Të urojmë me kartolina! - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Durresi

Të urojmë me kartolina!

B2ap3 Large FF1F9F8E 0D57 4471 8EF8 9F1ADBF41F92 Të urojmë me kartolina!

Teksa shumë prej jush janë duke përgatitur dhuratat për miqtë dhe të dashurit e tyre, ju sugjerojmë që urimet tuaja t'i hidhni në kartolina këtë vit, një traditë që zhvillimet e fundit teknologjike e kanë venitur. Eduaktiv ju risjell disa nga urimet më të përdorshme, për t'ju zgjuar disa kujtime, e pse jo, për t'ju rikthyer dëshirën e të dërguarit kartolina:

1. Frynte era nga përjashta,

Tundi perdet e mëdafshta,

Mos kujto se të harrova,

Kartolinën ta dërgova.

***

2. Mbi detin e qetë,

Lundronte një fletë,

Atje ishte shkruar,

Për shumë vjet Gëzuar!

***

3. Dola në dritare,

Yjet po vështroja,

Me yllin më të bukur,

Ty po të krahasoja.

***

4. S'ka tigër, as luan,

As det, as oqean,

S'ka botë me mendime,

Që më ndan nga shoqja ime.

***

5. Kurora të jetë dymbëdhjetë,

E qyteti drita të mos ketë,

Atëherë do ngre një dolli,

Gëzuar Vitin e Ri!

***

6. Sado larg që unë të shkoj,

Edhe afër të mos jem,

Unë për jetë nuk të harroj,

Dhe shoqërinë do të kemi.

***

7. Gjelin kur ta pjekësh,

Kujdes se mos e djegësh,

Kur ta kafshosh,

Mua të më kujtosh.

Drejtoreshat tregojnë, se çfarë ndodh në kopshtet ...
Takimi në Bashkinë Krujë, në kuadër të projektit “...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD