Agronom
Vlora
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Agronom

Aktualiteti

Paga Minimale: 55.088 Lekë
Kërkesa e tregut: E Mesme
Prurjet vjetore: Të Mesme

Mundësitë e punësimit

50%

Agronomi jep ndihmë dhe këshilla në menaxhimin e fermave, pylltarisë dhe peshkimit duke përfshirë kultivimin, fekondimin, korrjen, erozionin dhe përbërjen e tokës, parandalimin e sëmundjeve, të ushqyerit, rotacionin e kulturave bujqësore dhe marketingun. Ai/Ajo zhvillon teknika për rritjen e produktivitetit, si dhe studion e zhvillon plane dhe politika për menaxhimin e tokës dhe peshkimit. 

Agronomët menaxhojnë bizneset ose ndërmarrjet bujqësore që dëshirojnë të ecin para me produktet e tyre dhe si klientë më të shpeshtë të tyre janë:
  • Fermerët;
  • Kultivuesit  e produkteve; 
  • Pronarët e ndërmarrjeve bujqësore;
  • Organizatat e ruajtjes  së kulturave bujqësore;
  • Biznese  të tjera bujqësore në prodhim dhe shërbime.
Si agronom ju keni për të dhënë konsulenca rreth çështjeve teknike në fusha të tilla si:
  • Mjedisi dhe ruajtja e tij;
  • Gjedhët;
  • Ushqimi;
  • Menaxhimi i mbetjeve;
  • Aplikimet e reja teknike në kulturat bujqësore.
Gjithashtu ndihmojnë në:
  • Planifikimin e biznesit;
  • Këshillimin për menaxhimin e pasurive dhe financave për bizneset bujqësore dhe fermat;
  • Menaxhimin e personelit etj. 

  • Agro-ekologjist
  •  Agronom në florikulturë
  •  Agronom në frutikulturë
  •  Agronom në konservimin e faunës
  •  Agronom në hortikulturë
  •  Agronom pedolog
  •  Agronom për kulturat potazhere (zarzavate)
  •  Agronom silvikulturë (pyjesh)
  •  Inxhinier agronom
  •  Inxhinier bujqësor
  •  Inxhinier lulesh
  •  Inxhinier pyjesh
  •  Këshilltar i rezervateve të peshkut
  •  Shkencëtar pylltarie
  •  Këshilltar pylltarie 
  •  Shkencëtar i tokës
  •  Inxhinier agrar në akuakulturë
  •  Vlerësues pasurie i shkallës së parë për tokë bujqësore dhe pyjore
  •  Vlerësues pasurie i shkallës së dytë për tokë bujqësore dhe pyjore 

Për të qenë një profesionist i mirë do duhet të keni:

  • Aftësi shumë të mira komunikuese, të cilat ndihmojnë në krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me klientët;
  • Aftësi të mira në marketing, negocim dhe këshillim për të ndihmuar në zhvillimin e mundësive të reja dhe ndërtimin e një baze të fortë biznesi për klientët tuaj;
  • Aftësi të mira teknike dhe analitike për të shpjeguar qartë gjetjet tuaja;
  • Aftësi për të punuar si pjesë e një ekipi;
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe mbajtje e saktë e të dhënave në regjistra të posaçëm. 

Agronomët duhet të:

  • Kryejnë mbledhjen dhe analizimin e të dhënave dhe mostrave në lidhje me prodhimin, ushqimin, tokën, cilësinë e ujit dhe faktorëve të tjerë që ndikojnë në fermë, pyje dhe peshkim;
  • Ofrojnë këshilla mbi teknikat për përmirësimin e kulturave bujqësore, kullotave, blegtorisë, peshkimit apo kultivimit të tij;
  • Ofrojnë këshillime mbi ujitjen apo kullimin e tokave;
  • Japin këshilla mbi sëmundjet e bagëtive, të bimëve dhe kullotave;
  • Merren me kontrollin e insekteve dhe barërave të këqija, përmirësimin e tokës, kujdesin ndaj bagëtive dhe programeve të ushqimit të tyre;
  • Studiojnë faktorët mjedisorë që ndikojnë në prodhimin e bimëve, rritjen e kullotave, rritjen e blegtorisë, rezervateve të peshqve, si dhe rritjen e shëndetit të drurëve të pyllit;
  • Studiojnë efektet e teknikave të kultivimit të tokave, luftimit të insekteve të dëmshme, sëmundjeve, praktikave të peshkimit dhe prodhimit të tij, të mbarështimit të kafshëve, kullotave, bimëve e pyjeve, në rendimentin e tyre;
  • Studiojnë migrimin, rritjen, të ushqyerit dhe shumimin e peshqve;
  • Hartojnë metoda të mbledhjes, fekondimit, inkubimit dhe çeljes së vezëve të peshqve;
  • Kryejnë kërkime mbi karakteristikat, mundësitë e përdorimit dhe produktivitetin e tokave;
  • Zbatojnë gjetjet e kërkimeve të praktikave për përmirësime bujqësore, hortikulturore dhe pyjore;
  • Zhvillojnë procedura dhe teknika për zgjidhjen e problemeve bujqësore dhe për përmirësimin e efikasitetit të prodhimit;
  • Administrojnë burimet pyjore dhe të peshkimit për të maksimizuar përfitimet afat-gjata komerciale, rekreative dhe mjedisore;
  • Kryejnë studime për: shumimin dhe kultivimin e pemëve të pyllit, metodat e fundit për përmirësimin rritjen e inventarit/të gjendjes së bimëve pyjore, mbi efektet e rrallimit të prodhimeve pyjore;
  • Kryejnë studime për të përmirësuar rritjen e kullotave të bagëtive;
  • Hetojnë, planifikojnë dhe zbatojnë procedurat e menaxhimit për të përballuar efektet e zjarreve, përmbytjeve, thatësirës, erozionit të tokës, insekteve dhe sëmundjeve;
  • Ofrojnë seanca këshilluese dhe leksione informuese për komunitetet dhe grupet e tjera të fermave të bujqësisë, blegtorisë, pylltarisë dhe peshkimit;
  • Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë;
  • Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë.

Për të pasur një vend pune në këtë fushë, zakonisht kërkohet një diplomë në bujqësi ose në një program tjetër i ngjashëm me të, e cila rrit mundësitë tuaja të punësimit. Programet e studimit që ndikojnë janë:

  • Inxhinieri  bujqësore;
  • Shkenca biologjike;
  • Kulturë dhe shkenca bimore;
  • Kopshtari;   
  • Shkenca e tokës.
 
Studimi i “Menaxhimit të Biznesit” është pjesë e kursit dhe mund të jetë në favorin tuaj, veçanërisht nëse zgjidhni të bëheni pjesë e botës së biznesit dhe konsulencës. 
Nëse dëshironi të qëndroni në anën teknike të agronomisë, një Master në një nga lëndët si: prodhim i kafshëve ose teknologji e farave dhe kulturave bujqësore, ka për të qenë shumë i frytshëm për ju. Kualifikimet pasuniversitare nuk kanë të ngjarë të japin ndonjë avantazh të veçantë, pasi e rëndësishme është eksperienca. 

  • Koha e punës zakonisht ndahet mes zyrës dhe terrenit edhe pse kjo mund të ndryshojë në varësi të rolit që do të mbani. 
  • Vetëpunësimi është një opsion i mirë, pasi të keni fituar përvojë dhe të keni krijuar një rrjet të gjerë kontaktesh. Është e zakonshme të punosh nga shtëpia nëse jeni të vetëpunësuar. 
  • Mundësitë e punësimit janë të përhapura në të gjithë vendin, ndaj dhe duhet të jeni fleksibël për oraret e punës.

Orët e punës janë të varura kryesisht nga sezoni dhe nevojat e klientëve. Orari i rregullt, pra orari 9:00 me 17:00, nuk është i zakonshëm, pasi klientët mund të kenë nevojë që të takohen me ju edhe gjatë mbrëmjes ose në fundjavë.

Agronomët janë profesionistët që merren drejtpërdrejt me menaxhimin e fermave bujqësore dhe arrijnë të marrin një pagesë që varion nga 55.088 lekë në muaj për profesionistët e rinj, deri në 73.800 lekë në muaj për ekspertët e fushës. Konsulencat bujqësore ose puna këshilluese, zakonisht bazohet në projekte, kështu që mund të paguhen ekstra në qoftë se punojnë më shumë se orari i paracaktuar. 

Shifrat e të ardhurave të sipërpërmendura shërbejnë si udhëzues.

Trajnimi i ofruar për agronomët ndryshon në varësi të madhësisë së kompanisë dhe nevojave që biznesi ka. 

Këto trajnime dhe kualifikime ofrohen gjithashtu për të gjithë ata që punojnë në industrinë bujqësore dhe atë të mjedisit, por pa anashkaluar këtu edhe konsulentin e pavarur, i cili ka si përgjegjësi të mbajë të përditësuar gjithë sektorin e bujqësisë. 

Përfshirja në fushën e agronomisë dhe konsulencës bujqësore është disi e vështirë, pasi konkurrenca është e lartë. Megjithatë do t’ju duhet që paraprakisht të keni njohuri të gjera në bujqësi dhe menaxhimin e fermave, të dhëna të cilat janë thelbësore, njësoj siç është edhe përvoja e punës në këtë industri.

 Pa përvojën dhe kontaktet e përshtatshme është shumë e vështirë të jepni konsulenca, kjo sepse nuk keni për të qenë i besueshëm në sytë e klientëve tuaj. Duhet paraprakisht të krijoni eksperiencat e duhura dhe më vonë të tentoni për më lartë.

Ndaj provoni të fitoni përvojë praktike në menaxhimin e fermave, survejimit rural, planifikimit ose llojeve të tjera të punëve që mund të zhvillohen në sektorin e bujqësisë.

Zhvillimi dhe perspektiva e karrierës varion nga kompania në kompani e nga ferma në fermë. 

Ju mund të përparoni në karrierë dhe të kaloni nga një menaxher i thjeshtë, në konsulent e më vonë në lider ekipi etj. Pra nuk ka një strukturë të përcaktuar për zhvillimin profesional në këtë profesion pasi gjithçka varet nga durimi, dëshira dhe vullneti juaj për t’u rritur në karrierë. 

Megjithatë nëse nuk iu  pëlqen puna në terren, atëherë mundësi shumë e mirë është edhe bota akademike. Ju mund të bëheni pjesë e stafeve akademike në universitete dhe kolegje, por duhet të keni kualifikimet e duhura dhe të mbani grada të larta shkencore. 

Disa nga kompanitë dhe fermat më të mëdha bujqësore ofrojnë skema të veçanta për rekrutimin e të diplomuarve të rinj në fusha të tilla si menaxhimi i fermave ose bizneseve bujqësore.

Pasja e një CV-je dhe një letre motivimi të mirë janë thelbësore në këtë profesion, pasi bashkë me aftësitë vjen edhe një rrjet i gjerë kontaktesh.

Vendet kryesore për punësimin e agronomëve janë:

  • Kompani konsulence bujqësore dhe mjedisore;
  • Organizata bamirësie që kanë në qendër zhvillimin e agronomisë, mjedisit dhe mbrojtës së kafshëve;
  • Kompani fetare që ofrojnë produkte dhe shërbime për industrinë bujqësore;
  • Ministria e Mjedisit;
  • Ministria e Bujqësisë etj. 
Sapo të keni fituar përvojë të mjaftueshme, do të keni mundësi të vendosni veten si një konsulent i vetëpunësuar. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Agronom në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Agronom
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Agronom është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Agronom është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD