Takimi në Bashkinë Sarandë, në kuadër të projektit “Liberi” - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Durresi

Takimi në Bashkinë Sarandë, në kuadër të projektit “Liberi”

B2ap3 Large IMG 0016 Takimi në Bashkinë Sarandë, në kuadër të projektit “Liberi”

Me çfarë përballet arsimi parashkollor në Sarandë? Cilat janë sfidat kryesore?

​Për të listuar çerdhet dhe kopshtet në platformën e vet, Eduaktiv zhvilloi takimin e radhës në Sarandë, në 9 nëntor 2018. Takimi u zhvillua në ambientet e Pallatit të Kulturës, ku të pranishme ishin përfaqësuese nga bashkia, drejtoresha çerdhesh dhe kopshtesh dhe edukatore. Pasi u njohën nga afër me projektin "Liberi", ato përgëzuan iniciativën e ndërmarrë dhe inkurajuan më tej zhvillimin e platformës, si të vetmin mjet ku prindërit dhe të rinjtë mund të gjejnë informacionin që u duhet për arsimin.

Pjesë e bashkëbisedimit ishte ndarja e problematikave dhe praktikave pozitive nëpër çerdhe dhe kopshte. Sipas drejtoreshave të çerdheve, duhet të shihet me më shumë kujdes ushqimi nëpër kopshte, të jetë më cilësor dhe brenda standardeve. Prej tyre, u evidentua nevoja e trajnimeve në përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe sidomos ndaj atyre me aftësi të veçanta. Të pranishmet, ngritën si problematikë përzgjedhjen e stafit të edukatoreve, të cilat duhet të ketë formimin përkatës dhe jo të vijnë nga fusha të tjera, që nuk kanë lidhje me përkujdesjen dhe mësimdhënien ndaj fëmijëve.

Projekti "Liberi" mbështetet nga Lëviz Albania. Qëllimi i tij është aksesi dhe transparenca në informacionin e domosdoshëm që u nevojitet prindërve për përzgjedhjen e çerdhes dhe kopshtit për fëmijët e tyre.

Takimi në Bashkinë Himarë, në kuadër të projektit ...
Takimi në Bashkinë Tepelenë, në kuadër të projekti...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD