Të rinjtë dhe sipërmarrja. - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Tirana

Të rinjtë dhe sipërmarrja.

B2ap3 Large Entrepreneurs Focus On Running One Business 1592x796

 Numri i të rinjve që po futen në botën e biznesit duke i bërë realitet idetë e tyre inovatore po rritet gjithnjë e më shumë. Disa kanë sukses, të tjerë jo. Pavarësisht llojit të biznesit, çdo person që synon të jetë i suksesshëm duhet t'i përgjigjet disa pyetjeve përpara se të hedhë hapin e rëndësishëm.

1. Cili është klienti juaj?
Njohja e klientit është thelbësore. Ju duhet të dini se kujt po i shisni produktin apo shërbimin, duke u bazuar në moshën, arsimin, kulturën, shijet, punën apo edhe strukturën e familjes. Gjithashtu duhet të njihni edhe psikografinë e klientëve, si dëshirat, nevojat, shpresat, ëndrrat, ambiciet dhe aspiratat.

2. Ku ndodhet klienti juaj?

Mund të keni planifikuar gjithçka me detaje, por nëse nuk arrini të zgjidhni vendin e duhur për biznesin, jeni shumë pranë dështimit. Pozicioni gjeografik ka një rëndësi të veçantë.

3. Si blejnë klientët tuaj?

Duhet të dini me saktësi se në ç'formë blejnë klientët tuaj. Zhvillimi i teknologjisë ka mundësuar disa mënyra pagese, ndaj ju duhet të dini nëse produktet do t'i shisni me shumicë, me pakicë, me llogari bankare dhe t'i dërgoni nëpërmjet postës etj. Vitet e fundit, janë zhvilluar shumë biznese të cilat e bazojnë aktvitetin e tyre në shpërndarjen e produkteve me postë. Gjithçka kryhet online dhe nuk ekzistojnë pagesat në dorë.

4. Për çfarë shërben produkti?

Nëse vetë prodhuesi nuk e di konkretisht se për çfarë shërben produkti, puna do të tronditet nga themelet. Blerësit duan të dinë se si ky produkt do t'ua bëjë jetën më të mirë apo më të thjeshtë. Nëse ju jeni i pari që nuk jeni i bindur për produktin që hidhni në treg, më mirë mos e ndërmerrni iniciativën. Nëse nuk besoni veten, e vështirë t'ju besojnë të tjerët.  

Këshilla për udhëtimin e parë të fëmijës tuaj në ...
Si të mbash nxënësit të përqendruar në klasë.

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD