Takimi në Bashkinë Tepelenë, në kuadër të projektit “Liberi” - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Korca

Takimi në Bashkinë Tepelenë, në kuadër të projektit “Liberi”

B2ap3 Large IMG 0121 Takimi në Bashkinë Tepelenë, në kuadër të projektit “Liberi”

Krahas kushteve dhe veprimtarisë së përditshme të punës së tyre, edukatoret diskutuan edhe mbi sfidat që lindin nga zhvillimi i brezave.

Eduaktiv udhëtoi drejt Tepelenës për të prezantuar projektin "Liberi". Takimi u zhvillua në ambientet e kopshtit të këtij qyteti, në 8 nëntor 2018. Drejtoresha dhe edukatoret e këtij kopshti, u njohën me qëllimin e Eduaktiv dhe punën që po bëhet në kuadër të listimit të institucioneve arsimore, për t'iu dhënë mundësi prindërve të gjejnë online, në një platformë të vetme, të gjithë informacionin që iu duhet për edukimin e fëmijëve.

Gjatë bashkëbisedimit, edukatoret folën për punën e tyre të përditshme në këtë kopsht. Ato me më shumë vite eksperiencë, treguan se si ka ndryshuar zhvillimi fëmijëve nga brezi në brez, pasi tani fëmijët janë më hiperaktiv, më kureshtarë dhe të interesuar për të njohur botën që i rrethon. Sipas drejtoreshës, kopshti i Tepelenës ofron përgjithësisht kushte të mira për fëmijët, por nevojitet më tepër bazë didaktike dhe kjo mungesë nuk mund të plotësohet as nga prindërit, për shkak të kushteve jo të mira ekonomike.

Projekti "Liberi" mbështetet nga Lëviz Albania. Qëllimi i tij është aksesi dhe transparenca në informacionin e domosdoshëm që u nevojitet prindërve për përzgjedhjen e çerdhes dhe kopshtit për fëmijët e tyre.

Takimi në Bashkinë Sarandë, në kuadër të projektit...
Takimi në Bashkinë Memaliaj, në kuadër të projekti...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD