Takimi në Bashkinë Rrogozhinë, në kuadër të projektit “Liberi” - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Durresi

Takimi në Bashkinë Rrogozhinë, në kuadër të projektit “Liberi”

B2ap3 Large IMG 0036 Takimi në Bashkinë Rrogozhinë, në kuadër të projektit “Liberi”
Eduaktiv vazhdon punën për listimin e 700 çerdheve dhe kopshteve në 61 bashkitë e Shqipërisë. 

Ndalesa e radhës ishte në Bashkinë e Rrogozhinës, ku u zhvillua një takim në ambientet e kësaj bashkie, më 6 nëntor 2018. Përfaqësues të këtij institucioni, drejtoreshat e çerdheve dhe kopshteve së bashku me edukatoret, u njohën nga afër me Eduaktiv dhe nismën që ka ndërmarrë për të rritur aksesin dhe transparencën në institucionet arsimore.

Pjesë i bashkëbisedimit me të pranishmet ishte edhe evidentimi i problematikave që hasen në punën e përditshme. Përveç kushteve jo të mira në këto institucione, nevojës për rikonstruksion të godinave, drejtoreshat treguan edhe problematika të tjera në lidhje me bashkëpunimin prind- edukator. Sidomos në zonat rurale, prindërit nuk pranonin të kontribuonin për nevojat e fëmijëve në kopsht, të cilat nuk mbulohen as nga institucionet e tjera, për shkak të mungesës së fondeve. Në raste të tilla, për të krijuar një ambient më miqësor, të këndshëm dhe tërheqës për fëmijët, edukatoret i mbulonin vetë shpenzimet.

Projekti "Liberi" mbështetet nga Lëviz Albania. Qëllimi i tij është aksesi dhe transparenca në informacionin e domosdoshëm që u nevojitet prindërve për përzgjedhjen e çerdhes dhe kopshtit për fëmijët e tyre.

Takimi në Bashkinë Gramsh, në kuadër të projektit ...
Takimi në Bashkinë Tropojë, në kuadër të projektit...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD