Administrator Biznesi
Shkodra
Kërko profesionin
Kërko me fjalëkyçe
Kërkesa e Tregut
Prurjet Vjetore
Niveli i Arsimit

Shpërndaje tek miqtë e tu!

LinkedIn Whatsapp

Administrator Biznesi

Aktualiteti

Paga Minimale: 55.000 Lekë
Kërkesa e tregut: E Mesme
Prurjet vjetore: Të Larta

Mundësitë e punësimit

40%

Profesionistët janë një nevojë e shtuar për çdo biznes, mirëpo njëri prej tyre është  i domosdoshëm, administratori. Pasioni dhe vullneti janë dy cilësi që patjetër duhet t’i ketë një individ që vendos të zgjedhë një profesion të tillë. Administratorit i duhet që të jetë i vëmendshëm dhe të pëlqejë vlerësimin dhe analizën e të dhënave, krijimin e zgjidhjeve, komunikimin me një shumësi personash si dhe të zotërojë mirë teknologjinë e  informacionit.

Të gjithë ata që vendosin të jenë administratorë biznesi  duhet të punojnë fillimisht në organizata të ndryshme, për t’i ndihmuar këto të fundit në menaxhimin dhe planifikimin e së ardhmes së biznesit, që do përputhet sigurisht me synimet e tyre paraprake. 

Projekti mund të jetë specifik, kështu që ju duhet t’i përkushtoheni me kohë të plotë, ose mund të hiqni dorë nga projektet dhe të merreni specifikisht me një punë të përhershme.  

Para se të filloni gjithçka, pra para se të filloni planifikimin,  ju duhet të kuptoni situatën aktuale organizative në të cilën kompania, organizata, biznesi është duke kaluar, dhe rrjedhimisht të krijoni zgjidhjen e  problemeve që janë hasur gjatë kohës së survejimit. Përveç pikave që duhet të përmirësoni nga administrimi i mëparshëm, ju duhet gjithashtu të parashikoni edhe problemet e zgjidhjet e tyre për pengesat që mund të dalin gjatë zbatimit të projektit tuaj. 

Si administrator i një biznesi do të të duhet gjithmonë që të demonstrosh mirëkuptim të shkëlqyer ndaj individëve që janë duke punuar në kompani ose në sektorët e saj, pasi vetëm kështu do të mund të ndihmosh siç duhet organizatën për të zhvilluar qëllimet e saj. Nëse një kompani përmban punonjës të pakënaqur, është e destinuar që një ditë jo shumë të largët të dështojë, kështu që mos e neglizhoni këtë element. 

Dijeni se ju aty nuk jeni vetëm për projektet e mëdha, përkundrazi, shërbeni gjithashtu edhe si pikë kyçe ndërmjet departamenteve të kompanisë. Ndonjëherë do bëni edhe rolin “e përkthyesit”, pra do përktheni nevojat e drejtuesve tek punonjësit dhe do të përshtatni mënyrat e tyre brenda biznesit, gjithmonë të studiuara prej jush më herët. 

Një administrues biznesi mund të njihet ndryshe edhe si:

  • Arkitekt biznesi
  • Analist i sistemeve të biznesit
  • Analist i kompanive
  • Konsulent menaxhimi 
  • Analist procesi
  • Menaxher produkti
  • Pronar produkti
  • Inxhinier kërkimi
  • Analist sistemi

  • Analist për studimet e tregut
  • Konsulent për biznes familjar
  • Konsulent për mbrojtjen e konsumatorit
  • Konsulent për sipërmarrje
  • Konsulent për sistemet e sigurimeve
  • Llogaritar ekzekutiv reklame
  • Specialist për efiçiencën e biznesit
  • Specialist administrimi
  • Analist menaxhimi dhe organizimi 
  • Analist menaxhimi
  • Analist organizimi
  • Specialist tregu
  • Specialist i politikave të administratës
  • Nëpunës për strukturat organizative
  • Specialist për zhvillimin e burimeve njerëzore
  • Specialist të shërbimeve për klientët/të zhvillimit të karrierës
  • Intervistues punësimi
  • Këshillues karriere
  • Këshillues punësimi
  • Nëpunës i inspektoratit të punës
  • Nëpunës i marrëdhënieve të punës
  • Nëpunës personeli
  • Specialist i kualifikimit dhe zhvillimit të stafit
  • Konsulent për kualifikimin e stafit
  • Konsulent profesional i studentëve
  • Nëpunës për trajnimin e stafit

Ty do të të duhen:

  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, në të folur dhe prezantuar para një audience të gjerë
  • Aftësi për të motivuar të tjerët dhe për të ndjekur ndryshimet në tregun e biznesit
  • Aftësi për të punuar nën presion në shumë projekte brenda një afati kohor të përcaktuar
  • Pasion në krijimin e zgjidhjeve dhe mbajtjen e një qëndrimi pozitiv 
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe qasje ndaj informacionit dhe sfidave të reja
  • Interes të fortë në zhvillimin e biznesit
  • Kuptueshmëri të mirë të informacionit që vjen nga teknologjia

Si administrator biznesi ty do të të duhet që:

  • të komunikosh me kolegët për të kuptuar nevojat e departamentit dhe organizatës si një e tërë
  • të punosh me aktorë të jashtëm për të kuptuar dhe investiguar përshtypjet që  jep shërbimi/produkti
  • të përdorësh praktikat e modelimit të të dhënave për të analizuar gjetjet e tua dhe për të krijuar sugjerime për përmirësime, ndryshime strategjike dhe operacionale
  • të konsiderosh mundësitë dhe potencialin e riskut
  • të identifikosh procesin dhe teknologjinë e  informacionin që kërkohet  për të prezantuar rekomandimet tuaja
  • të realizosh marrëveshje, zakonisht me kompani me eksperiencë në treg (kjo mbetet metoda më e mirë për të prezantuar rekomandimet tuaja ndaj një biznesi)
  • të komunikosh avantazhet e rekomandimeve tuaja dhe të ndihmosh në adresimin e paqartësive dhe shqetësimeve
  • të prodhosh dokumente të shkruara që mbështesin punën tuaj, si dhe të raportosh gjetjet e t’ua prezantosh ato aktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, gjithmonë kur e ndieni të nevojshme
  • të mbështesësh stafin dhe skuadrën kur është duke bërë ndryshimet e rekomanduara
  • të  realizosh plane të cilat kanë në qendër të tyre vlerësimin dhe impaktin që kanë pasur realisht ndryshimet që ju keni bërë

Konkurrenca në tregun e administratorëve të biznesit është e lartë, kështu që të pasurit e një diplome masteri, lind si nevojë e domosdoshme. Për të qenë konkurrent në treg, të duhet të posedosh disa cilësi të veçanta nga të tjerët, siç mund të jenë njohuritë në sistemet e informacionit të biznesit, por gjithashtu vlerësohen edhe të dhënat që mund të keni nga fusha të tilla si historia, pasi demonstroni në një farë mënyre aftësi të shkëlqyera analitike. Eksperienca është një tjetër element i rëndësishëm, sidomos në menaxhimin e projekteve, pasi është një nga mënyrat për të fituar vlerësim si analist biznesi, megjithatë kjo vlen më shumë për ekspertët e fushës dhe ata që e njohin mirë këtë industri. Ashtu si diplomën, punëdhënësit tuaj vlerësojnë edhe eksperiencën dhe aftësinë për të punuar në grup, në analizimin e të dhënave, në përdorimin e teknologjisë dhe menaxhimin e projekteve. Nëse nuk keni pasur mundësinë që të keni edhe një diplomë në shkenca kompjuterike, filloni ta vendosni në listën e gjërave për t’u bërë, minimumi të përfitoni një kualifikim postdiplomimi. 

Ju me aftësitë tuaja mund të bëni ndryshime të rëndësishme që rrjedhimisht kanë ndikim edhe në përmirësimin e rolit tuaj në biznes. Duke bërë ndryshime bazike, ju mund të siguroni suksesin e një kompanie dhe kënaqësinë e punonjësve të saj.

Gjithashtu ju mund të punoni me projekte të shumta në të njëjtën kohë, por kujdes sepse kjo ka për të qenë stresuese dhe efiçienca mund të vendoset në diskutim. 

Roli juaj si administrator është i bazuar në vizitat e shpeshta në zyra të ndryshme si dhe në udhëtime të gjata për të takuar faktorë ndikues për biznesin ose projektin me të cilin po punoni. 

Kur zgjidhni një profesion të tillë, duhet të dini se orët e punës varen nga pozicioni që ju keni. Nëse preferoni që të jeni punonjës i përhershëm, atëherë ditët e punës janë të përcaktuara, nga e hëna në të premte, por mos shpresoni të njëjtën gjë edhe për orët e punës. Orët e punës zakonisht janë shumë të gjata dhe të papërcaktuara, pasi ndikojnë takimet zyrtare të cilat nuk kanë një orë të përcaktuar, e që duhet thënë se janë të shpeshta. Gjithashtu puna mund t’ju marrë kohë edhe nga fundjava në momentin që juve ju duhet të përfundoni projekte të rëndësishme që kanë një afat të caktuar kohor.
Në këtë profesion duhet të jeni fleksibël, pasi lind gjithnjë nevoja për të punuar orë shtesë.

Administratori është pika kyçe e çdo biznesi. Nëse administratori është i duhuri dhe po bën një punë të mirë, kjo reflektohet drejtpërdrejtë në rritjen e fitimeve dhe punën e punëtorëve të kompanisë. Askush nuk ka thënë që është punë e lehtë, do përkushtim dhe vullnet të hekurt dhe për këtë arsye pagesa është relativisht e lartë. Pagesa e një administratori biznesi varion nga 55.000 lekë në muaj për të gjithë ata që nuk janë profesionistë e po njohin hapat e parë të karrierës, e deri në 73.800 lekë në muaj për ata që janë ekspertë të fushës. 

Tregu i punës gjithashtu është i gjerë duke marrë parasysh që çdo biznes, i madh ose i vogël, e ka pothuajse të detyrueshëm një administrator. 

Mos u kushtëzoni, pasi nëse keni përfituar eksperiencën e duhur mund të punoni edhe si profesionist i lirë, në mënyrë individuale. 

Në çdo rol që merrni përsipër është e rëndësishme që të vazhdoni me zhvillimin e njohurive dhe aftësive, pasi është në interes të drejtpërdrejtë tuajin. Shumë organizata ofrojnë zhvillimin profesional përmes trajnimeve në kompani dhe kurseve të ndryshme, por në shumicën e rasteve është përgjegjësia juaj për të gjetur mundësitë e avancimit  në tregun e punës. 

Kurset dhe trajnimet në këtë fushë janë të lidhura kryesisht me tema të tilla si: 

  • Ndryshimi i menaxhimit 
  • Analiza e të dhënave
  • Përmirësimi i komunikimit
  • Sistemimi i informacionit
  • Menaxhimi i projekteve

Disa organizata iu ofrojnë anëtarëve të tyre kurse dhe kualifikime specifike për zhvillimin profesional.

Administratori ekziston në pothuajse çdo sektor, që nga organizatat jo-fitimprurëse e deri tek shitjet me pakicë dhe shërbimet financiare. Është një industri që ecën me ritëm të shpejtë dhe njëkohësisht shumë konkurruese, kështu që fitimi i eksperiencës është diçka esenciale. Ju mund të aplikoni për punë vullnetare në kompani të vogla, për të ndihmuar në përmirësimin e funksioneve të veçanta që organizata ka, por gjithmonë duke konsideruar njohuritë që mund të përfitoni. 

Gjithashtu, mund të bëheni pjesë edhe e intershipeve verore, pasi mund t’ju hapin dyer të shumta në tregun e punës, bazuar gjithmonë kjo në aftësitë praktike që keni përftuar. 

Ju gjithashtu mund të bini në kontakt me organizata të cilat kërkojnë profesionistë në këtë fushë, ndaj para tyre kujdesuni që të tregoheni entuziast dhe të shfaqni gjithë interesin tuaj në sektorin që kompania operon, kjo padyshim ka për t'ju dhënë avantazh.

Si një administrator biznesi i nivelit të parë, fitimi i përvojës në projekte do të jetë e dobishme për zhvillimin tuaj të karrierës. Si progres i karrierës suaj, ju mund të zgjidhni që të jeni analist i përgjithshëm i biznesit ose specialist në një fushë të veçantë. 

Mundësitë e avancimit të karrierës mund të përfshijnë deri në rolin e analistit të biznesit të nivelit të lartë. Administratorët e suksesshëm të biznesit, me përvojë të konsiderueshme dhe me “rekord profesional” të provuar, mund të arrijnë të punojnë në nivel ekzekutiv.

Administratorët e biznesit janë të nevojshëm në sektorin publik dhe privat, në kompanitë e mëdha dhe të vogla multi-nacionale, si dhe kompanitë e vogla e të pavarura.  Jeni gati të domosdoshëm si profesionistë, kështu që punëdhënësit do të shtrojnë oferta të ndryshme në tryezë. Po mënyrat sesi e bëjnë? Ka shumë kompani që ofrojnë vende pune me kontrata të përhershme ose me afat të pacaktuar, për të punuar në projekte specifike. 

Shumë administratorë të biznesit me përvojë në këtë industri mund të punojnë edhe në zyra ose kompani private, por ka dhe shumë që përveç aktivitetit personal preferojnë të marrin rolin e këshilluesit në disa biznese të tjera.  

Kompanitë private i reklamojnë gjithmonë vendet e lira në rolin e administratorit të biznesit, kështu që kushtojini vëmendje website-ve të tyre, pasi aty mund të jenë duke kërkuar për ju. 

   Rrugëtimi i Profesionit

Për të ndjekur profesionin Administrator Biznesi në Republikën e Shqipërisë ne ju sugjerojmë të ndiqni programet si më poshtë:
  • Programe Bachelor
    Sistemi Bachelor aplikohet në të gjithë universitetet publike apo private. Më poshte jane listuar disa programe te cilat kane lidhje te drejtperdrejte ose jo me profesionin: Administrator Biznesi
  • Programe Profesionale
    Vëmendje: Nëse ju zgjidhni një program profesional nuk mund të vazhdoni studimet Master, pasi për këtë është e domodoshme të keni 180 Kredite nga studimet e ciklit të parë.
  • Master Profesional
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Administrator Biznesi është i domosdoshëm një specializim për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master Profesional të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
  • Master të Shkencave
    Sipas hulumtimeve të specialistëve në Eduaktiv, në profesionin Administrator Biznesi është i domosdoshëm një specializim Master për të qenë konkurent në tregun e punës. Më poshtë janë të listuara disa nga programet Master të Shkencave të cilat mund ti ndiqni pasi të përfundoni ciklin e parë të studimeve bachelor.
Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD