Arkeolog
Tirana
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Arkeolog

Aktualiteti

Paga Minimale: 55.088 Lekë
Kërkesa e tregut: E Ulët
Prurjet vjetore: Të Mesme

Mundësitë e punësimit

40%

Arkeologët shqyrtojnë dhe përshkruajnë strukturën e shoqërive, origjinën, evoluimin e shoqërive dhe ndërvarësinë ndërmjet kushteve të mjedisit dhe aktiviteteve të njeriut. Si arkeolog do ju duhet që të shqyrtoni vendet dhe objektet e lashta për të mësuar të kaluarën e tyre. Qëllimi juaj ka për të qenë regjistrimi, interpretimi dhe ruajtja e mbetjeve arkeologjike për gjeneratat e ardhshme. 

Si profesionist ju keni për t’u përfshirë drejtpërdrejt në kryerjen e gërmimeve ose në ruajtjen e zbulimeve në mjedise të ngjashme, si:

  • Muze dhe qendra të trashëgimisë për të ndihmuar në ruajtjen, shfaqjen dhe interpretimin e artefakteve.
  • Universitete dhe organizata kërkimore që kryejnë punë hulumtuese dhe edukative.
Specializimet në arkeologji ndahen në tre drejtime të ndryshme. Ato janë:

  • Hulumtimi ose arkeologjia akademike- përfshin punën me projekte të ndryshme arkeologjike që zgjasin për disa muaj ose disa vite, në varësi kjo edhe të financimit.
  • Arkeologji publike ose komunitare- përfshin punën e kryer nga organizata profesionale , por me përfshirjen e publikut.
  • Arkeologji e specializuar- përfshin specializimin në fusha të veçanta si për shembull, gjeografi ose periudhë historike. 

Nuk ka profilizim

Për të qenë profesionistë të mirë në të ardhmen do t'ju duhen:

  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi për të bashkëpunuar në mënyrë efektive me një varg profesionistësh të tjerë;
  • Fleksibilitet dhe gatishmëri për të realizuar zbulime të ndryshme arkeologjike;
  • Qasje metodike dhe të mirë-organizuar;
  • Aftësi shumë të mira të të punuarit në grup, veçanërisht nëse punoni në terren;
  • Aftësi shumë të mira analitike;
  • Vetë-motivim dhe fokus;
  • Zhdërvjelltësi në përdorimin e mjeteve dhe instrumenteve të punës;
  • Aftësi shumë të mira organizative, negocimi dhe menaxhimi projektesh;
  • Durim dhe përkushtim;
  • Aftësi shumë të mira në shkenca kompjuterike dhe gatishmëri për të vazhduar thellimin e njohurive. 

Arkeologët duhet të:

  • Realizojnë studime për origjinën, zhvillimin, strukturën, modelet sociale, organizatat dhe marrëdhëniet e shoqërisë njerëzore;
  • Gjurmojnë origjinën dhe zhvillimin e njerëzimit nëpërmjet studimit të ndryshimit të karakteristikave dhe institucioneve sociale dhe kulturore;
  • Gjurmojnë zhvillimin e njerëzimit nëpërmjet materialeve të së shkuarës, si banesa, tempuj, mjete, enë, monedha, armë ose skulptura;
  • Studiojnë aspektet fizike dhe klimaterike të zonave e rajoneve të ndryshme;
  • Zhvillojnë teori, modele dhe metoda për të interpretuar dhe përshkruar fenomene sociale;
  • Vlerësojnë vendimet politike që kanë të bëjnë me politikat sociale;
  • Analizojnë dhe vlerësojnë të dhënat sociale;
  • Përgatitin artikuj dhe raporte akademikë;
  • Bashkëpunojnë me akademikë, ekspertë dhe aktorë të tjerë. 

Zakonisht është shumë e nevojshme që të keni një diplomë në arkeologji ose në një lëndë të ngjashme si historia e lashtë, antropologjia, ruajtja ose menaxhimi i trashëgimisë.

Arkeologjia është një subjekt shumë i gjerë që lidhet edhe me shumë fusha të tjera si: gjeografia, historia, shkencat shoqërore, biologjia, botanika, mjekësia, gjeologjia, shkencat e mjedisit etj. 

Është duke u kthyer në diçka  të zakonshme fakti që arkeologët janë duke kërkuar kualifikime pasuniversitare. Këto kualifikime kanë për të qenë veçanërisht të dobishme nëse punoni në fusha të tilla si analiza e kockave njerëzore/ kafshëve ose nëse dëshironi të ndiqni një karrierë akademike. 

  • Të punuarit me kohë të pjesshme është diçka e zakonshme, kështu që vetëpunësimi ose puna e pavarur është plotësisht e mundur. Për profesionistët me përvojë, ka mundësi gjithmonë e më të mëdha për të ofruar konsulencë të specializuar. 
  • Mundësitë e punësimit janë të disponueshme në të gjithë vendin. 
  • Zakonisht këta profesionistë punojnë në ambiente të mbyllura, laboratorë, muze, zyra dhe në natyrë.
  • Nëse punoni në gërmim, atëherë duhet të keni përgatitje shumë të mirë fizike pasi puna është relativisht shumë e rëndë. 
  • Ka mundësi punësimi si brenda ashtu edhe jashtë vendit. 
  • Këta profesionistë janë të përditësim informacioni të përhershëm. 

Në këtë profesion orët e punës shkojnë deri në 37.5 orë në javë, nga e hëna në të premte. Megjithatë mund të lindi nevoja që të punojnë në fundjavë dhe mbrëmje në qoftë se afati kohor i përfundimit të gërmimeve është shumë afër dhe puna nuk ka ecur me shpejtësinë e parashikuar.

Duke qenë se në vetvete arkeologjia merret me zbulimin e objekteve të së shkuarës, edhe punësimi varet drejtpërdrejt nga këto zbulime. Të qenit para këtej fakti edhe pagat e këtyre profesionistëve ndryshojnë në bazë të vendndodhjes, sektorit dhe madhësisë së projektit në të cilin marrin pjesë. Megjithatë mesatarisht paga mujore e një arkeologu varion nga 55.088 lekë në muaj për profesionistët e rinj, deri në 73.800 lekë në muaj për ekspertët e fushës. 

Shifrat e të ardhurave janë menduar vetëm si udhëzues. 

Trajnimi zakonisht në këtë profesion zhvillohet në ambiente pune. Këta profesionistë duhet të jenë në përditësim të përhershëm njohurish, gjë që rrjedhimisht i ndihmon në avancimin në karrierë. Zhvillimi profesional ndikohet drejtpërdrejt nga dëshira dhe vullneti që secili ka për të ecur përpara. 

Kurset pasuniversitare janë një mundësi shumë e mirë për zhvillim të shpejtë profesional, ku këto kurse përfshijnë specializime në fushë të tilla si:

  • Arkeologji në terren
  • Bioarkeologji
  • Arkeologji e peizazhit
  • Menaxhim i trashëgimisë.

Konkurrenca në këtë profesion është shumë e fortë, prandaj dhe përvoja praktike, përveç se do të tregoj përgatitjen në shkallë arkeologjike, ka për të qenë edhe tregues i angazhimit dhe interesit tuaja për fushën dhe profesionin. 

Vullnetarizmi është një mënyrë shumë e mirë për të fituar eksperiencën e duhur dhe këta vullnetarë kërkohen të jenë entuziastë dhe fleksibël. 

Arkeologjia është profesion i larmishëm dhe rruga juaj drejt karrierës ka për të ndryshuar në bazë të llojit të sektorit në të cilin zgjidhni të punoni dhe fushës në të cilën jeni specializuar. Sidoqoftë, tipike për këta profesionistë është të punuarit në terren, sidomos nëse ndodhen në hapat e parë, e për sa kohë kanë fituar aftësitë e duhura, ata mund të fillojnë të mbikëqyrin projektin dhe më pas të mund të avancojnë dhe të marrin rolin e menaxherit të projektit.

 Nëse keni aftësi të mira kërkimore ju mund të krijoni mundësi shumë të mira për karrierën tuaj në fusha të tilla si ruajtja dhe menaxhimi i trashëgimisë, kurimi dhe shkencat arkeologjike.  Disa arkeologë zgjedhin që të ndërmarrin studime të mëtejshme dhe të lëvizin drejt një roli pedagogjik ose të fokusohen tek kërkimi akademik.

Si arkeologë ju mund të punësoheni në:

  • Planifikimin e projekteve arkeologjike;
  • Zhvillimin e konsulencave për projekte të ndryshme;
  • Njësitë arkeologjike;      
  • Agjencitë kombëtare që merren me arkeologjinë;
  • Institucionet mësimore dhe kërkimore;
  • Muzetë;
  • Shoqëritë arkeologjike;
  • Kontraktorët e ndërtimeve historike etj.

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Arkeolog në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Arkeolog
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Arkeolog është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Arkeolog është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD