Takimi në Bashkinë Tropojë, në kuadër të projektit “Liberi” - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Vlora

Takimi në Bashkinë Tropojë, në kuadër të projektit “Liberi”

B2ap3 Large IMG 0268 Takimi në Bashkinë Tropojë, në kuadër të projektit “Liberi”

Shkëmbyem ide dhe ndamë shqetësime për situatën e çerdheve dhe kopshteve në këtë bashki. Nuk munguan as këtu problematikat, të evidentuara nga Eduaktiv, në një pjesë të madhe të bashkive në Shqipëri. 

Eduaktiv vazhdon regjistrimin e çerdheve dhe kopshteve në të gjithë Shqipërinë. Pjesë e kësaj platforme u bënë edhe institucionet e parashkollorit në Bashkinë e Tropojës. Në kuadër të projektit "Liberi", më 7 dhjetor2018, Eduaktiv realizoi takim në kopshtin nr. 1 të këtij qyteti. Drejtuesja e këtij institucioni, edukatoret, psikologjia u informuan për qëllimin e Eduaktiv, për përmbledhjen në një platformë të vetme, të të gjithë informacionit të nevojshëm për institucionet arsimore në të gjithë Shqipërisë.

Në një takim mjaft mikpritës, pati shkëmbime idesh dhe ndarje shqetësimesh për situatën e çerdheve dhe kopshteve në Bashkinë e Tropojës. Nuk munguan as këtu problematikat, të evidentuara nga Eduaktiv, në një pjesë të madhe të bashkive në Shqipëri.

Nevoja për rikonstruksion, pajisja me bazë materiale dhe didaktike, trajnimi i stafit, por mbi të gjitha trajnimi i prindërve, ishin çështjet e ngritura me shumë shqetësim nga ana e edukatoreve. Ato e vendosën theksin te trajnimi i prindërve. Duke qenë se një pjesë e fëmijëve vijnë nga zonat periferike në kopshtet e qytetit, prindërit shpesh nuk e kuptojnë siç duhet rolin e këtij institucioni në edukimin e tyre. Edukatoret theksuan se bëjnë një punë të dyfishtë, duke punuar me prindërit dhe fëmijët e tyre, në mënyrë që të sigurohet një mirërritje sa më e mirë e këtyre fëmijëve.

Projekti "Liberi" mbështetet nga Lëviz Albania. Qëllimi i tij është aksesi dhe transparenca në informacionin e domosdoshëm që u nevojitet prindërve për përzgjedhjen e çerdhes dhe kopshtit për fëmijët e tyre.

Takimi në Bashkinë Rrogozhinë, në kuadër të projek...
Mësuesja e Vitit, Valbona Rustemi: Ju tregoj, se s...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD