Të gjithë jemi të ndryshëm, ti edukojmë fëmijët të pranojnë diversitetin. - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Elbasani

Të gjithë jemi të ndryshëm, ti edukojmë fëmijët të pranojnë diversitetin.

Kur fëmijët shkojnë në çerdhe, kopsht apo shkollë, ata jo vetëm që do të mësojnë çdo ditë gjëra të reja, por mbi të gjithë do të zbulojnë njëri-tjetrin, duke u bërë shok, duke luajtur, duke mësuar të kalojnë kohë mes tyre, secili në diversitetin e tij.

Ne prindërit duhet të përpiqemi që ndërsa të vegjlit tanë rriten, të ruajmë me kujdes naivitetin dhe pastërtinë e ndjenjave të tyre, përpara se ata të bëhen të mëdhenj dhe të përballen me jetën që shpesh do i vendos përballë sfidave dhe vështirësive.

Të nderuar mami dhe babi, ndërsa përgatisni çantën e fëmijës suaj për në kopësht apo shkollë, sigurohuni që midis librave dhe stilolapave, ti përcillni ata për në shkollë edhe me edukatë dhe sjellje të mirë, duke iu mësuar të përdorin fjalët magjike, faleminderit, më falni, të lutem.

Përveç prindërve edhe mësuesit duhet ti edukojnë fëmijët ta duan njëri-tjetrin pa dallime; të mësojnë ç'është respekti, toleranca dhe durimi, pa të cilat çdo bashkëjetese do të ishte e vështirë.

Fëmijët duhet t'i pranojnë të gjithë shokët e klasës, të mos kenë frikë nga diversiteti, në mënyrë që të mos bëhen pjesë e diskriminimeve apo e bullizmit në të ardhmen.

Fëmijët e shkurtër, të shëndoshë, ata me aparatin e drejtimit të dhëmbëve, ata me syze, fëmijët me ngjyrë apo të bardhë; fëmijët që lexojnë me zë të ulët sepse kanë shumë frikë se mos bëjnë gabime; fëmijët që bërtasin; fëmijët me nevoja të veçanta etj, janë të gjithë fëmijë dhe me të drejta të barabarta; ata kanë nevojë dhe meritojnë që të gjithë të trajtohen me dashuri, mirëkuptim dhe respekt.

Miqësia, dashuria, mirënjohja, falja, janë vlera me të cilat duhet t'i edukojmë fëmijët tanë jo vetëm me fjalë por edhe nëpërmjet librave. Leximi ushtron mendimet, sepse ai çon në pyetje të shumta; stimulon kuriozitetin dhe imagjinatën dhe në masë të madhe përmirëson gjuhën.

Le të zgjedhin vetë fëmijët për të lexuar se çfarë u pëlqen; përrallat, romanet, aventurat dhe preferencat e tjera. Në fund të fundit, leximi ndihmon individualitetin dhe pavarësinë e fëmijës.

Asgjë e veçantë nuk nevojitet për të stimuluar interesin e fëmijëve në libra.

Shembulli i nënës dhe babait është i mjaftueshëm: rituali i leximit para gjumit është një zakon i mirë dhe i shëndetshëm! Edhe kundrejt diversitetit fëmijët do sillen si bëjnë prindërit e tyre; kur janë të vegjël ata janë të pafajshëm dhe nuk bëjnë dallime mes tyre apo të shfaqin forma racizimi; nëse të rriturit do ti mësojnë të mos diskriminojnë, por ta duan dhe ta pranojnë tjetrin pa bërë dallime, diversiteti do përkthehet në vlerë dhe jo në antivlerë!

Gjërat që prindërit duhet të bëjnë për të rritur f...
Dita Botërore e Autizmit, World Vision: Shërbime t...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD