UNESCO vë alarmin: 20% e fëmijëve në Shqipëri dhunohen në shkollë - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Gjirokastra Line

UNESCO vë alarmin: 20% e fëmijëve në Shqipëri dhunohen në shkollë

 

Gati 20 % e fëmijëve shqiptarë kanë rënë pre e dhunës (bullizmit) në shkolla. Shifrat janë nxjerrë nga një raport i UNESCO-s me temë " Fund dhunës në shkolla dhe bullizmit''. Fenomeni është më i përhapur tek djemtë me 22.6% dhe më pak tek vajzat 17.3 %. Mosha më e prekur janë nxënësit 11-13 vjeç, ku sipas raportit rreth 23.8% kanë pranuar se kanë përjetuar bullizmin apo dhunën në shkollë në një nga format e tij, ndërsa te 13 vjeçarët ky raport është në nivelin 20%. Ndërsa te nxënësit e moshës 15 vjeç prevalenca e të dhunuarve është 16.1%.

Format e dhunës (bullizmit)
Në raportin e UNESCO-s, bullizimi është kategorizuar në tre forma kryesore: dhunë fizike, dhunë psikologjike/ përjashtimet sociale dhe dhuna seksuale. Bullizimi në shkolla është një fenomen botëror. Thuajse një në çdo tre studentë në botë ka përjetuar bullizëm në muajin e fundit. Të dhënat e disponueshme nga të gjitha rajonet tregojnë se 32% e studentëve janë dhunuar në një formë apo në një tjetër nga shokët e klasës në një ose ditët të muajit të fundit. Disa fëmijë e kanë përjetuar bullizmin në mënyrë të shpeshtë.
Bullizmi sipas rajoneve
Megjithatë prevalenca e fëmijëve që kanë përjetuar bullizëm dhe shpeshtësia varjon nga një rajon në tjetrin. Përqindja e studentëve që kanë raportuar dhunë në rajon e Afrikës nën-Sahariane është 48.2%, në Afrikën e Veriut 42.7% dhe në Lindjen e Mesme rreth 41.1%. Europa është ndër rajonet me përqindjen më të ulët të prevalencës së nxënësve që kanë përjetuar dhunë në shkolla me 25%. Në Amerikën e Veriut, prevalenca e nxënësve që kanë përjetuar bullizëm është 31.7%.
Dhuna seksuale
Ndërkohë sipas raportit citohet se dhuna seksuale është forma e dytë më e përhapur e bullizmit në shumë rajone. Rreth 11.2% e fëmijëve të cilët kanë përjetuar bullizëm raportojnë se janë bërë objekt talljeje, komentuar seksualisht. Rasti më i fundit i bullizmit në shkollat shqiptare (dhunës seksuale),u raportua në Kavajë, ku një nxënse 13 vjeçare ishte përdhunuar nga një grup nxënësish të shkollës së saj, të cilët e shantazhonin prej disa javësh me publikimin e një video intime.
Rekomandimet
Ndër të tjera raporti i UNESCO bazuar në këto gjetje jep dhe rekomandimet se çfarë duhet bërë për t'i dhënë fund bullzimit në shkolla. Së pari është legjislacioni, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e fëmijëve dhe të ndërmerren politika që të ndalojë dhe t'i përgjigjet dhunës në shkolla. Së dyti duhet të trajnojë mësuesit për të parandaluar dhe për t'ju përgjigjur dhunës dhe bullizmit në shkolla. Së treti duhet që të mundësohet mbështetje për fëmijët që ata të flasin hapur dhe të kërkojnë mbrojtje. Gjithashtu një ndër rekomandimet është që t'i jepet prioritet dhe të tregohet kujdes më fëmijët që janë pjesë të grupeve vulnerabël.

Sa të vështirë e sheh fëmija juaj jetën shkollore?...
Ndërtimi i një sistemi funksional për mbrojtjen e ...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD