Takimi në Bashkinë Kuçovë, në kuadër të projektit “Liberi” - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Durresi

Takimi në Bashkinë Kuçovë, në kuadër të projektit “Liberi”

B2ap3 Large IMG 0744 Takimi në Bashkinë Kuçovë, në kuadër të projektit “Liberi”

Pamja e institucioneve arsimore në qytetin e Kuçovës, paraqitej më mirë se në njësitë administrative. Çerdhet dhe kopshtet e qytetit ndodheshin në një gjendje të kënaqshme, me hapësira të bollshme, me kushte të mira dhe me kapacitet normal fëmijësh. Sigurisht, që kishte nevoja, kryesisht për bazë didaktike, por që punohej nga drejtueset dhe edukatoret, që fëmijët të kalonin kohë cilësore.

Në kuadër të projektit "Liberi", më 17 dhjetor 2018, Eduaktiv udhëtoi drejt qytetit të Kuçovës, e përfolur aq shumë për burimet e naftës. Pavarësisht se kishte puse nafte, pothuajse në çdo rrugë apo lagje të Kuçovës, mundësisht edhe në mes të varrezave, kjo nuk e bënte një qytet të pasur. Përkundrazi, dukej një qytet i qetë, i varfër dhe i harruar.

Eduaktiv realizoi takim me përfaqësues të Bashkisë, me drejtoresha dhe edukatore të çerdheve dhe kopshteve, jo vetëm të qytetit, por edhe nga njësitë administrative. Të pranishmet u njohën me platformën dhe projektin "Liberi", që tashmë ka prekur të gjithë Shqipërinë, duke mbledhur informacione për më shumë se 700 kopshte dhe çerdhe.

Pamja e institucioneve arsimore në qytetin e Kuçovës, paraqitej më mirë se në njësitë administrative. Çerdhet dhe kopshtet e qytetit ndodheshin në një gjendje të kënaqshme, me hapësira të bollshme, me kushte të mira dhe me kapacitet normal fëmijësh. Sigurisht, që kishte nevoja, kryesisht për bazë didaktike, por që punohej nga drejtueset dhe edukatoret, që fëmijët të kalonin kohë cilësore.

Nuk mungonin rastet, ku nevojitej ndërhyrje dhe përmirësim. Në kopshtin e një njësie administrative nuk kishte tualet për fëmijët, ndërsa në një tjetër dyshemeja ishte e pashtruar; mungonte baza materiale dhe fëmijët merrnin karrige me vete.

Projekti "Liberi" mbështetet nga Lëviz Albania. Qëllimi i tij është aksesi dhe transparenca në informacionin e domosdoshëm që u nevojitet prindërve për përzgjedhjen e çerdhes dhe kopshtit për fëmijët e tyre.

Takimi në Bashkinë Krujë, në kuadër të projektit “...
Urimi i Eduaktiv për festat e fundvitit

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 2525430

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD