Takimi në Bashkinë Memaliaj, në kuadër të projektit “Liberi” - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Berati

Takimi në Bashkinë Memaliaj, në kuadër të projektit “Liberi”

B2ap3 Large IMG 0102 Takimi në Bashkinë Memaliaj, në kuadër të projektit “Liberi”

Për shkak të gjendjes ekonomike, migrimit dhe emigrimit, drejtoreshat treguan se numri i fëmijëve në kopshte ka ardhur duke u ulur nga viti në vit, ndërsa shërbimi i çerdheve nuk ofrohet. 

Për t'i njohur më mirë me natyrën e projektit "Liberi" dhe nevojën e bashkëpunimit mes tre shtyllave, institucioneve lokale, institucioneve arsimore dhe prindërve, Eduaktiv realizoi ndalesën e radhës në bashkinë e Memliajt, më 8 nëntor 2018. Takimi u zhvillua në ambientet e Bashkisë së këtij qyteti, ku drejtoreshat dhe edukatoret e kopshteve u informuan përplatformën e vetme në Shqipëri, që po liston mbi 700 çerdhe dhe kopshte në të gjithë Shqipërinë.

Për shkak të gjendjes ekonomike, migrimit dhe emigrimit, drejtoreshat treguan se numri i fëmijëve në kopshte ka ardhur duke u ulur nga viti në vit, ndërsa shërbimi i çerdheve nuk ofrohet. Drejtoresha e kopshtit të Memaliajt, Bejaze Grilli tregoi se edukatoret mundoheshin me mjetet e tyre financiare, të krijonin mundësi për rritjen dhe zhvillimin sa më të mirë të fëmijëve. Kopshti ishte rikonstruktuar kohët e fundit dhe ishte rikthyer në një ambient të bukur, mikpritës dhe argëtues për fëmijët.

Projekti "Liberi" mbështetet nga Lëviz Albania. Qëllimi i tij është aksesi dhe transparenca në informacionin e domosdoshëm që u nevojitet prindërve për përzgjedhjen e çerdhes dhe kopshtit për fëmijët e tyre.

Takimi në Bashkinë Tepelenë, në kuadër të projekti...
Takimi në Bashkinë Devoll, në kuadër të projektit ...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD