ofron shkolla pranë një zyre avokatie me përvojë, nga ku  merret vlerësimi i kompetencës dhe shkathtësisë që keni në të shkruar dhe me gojë. Këto rezultate i kalojnë stafit akademik prej nga arrihet të bëhet diferenca mes njohurive tuaja dhe zbatimit në punë. 

  • Rreth 80% e avokatëve janë të vetëpunësuar dhe duhet të kontribuojnë në drejtimin / shpenzimet e studiove ligjore nga të ardhurat e tyre.
  • Shumica e mundësive janë në Tiranë dhe qytete të tjera të mëdha.
  • Ky është një rol kërkues dhe intelektual, ndaj edhe ekziston një komunitet shumë mbështetës profesional.
  • Pritet që avokatët të jenë në përputhje me standardet më të larta të vendosura rreth kodit të veshjes, etikës në punë dhe sjelljes profesionale.
  • Ndërsa është relativisht e rrallë të punuarit jashtë shtetit për këta profesionistë, udhëtimi brenda një dite pune është i zakonshëm dhe shpeshherë i domosdoshëm.

Ndërsa gjykatësit priren që të ulen në orë të rregullta dhe të përcaktuara gjatë ditës për të zhvilluar punën e tyre, për avokatët është krejt e kundërta. Atyre ju duhet që të punojnë me orë të zgjatura, përfshirë mbrëmjet dhe fundjavat. Kjo fazë zgjatet veçanërisht kur këta të fundit ndodhen në fillim të karrierës së tyre.

Pagesa në këtë profesion ndryshon në bazë të disa faktorëve shumë të rëndësishëm që përfshijnë vendin, fushën e praktikës, përvojën, reputacionin dhe punëdhënësit (nëse jeni i vetëpunësuar ose i punësuar). Nëse marrim për bazë pagat e deklaruara në shtet ato variojnë nga 64.944 lekë në muaj për profesionistët e rinj, deri në 73.800 lekë për ekspertët e fushës.

Duhet thënë se për avokatët që ndodhen në fazat e hershme të karrierës, paga mund të jetë shumë më e ulët se çfarë deklarohet,  kjo sepse gjithçka është e varur nga suksesi që mund të kenë me çështjen. 

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si udhëzues. 

Me përfundimin në mënyrë të suksesshme të ciklit të studimeve 5-vjeçare në drejtësi ju keni mundësinë t'i nënshtroheni provimit të Avokatisë, i cili ju jep të drejtën që te ushtroni profesionin si avokat. Pa pasur provimin e Avokatisë ju nuk keni asnjë të drejtë te ushtroni profesionin tuaj, pasi nuk njiheni nga shteti shqiptar si profesionist i kësaj fushe.

Megjithatë para se të hidheni në tregun e punës, secili student  duhet të kalojë paraprakisht praktikën në një studio ligjore ose mjedis tjetër të miratuar ligjor. 

Secilit student i caktohet një mbikëqyrës, i cili ka për detyrë të organizojnë trajnimin dhe punën.  Në momentin që ju konstatoheni si një profesionist i ri i aftë, dyert janë të hapura. Zakonisht profesionistëve që tregojnë aftësi të veçanta iu ka ardhur gjithmonë një mundësi shumë e mirë për të zhvilluar karrierën e tyre e për t’u rritur profesionalisht brenda një periudhe të shkurtër kohore. 

Përvoja e punës në këtë profesion është thelbësore. Çdo përvojë ligjore që mund të keni realizuar ka për të qenë e dobishme, pra nëse keni kaluar një periudhë të shkurtër kohore si praktikat, ose thjeshtë ndihmës, qoftë edhe një javë, ka për t’u vlerësuar shumë nga punëdhënësit. 

Përvojat mund të përfshijnë:

  • marshimin - i ulur me një gjyqtar, zakonisht deri në një javë nga ku mëson sesi sillet një avokat dhe cili është realisht roli i gjykatësit
  • punën pro-bono - puna vullnetare që mund të realizoni pranë instancave përkatëse që merren me këshillimin për personat në nevojë
  • të folurin në publik - p.sh. mund të ndodhë në një ambient universitar ose në shoqëri që nxisin debatin rreth drejtësisë dhe parimeve të saj 
  • eksperienca e punës së paguar me ligj - p.sh. si një paralegal që punon për një avokat, duke marrë shënime në gjykatë.

Pas përfundimit të shkollimit, ju mund të zgjidhni të hapni një studio tuajën si avokat i vogël, gjë që mund t’iu ndihmojë shumë në të ardhmen. Duhet thënë se rastet me të cilat merreni kanë për t’u bërë gjithmonë e më serioze, komplekse dhe të lodhshme, kështu që merrni parasysh rrezikun. 

Sfidat për zhvillimin e karrierës për avokatët e vetëpunësuar në këtë fazë mund të përfshijnë financa të kufizuara, orë të gjata që kërkohen për të mbuluar rastet dhe menaxhim serioz të ngarkesës suaj të punës. Për shkak të kësaj, zhvillimi i karrierës dhe stabiliteti financiar janë të varura nga rastet tuaja, qasja juaj në punë dhe aftësia juaj për të ndërtuar me sukses një praktikë dhe reputacion.

Zhvillimi i mëtejshëm i karrierës përfshin përditësimin e aftësive tuaja. Për shumë avokatë, qëllimi përfundimtar është ‘marrja e postit të Avokatit të Popullit”, mirëpo puna paraprake që duhet bërë është kolosale dhe siç e përmendëm rëndësia është e veçantë. 

Në mënyrë tjetër alternative është që avokatët mund të zgjedhin të praktikohen dhe të aplikojnë për poste në departamente të shërbimeve ligjore në kompani tregtare ose në organizata të sektorit publik. Përparimi i karrierës mund të përfshijë udhëheqjen e një ekipi ose lëvizjen në nivelet më të larta të menaxhimit të përgjithshëm.

Zhvillimi i karrierës kërkon një qasje kreative në mënyrë që të zhvillohen mundësitë dhe aftësitë që ju posedoni, suksesi mund të varet nga zgjedhja e fushës së specializimit me të cilën do të mund të zhvilloni reputacionin tuaj.

Shumica e avokatëve janë të vetëpunësuar, pra preferojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në bazë të aftësive që kanë duke e nisur nga zero. Nuk janë të pakta rastet kur bashkohen dy ose tre avokatë duke krijuar studion e tyre ligjore ku mund të ofrojnë konsulenca për disa specialitete. Zakonisht këta lloj avokatësh janë praktikues të pavarur që marrin punë nëpërmjet zyrave ligjore ose kontakteve personale më avokatë të tjerë.

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Avokat në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Avokat
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Avokat është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Avokat është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD