Agjent Shitjesh
Gjirokastra Line
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Agjent Shitjesh

Aktualiteti

Paga Minimale: 55.000 Lekë
Kërkesa e tregut: E lartë
Prurjet vjetore: Të Mesme

Mundësitë e punësimit

70%

Të zgjedhësh një profesion është shumë e vështirë, por nëse keni aftësi shumë të mira komunikuese, jeni të sigurt dhe ju pëlqejnë sfidat, atëherë një karrierë si agjent shitjesh është e përkryer për ju. 

Agjentët e shitjeve kanë si detyrë parësore të shesin produktet dhe shërbimet e një kompanie tek individët, bizneset ose organizatat qeveritare. Shtrirja e këtij profesioni nuk është e përcaktuar,mund të jetë brenda territorit shqiptar, ndërkombëtare ose kombinim i të dyjave. 

Ata janë gjatë gjithë kohës duke kërkuar klientë potencialë për t’i afruar me biznesin e rrjedhimisht për të rritur të ardhura e biznesit. Agjentët e shitjeve  përpiqen të mbajnë marrëdhënie të mira me klientët ekzistues, duke iu dhënë oferta e duke ju bërë ulje në mënyrë që këta të fundit mos të largohen nga kompania. 

Zakonisht agjentët e shitjeve janë të ndarë në dy kategori:

  1.  Agjenti i shitjeve biznes për biznesin ( Janë ata agjentë shitjesh që shesin produktet e tyre nëpër biznese duke aplikuar çmime biznesi)
  2.  Agjenti i shitjeve biznes për konsumatorin ( Janë ata agjentë shitjesh që ia shesin produktet e tyre direkt konsumatorit)

Titulli i punës mund të ndryshojë nga organizata në organizatë dhe mund të referohen si:

  • Përfaqësues Shitjesh
  • Konsulent Shitjesh
  • Menaxher i Territorit
  • Përfaqësues i Zhvillimit të Biznesit.

  • Drejtor në shërbimin tregtar
  • Drejtor të dhomave të tregtisë
  • Drejtor i marketingut
  • Drejtor i shitjeve
  • Drejtor ankandesh
  • Drejtues të marrëdhënieve me publikun dhe reklamave
  • Drejtues ekzekutivë dhe menaxherë
  • Specialist i marketingut dhe reklamës
  • Specialist i marrëdhënieve me publikun

Për të qenë një agjent shitjesh i suksesshëm duhet të keni:

  • aftësi dhe dëshirë për të shitur
  • aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • qasje pozitive, të sigurt dhe të vendosur
  • qëndrueshmëri dhe aftësi për të përballuar refuzimin
  • shkallë të lartë të vetëmotivimit dhe ambicies
  • aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur edhe si pjesë e një ekipi
  • aftësi për t’u rritur në karrierë në një mjedis konkurrues
  • leje drejtimi automjeti
  • rrjedhshmëri në një gjuhë të huaj - kjo mund të jetë e dobishme, veçanërisht nëse punon për një kompani ndërkombëtare.

Përgjegjësitë janë të ndara dhe varen nga kompania. Më poshtë keni përgjegjësitë për tre grupe
  • Agjentët e shitjeve biznes për biznesin
  • Agjentët e shitjeve biznes për konsumatorin
  • Kombinimi i të dyjave
Agjenti i shitjeve biznes për biznesin duhet:

  • të ndërtojë marrëdhënie të mira pune
  • të kuptojë nevojat e klientëve 
  • të hulumtojë tregun dhe produktet e ngjashme
  • të paraqesë produktin ose shërbimin në mënyrë të favorshme dhe në mënyrë profesionale, të strukturuar për komunikimin ballë për ballë.
Agjenti i shitjeve biznes për konsumatorin duhet:

  • të dëgjojë kërkesat e konsumatorëve dhe të paraqesë produktin e përshtatshëm për shitje
  • të mbajë dhe zhvillojë marrëdhënie të mira me klientët ekzistues nëpërmjet telefonatave dhe emaileve
  • të organizojë takime me klientët potencialë 
  • t’ju përgjigjet të gjitha pyetjeve që i vijnë nëpërmjet postës elektronike dhe telefonatave
  • të veprojë si kontakt mes kompanisë ku punon dhe tregjeve të saj ekzistues dhe atyre potencialë
  • të negociojë kushtet e një marrëveshjeje
  • të mbledhë informacion rreth tregut dhe konsumatorit
  • të sfidojë çdo kundërshtim me qëllim që blerësi të blejë produkte
  • të këshillojë konsumatorët për zhvillimet e fundit rreth produkteve dhe promovimeve të veçanta
  • të krijojë dokumente të detajuara rreth propozimeve që mund të bëhen 
  • të krijojë dokumente të detajuara për propozimet e kompanisë
  • të kontrollojë sasitë e mallrave në fatura dhe magazinë
  • të bëjë llogaritje të sakta dhe të shpejta të kostos që do i ofrohet klientëve.
Për të dy rolet duhet:

  • Të negocioni mbi çmimin, kostot, shpërndarjen dhe specifikimet me blerësit dhe menaxherët
  • Të lidheni me furnizuesit për të kontrolluar ecurinë e urdhrave ekzistues
  • Të mbani të regjistruara shitjet dhe informacionet e porosisë, si dhe të dërgoni kopje në zyrën e shitjeve
  • Të përfaqësoni kompaninë në ekspozita tregtare, ngjarje dhe demonstrata
  • Të ushqeni tendencat e blerësve të ardhshëm 
  • Të rishikoni performancën tuaj të shitjeve, me qëllim përmbushjen ose tejkalimin e objektivave
  • Të merrni pjesë në mbledhjet e ekipit dhe të ndani praktikat më të mira me kolegët.

Edhe pse ky profesion është i hapur për të gjithë të diplomuarit, studimi në këto programe studimi mund të përmirësojnë shanset tuaja të punësimit:
  • biznes, menaxhim ose marketing
  • informatikë, inxhinieri ose teknologji (për shitje teknike)
  • studime mediatike (për reklamat dhe shitjet e medias)
  • gjuhë të huaja (për organizatat që operojnë në tregjet jashtë shtetit).
 Megjithatë kualifikimet akademike shpesh janë më pak të rëndësishme se personaliteti, qëndrimi, aftësitë e  shkëlqyera që mund të keni në komunikim, atribute këto që janë të dëshirueshme nga cilido punëdhënës.

  • Industria e shitjeve shtyhet nga arritja e synimit, ndaj edhe ndonjëherë puna mund të jetë shumë e madhe dhe presioni po ashtu.
  • Kushtet e punës ndryshojnë në bazë të kompanisë dhe fushës në të cilën punoni. 
  • Agjentët e shitjeve në përgjithësi pritet të duken profesionalë dhe të zgjuar, veçanërisht kur lidhen me klientë potencialë. 
  • Ambienti i punës zakonisht është shumë konkurrues duke qenë se kjo është një industri e dominuar nga meshkujt. 
  • Udhëtimi brenda një dite pune, mungesa për ditë të tëra në shtëpi ose të punuarit jashtë vendit janë të gjithë element shumë të zakonshëm. Udhëtimet janë të vazhdueshme dhe ndonjëherë zgjasin shumë, gjë që mund të ndikojë drejtpërdrejt në jetën tuaj personale dhe shoqërore.

Në bazë të sektorit në të cilin punoni vendosen edhe orët e punës, por në përgjithësi janë shumë të gjata dhe nën presion për të arritur objektivat e duhur. Presion nuk ka vetëm për bonuset tuaja personale, por edhe për raportin financiar që del çdo tre muaj nga një kompani, ku punëdhënësi vlerëson punën tuaj dhe njëkohësisht vendoset dhe vazhdimësia në atë kompani.
Puna me kohë të pjesshme mund të jetë e disponueshme në një profesion të tillë.

Agjenti i shitjeve mund të themi se është kthyer në domosdoshmëri për çdo kompani që merret me prodhimin e produkteve për konsum. Zakonisht kjo kategori ka një pagë bazë dhe në bazë të shitjeve merren dhe bonuse. Megjithatë paga bazë e një agjenti shitjeje varion nga 55.000 lekë në muaj  për të gjithë ata që nuk janë profesionist e  po njohin hapat e parë të karrierës, e deri në 73.800 lekë në muaj për ata që janë ekspert të fushës. 

Tregu i punës gjithashtu është i gjerë duke marrë parasysh që çdo biznes, i madh apo i vogël qoftë, e ka pothuajse të detyrueshëm një agjent shitjesh. Por mos u kushtëzoni, nëse keni përfituar eksperiencën e duhur mund të punoni edhe i lirë, në mënyrë individuale. 

Pagat zakonisht janë një kombinim i pagës bazë (një shumë e garantuar, pavarësisht shitjeve të bëra) dhe një shpërblim ose komision (një shumë e bazuar në sasinë e shitur). Shuma e kombinuar shpesh quhet si fitimet e synuara. Komisioni mund të llogaritet si një përqindje ose një normë fikse për çdo shitje. 

Gjithashtu është e mundur të punohet vetëm në bazë të komisionit, që do të thotë të punosh pa pagë bazë dhe të kesh të ardhura të bazuara tërësisht në shitje.

Duke qenë se kjo punë është e përqendruar kryesisht në udhëtime të shpeshta, shumë punëdhënës i ofrojnë agjentëve të shitjeve makina nga kompani, tollona benzine/nafte dhe siguri për makinën tuaj. 

 Ju mund të bëheni pjesë e një kursi me afat të shkurtër kohor ku do të mund të mësoni rreth induksionit, që mbulon njohuritë rreth produkteve, mallrave ose shërbimeve të kompanisë, si dhe metodat më të përdorura në administrimin e shitjeve. Ky kurs mund të organizohet nga punëdhënësi juaj ose nga një kompani trajnimesh brenda ose jashtë vendit.  Pas induksionit është e zakonshme që të merrni një periudhë kohore për provë, ku nuk do të hasni asnjë presion për të arritur objektivat, përkundrazi do të inkurajoheni për të dhënë më të mirën. 

Trajnimi do të përfshijë teknikat e shitjes, si për shembull:
  • si të mbyllni shitjet;
  • si të merren me kundërshtimet e mundshme;
  • si të organizojnë negociatat.
Hapi tjetër është vendosja në krah të një agjenti shitjesh me eksperiencë i cili do t’ju mbikëqyrë. Megjithatë, pas një periudhë relativisht të shkurtër kohore, do të pritet nga ju që të sillni numrin e kërkuar të shitjeve për të përmbushur objektivat individuale.

Një numër i konsiderueshëm i kompanive të mëdha rekrutojnë agjentë shitjesh, të cilët i trajnojnë  për një periudhë të caktuar, duke i dhënë informacionet e duhura e duke i aftësuar më shumë. Trajnimi ndonjëherë kombinohet edhe me marketingun, pasi  kompanitë kërkojnë të diplomuar që të punojnë si udhëheqës komercialë në të ardhmen.  Do të jetë e dobishme për ju nëse do të mund të fitoni përvojë në një mjedis që ballafaqohet me konsumatorin, siç është shitja e produkteve me pakicë.

Promovimi zakonisht bazohet në rezultatet dhe progresin e shpejtë. Një regjistrim i suksesshëm i shitjeve ka për t’ju ndihmuar në promovim duke ju dhënë mundësinë të merreni me çështje të tilla si:
  • trajtimi i llogarive më të mëdha dhe më prestigjioze të klientëve
  • marrja e përgjegjësisë për produktet kryesore
  • të punuarit me llogari kombëtare, për shembull duke u shitur blerësve me pakicë dhe shitësve me shumicë
  • roli në trajnimet e ekzekutivit të shitjeve 
  • roli si  menaxher shitjesh me përgjegjësi për një ekip njerëzish.
  • Shumë nga kompanitë më të mëdha kanë një strukturë të gjerë promovimi që zakonisht përfshin edhe lëvizjen e drejtuesve të shitjeve nga menaxher zone, në menaxherë të shitjeve në territor kombëtarë e duke u ngjitur më lartë pastaj, drejtor shitjesh. 

Është shumë e zakonshme lëvizja nga një kompani në një tjetër për të arritur njohuri më të larta dhe pagë më të mirë. 

Drejtuesit e shitjeve gjithashtu kanë mundësinë të lëvizin në fusha të lidhura me këtë profesion  siç janë reklamat, marketingu, menaxhimi i përgjithshëm komercial ose marrëdhëniet me publikun (PR).

Ka shumë kompani që përdorin agjentët e shitjeve  për të zgjeruar kërkesën për markën, produktin ose shërbimin e tyre. Është shumë e rëndësishme që të zgjidhni një zonë që i përshtatet interesave tuaja dhe aspiratave të karrierës. Sektorët tipikë përfshijnë:

  • mallrat e konsumit- të tilla si ushqim dhe pije, mallra të thata, duhan dhe alkool
  • industrinë teknike - duke përfshirë industrinë automobile, hapësirën ajrore, IT, elektronikë, ndërtim dhe komunikim
  • biznesin- të tilla si konsultimi dhe këshilla, trajnime, softuerë dhe shërbime kompjuterike të bazuara në Cloud
  • reklamat- përfshirë botuesit e revistës, radio, televizion, internet dhe tekst
  • industrinë farmaceutike- të tilla si furnizimet mjekësore dhe shërbimet
  • industrinë financiare- duke përfshirë bankat dhe ofruesit e shërbimeve financiare.

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Agjent Shitjesh në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Agjent Shitjesh
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Agjent Shitjesh është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Agjent Shitjesh është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD