Takimi në Bashkinë Krujë, në kuadër të projektit “Liberi” - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Vlora

Takimi në Bashkinë Krujë, në kuadër të projektit “Liberi”

B2ap3 Large IMG 0935 Takimi në Bashkinë Krujë, në kuadër të projektit “Liberi”

Në kuadër të projektit "Liberi", më 20 dhjetor 2018, Eduaktiv realizoi takimin me drejtueset e çerdheve dhe kopshteve në bashkinë Krujë.

Në kuadër të projektit "Liberi", më 20 dhjetor 2018, Eduaktiv realizoi takimin me drejtueset e çerdheve dhe kopshteve në bashkinë Krujë. Edhe pse në prag ditësh të gëzueshme dhe festive, ky takim, i dedikuar tërësisht në punën e palodhur që edukatoret realizojnë çdo ditë me fëmijët, pati mjaft diskutime mbi mungesat dhe vështirësitë që hasen në realitetin ku këto institucione operojnë.

Mungesa e kushteve në klasat e caktuara në shkolla për të ushtruar funksionin e kopshteve shtyn prindërit që fëmijët e tyre t'i çojnë në kopshte mbi kapacitet, duke u përballur edhe me kosto të përditshme transporti. Nga ana tjetër, kjo përkthehet në mbingarkesë për edukatoret e këtyre institucioneve, të cilat shprehen se nuk mund të mos i pranojnë fëmijët në kopshtet e tyre, edhe pse ambientet fizike nuk ua lejojnë një gjë të tillë.

Projekti "Liberi" mbështetet nga Lëviz Albania. Qëllimi i tij është aksesi dhe transparenca në informacionin e domosdoshëm që u nevojitet prindërve për përzgjedhjen e çerdhes dhe kopshtit për fëmijët e tyre.

Të urojmë me kartolina!
Takimi në Bashkinë Kuçovë, në kuadër të projektit ...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD