Arkitekt
Korca
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Arkitekt

Aktualiteti

Paga Minimale: 51.900 Lekë
Kërkesa e tregut: E Mesme
Prurjet vjetore: Të Larta

Mundësitë e punësimit

40%

Arkitektura ofron një karrierë inspiruese dhe shumë inovative për të gjithë ata me aftësi teknike dhe sjellje kreative.

Si arkitekt puna e parë konsiston në dizenjimin e ndërtesave, shtesa banesash ose alternativa të reja për strukturat që ekzistojnë tashmë, por mund të bëhesh gjithashtu pjesë e restaurimeve dhe konservimit të banesave të vjetra që ruajnë historinë e një objekti ose një vendi. Ti mund të punosh në ngritjen  e blloqeve të banimit ose në skema të mëdha të zhvillimit urban dhe përgjegjësia  sigurisht që shtrihet deri tek përgatitja e hartimi i peizazhit dhe hapësirave përreth.

Por do të të duhet që të punosh afër edhe me klientë dhe të bën të mundur të kuptosh çfarë ky i fundit dëshiron dhe kështu mund të marrësh një mendim më të saktë dhe të përputhësh kërkesat e klientit me projektin, anën funksionale dhe sigurinë e tij, por pa harruar buxhetin e vendosur në dispozicion. 

Ju si arkitekt, zakonisht do të ju duhet që të kontrolloni një projekt nga fillimi deri në fund, duke punuar me një numër të madh profesionistësh ndërtimi, anketuesish dhe inxhinierësh.  

  • Arkitekt Ndërtesash
  • Arkitekt Për Ndërtime Navale
  • Arkitekt Peisazhi
  • Arkitekt Për Ambientet e Brendshme
  • Arkitekt Qytetesh
  • Pedagog Arkitekture
  • Projektues Arkitekture
  • Fotograf Arkitekture
  • Arkitektë Të Urbanistikës

Në këtë program ty do të duhet që të tregosh:

  • aftësi shumë të mira në dizajnim dhe vizatim për demonstruar dhuntinë tuaj në arkitekturë
  • imagjinatë të fortë dhe aftësi për të menduar dhe krijuar në tre dimensione
  • aftësi shumë të mira analitike, saktësi dhe vëmendje ndaj detajeve
  • interes të madh në ndërtimin e objekteve dhe sigurisht të njohësh edhe botën e ndërtimit
  • aftësi të shkëlqyera në komunikim, në të shkruar dhe në të folur, si dhe të kesh aftësinë për të mbajtur lidhje me profesionistë të rangut tuaj ose dhe më lartë
  • aftësi të mira organizimi dhe negocimi
  • aftësi shumë të mira lidershipi dhe në komunikimin në grup
  • të kuptosh lidhjet që ekzistojnë mes njerëzve, ndërtesave dhe ambientit që i rrethon ata
  • të kesh kuptueshmëri të nivelit të lartë në procesin e ndërtimit
  • njohuri rreth reklamimit dhe mprehtësi mendimi në biznes
  • aftësi të mira në matematikë
  • aftësi të mira në menaxhimin e projekteve që ju vijnë
  • aftësi shumë të mira në shkenca kompjuterike, duke përfshirë edhe dizajnin.

Si arkitekt ty të duhet që të mbash këto përgjegjësi:

  • Diskutoni idetë, objektivat, kërkesat dhe buxhetin e një projekti dhe në disa raste të ndihmoni për të zgjedhur një vend të përshtatshëm sipas nevojës së klientit;
  • Të konsultoheni me profesionistë të tjerë në lidhje me projektimin;
  • Të vlerësoni nevojat e ndërtesës dhe përdoruesve të saj dhe të këshilloni klientin mbi prakticitetin e projektit të tyre;
  • Të përgatisni dhe prezantoni  projekt propozimin për klientin;
  • Të vlerësoni ndikimin e zbatimit të projektit në mjedisin apo zonën përreth;
  • Të përdorni saktë programet kompjuterike në lidhje me skicimin dhe dizenjimin e projekteve;
  • Të mbani kostot brenda mundësive të klientit dhe është shumë e rëndësishme te respektoni afatet e realizimit të projektit sipas hapave të paracaktuar;
  • Të jeni të aftë të vizatoni dhe të specifikoni çdo detaj në projektin tuaj;
  • Të specifikoni natyrën dhe cilësinë e materialeve të kërkuara;
  • Të përgatisni saktë dokumentacionin dhe projekt propozimin në rast se aplikoni me projekte;
  • Të negocioni me kontraktorët dhe profesionistët e tjerë;
  • Të përgatisni dokumentacionin e nevojshëm për institucionet përkatëse shtetërore, psh Agjencia e Zhvillimit të Territorit;
  • Të hartoni dokumentacionin e nevojshëm për ofertën dhe kontratën;
  • Të menaxhoni dhe të ndihmoni në koordinimin e punës me kontraktorët;
  • Të ndiqni një projekt nga fillimi deri në fund;
  • Të kryeni vizita të rregullta në terren për të kontrolluar progresin dhe për të siguruar që projekti po vazhdon në rrugën e duhur në buxhetin e përcaktuar;
  • Të zgjidhni problemet dhe çështjet që lindin gjatë ndërtimit;
  • Të siguroheni që impakti mjedisor i projektit të menaxhohet lehtësisht.

Ndërkohë që është diçka e zakontë që të përfundosh një shkollë dhe të marrësh një diplomë, ka edhe kurse të veçanta të cilat mund t’ju japin bazat e arkitekturës dhe mund t’ju mësojnë disa veçori. Shumë universitete organizojnë konkurse para se të marrin studentë në këtë program studimi, pasi shkalla e vështirësisë është shumë e lartë dhe personat që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij programi duhet të shfaqin edhe aftësitë e duhura. Kandidatët pritet që të kenë një portofol prezantues në të cilin mbajnë punët e tyre më të mira jo vetëm të përfunduara, por edhe skica, vizatime me dorë të lirë, fotografi dhe modele të ndryshme ndërtesash të ideuara prej tyre. Që një arkitekt të dalë i plotësuar i duhen minimalisht pesë vite studimi. Të realizohesh si arkitekt ka vështirësitë e veta, ndaj edhe merren masat paraprake duke përfshirë në kurikula nga praktikat deri tek punimi përfundimtar të diplomës. 

Në këtë lloj profesioni do të duhet që të rrish për një kohë të gjatë në zyrë para kompjuterit, por nuk janë të pakta rastet edhe kur do të të duhet që të dalësh nga zyra për të takuar klientin dhe të marrësh mendimin prej tij, ose të shohësh si është duke u zbatuar projekti në terren. Gjatë një dite pune mund të ketë udhëtime të konsiderueshme, ndërsa mungesa në shtëpi gjatë natës është e pazakontë.

Gjatë vizitave në terren duhet të keni pajisjet e duhura të sigurisë, siç janë çizmet mbrojtëse dhe kapelat.

Arkitekti i vetëpunësuar ose i pavarur nuk është diçka e pazakontë, përkundrazi kjo ndodh në momentin që profesionisti e ndien të nevojshme diçka të tillë, por zakonisht këtë hap e merr një arkitekt me eksperiencë të gjatë në tregun e punës. 

Zakonisht orari juaj i punës ka për të qenë nga ora 09:00 deri në orën 17:00, nga e hëna në të premte, por përgatituni seriozisht edhe për orë të zgjatura pune, duke përfshirë mbrëmjet ose fundjavat, nëse një projekt është shumë i rëndësishëm dhe duhet të mbarojë brenda një kohe të caktuar.

Të punuarit me kohë të pjesshme ose edhe pushimi për një kohë të gjatë mund të jetë e mundur vetëm në disa kompani specifike dhe duhet thënë se kjo nuk është diçka e zakonshme.

Paga si arkitekt varion nga 51.900 lekë deri në 73.800 lekë. Kjo varet gjithnjë nga specializimi dhe eksperienca që arkitekti ka. Nëse jeni në fillimet tuaja, atëherë edhe pagesa është relativisht më e ulët sesa ajo e një personi tjetër që ka eksperiencë disa vjeçare në profesion. 

 Pra, ju e nisni me 51.900 lekë në muaj  dhe në momentin që tregoni aftësitë tuaja, atëherë merrni një pagë më të lartë, mesatarisht 60.000 lekë në muaj, ku trajtoheni si një profesionist me eksperiencë. Nëse hyni në atë që quhet kategori e dytë, ju jeni të aftë për të ndërtuar dhe zbatuar një projekt, duke marrë parasysh të gjitha problemet që mund të hasen gjatë rrugës, pasi eksperienca të jep siguri më të madhe. Ju keni aftësinë që të përballoni presionin e punës dhe të realizoni një projekt tuajin. 

 Kategoria e tretë merr një pagë mbi 73.800 lekë dhe është kategoria e lartë, ajka e profesionistëve. Ata janë njerëz që kanë punuar fort, kanë ndërmarrë rreziqe, kanë qenë të suksesshëm dhe vazhdojnë të jenë në tregun e punës duke ofruar eksperiencën e tyre ndoshta edhe në fusha të tjera, siç mund të jetë  mësimdhënia, ose edhe e mentorimi i të rinjve që dëshirojnë të ndjekin këtë rrugë.

Por mos harroni dhe një detaj të rëndësishëm, rroga juaj mund të variojë në bazë të vendndodhjes, sektorit dhe madhësisë që ka kompania në të cilën jeni duke punuar. 

Shumë firma të mëdha janë duke ofruar trajtime të strukturuara, duke inkurajuar akoma dhe më shumë zhvillimin e statusit profesional. 

Është shumë e rëndësishme për ju dhe karrierën tuaj që të merrni pjesë në kurse brenda dhe jashtë vendit, në seminare, konferenca, pasi vetëm në këtë mënyrë do mund të jeni të përditësuar me problemet që është duke hasur aktualisht profesioni juaj, por  edhe do arrini të rifreskoni njohuritë e marra deri në ato momente.

Në këtë profesion nuk është e rëndësishme vetëm krijimtaria, por edhe puna kërkimore.

Në mënyrë që gjithçka mos të mbetet në kuadrin “e imagjinatës”, arkitektët përgatisin vazhdimisht projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin profesional, ku përveçse prezantohet një punë e analizuar deri në detaje, tregohen edhe pikat me rëndësi dhe problematikat kryesore. 

Në zhvillim profesional rol luan edhe Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve, i cili ju vjen menjëherë në ndihmë me planifikimet vjetore. Problematikat, mbledhjet, risitë vijnë të diskutuara brenda këtij organi që ka një rëndësi të veçantë, pasi aktualisht është i vetmi organ legjitim që përkujdeset për këtë grup profesionistësh. 

Nëse keni vendosur të merrni një profesion si ai i arkitektit, do ju duhet që të praktikoheni rregullisht në vizatim, në mënyrë që mos të humbisni mprehtësinë. Aftësia për të ideuar modele të reja ndërtesash është gjithashtu një avantazh për ju, ndaj “ushqejeni” veten me njohuri të reja dhe krijoni stilin tuaj, një stil që ju identifikon. Është me rëndësi të veçantë që të jeni edhe në vëmendjen e medias vendase, siç mund të jenë intervistat nëpër revista ose gazeta, por mos e nënvlerësoni aftësinë e programeve televizive që kanë të bëjnë me arkitekturën dhe ndërtimin, sepse kjo ka për t’ju mbajtur gjithnjë të informuar për trendet e fundit në arkitekturë dhe dizajn.

Përveç  përvojës profesionale të kërkuar, çdo përvojë e vogël pune në ambiente arkitekturore, dizajni ose ndërtimi janë kërkesa dhe aftësi të shtuara për ju. Shumë firma në vend dhe jashtë ofrojnë mundësi për intership gjatë verës, gjë e cila mund t’ju bëhet një eksperiencë shumë e çmuar kur në një moment të dytë do ju duhet të kërkoni një punë ose dhe të hapni studion tuaj. 

Përpiquni që të zgjeroni kontaktet tuaja në këtë industri, nëpërmjet eksperiencës së punës, njohjeve në departamentet akademike e kontakteve personale, por mos harroni edhe përfaqësuesit vendorë të organeve drejtuese dhe shoqatave profesionale. 

Në shumicën e rasteve  praktikat për studentët ofrohen nga firmat e mëdha, të cilat të japin mundësinë e ndjekjes së një karriere brenda strukturës së tyre, por gjithmonë të monitoruar nga përgjegjësit. Nuk mund të lejohet që një praktikant të mund të pretendojë për një post në kompani pa treguar aftësitë e tij dhe pa fituar eksperiencën e duhur, kështu që kujdes. 

 Në sektorin publik, progresi është i influencuar nga natyra dhe përgjegjësitë që institucionet publike kanë, por ja vlen të ndërmerret rreziku, pasi siç e thamë edhe më lart, rëndësi të veçantë në këtë profesion kanë edhe kontaktet. 

 Megjithatë ka edhe një mënyrë tjetër.  Shumë arkitektë kur e kanë parë që kanë fituar eksperiencën e duhur, kanë filluar që të ndërtojnë praktikat e tyre personale, në mënyrë që mos të vareshin nga askush, po përkundrazi të mësonin dikë tjetër që vinte nga “asgjëja”.

  • Ka shumë kompani që ofrojnë praktika për studentët, ku këto të fundit janë me pagesë. Pra, jo vetëm praktikohesh në profesion, por edhe paguhesh për energjitë që je duke shpenzuar, gjë që konsiderohet në të mirë të praktikantit. Nuk janë të pakta rastet kur një praktikant me anë të aftësive të treguara në punë ka arritur që të bëhet partner ose bashkëpunëtor në kompaninë që e ka nisur si praktikant. Megjithatë duhet të dini se zakonisht këto janë ndërmarrje të vogla ose të mesme dhe ofrojnë specializime në fusha të tilla si dizajnimi urban, ndërtimi ose menaxhimi i projektit.
  • Mos anashkaloni as punësimin në administratë, pasi ka një vlerë të çmuar për CV-në tuaj. Institucionet qendrore ose lokale gjithashtu punësojnë arkitektë në departamentet e tyre të planifikimit urban, gjë që ju bën automatikisht pretendent për vendin e punës.
  • Punëdhënës të tjerë mund të jenë kompanitë e ndërtimit, organizatat tregtare dhe industriale, shitësit dhe prodhuesit.
  • Mos harroni dhe institucionet mësimore dhe kërkimore, pasi janë një mundësi tjetër shumë e mirë që ndërkohë që ju keni një zyrë tuajën arkitekturore mund të shërbejnë dhe si konsulent

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Arkitekt në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Arkitekt
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Arkitekt është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Arkitekt është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD