Takimi në Bashkinë Himarë, në kuadër të projektit “Liberi” - Gjithmonë ka diçka për të mësuar
Gjirokastra Line

Takimi në Bashkinë Himarë, në kuadër të projektit “Liberi”

B2ap3 Large IMG 0097 Takimi në Bashkinë Himarë, në kuadër të projektit “Liberi”

Ndërhyrja në infrastrukturën e kopshteve të qendrave administrative të kësaj bashkie dhe pajisja me materiale didaktike u evidentuan si dy çështje shumë urgjente. 

Pjesë e platformës Eduaktiv u bënë edhe çerdhet dhe kopshtet e Bashkisë së Himarës. Për të listuar këto institucione, më 9 nëntor 2018, Eduaktiv realizoi takim me përfaqësues të kësaj bashkie dhe edukatoret. Edukativ i informoi për ecurinë e tij në kuadër të projektit "Liberi", për domosdoshmërinë e listimit të këtyre institucione dhe ngritjes së bashkëpunimit të munguar, mes institucioneve arsimore, atyre lokale dhe prindërve.

Përfaqësuesja e bashkisë për arsimin, znj. Antoneta Bollano, ngriti si problematikë nevojën e rikonstruksionit të kopshteve dhe sigurimit të bazës materiale, sidomos të atyre kopshteve që janë nëpër njësi administrative.

Edukatoret ndanë eksperiencat e tyre dhe vështirësitë që hasin sidomos me prindërit apo nënat e reja, të cilat nuk e mirëkuptonin pozicionin e edukatores dhe nuk bashkëpunonin plotësisht për të kuptuar nevojat dhe natyrën e zhvillimit të fëmijës. Ato përsëritën nevojën e shtimit të bazës materiale, didaktike, këndit të lojërave, pasi vetëm kështu fëmijët mund të kalonin kohë më cilësore në kopsht dhe mund të ishin më të lumtur.

Projekti "Liberi" mbështetet nga Lëviz Albania. Qëllimi i tij është aksesi dhe transparenca në informacionin e domosdoshëm që u nevojitet prindërve për përzgjedhjen e çerdhes dhe kopshtit për fëmijët e tyre.

Pse është i nevojshëm shërbimi psiko- social në in...
Takimi në Bashkinë Sarandë, në kuadër të projektit...

Artikuj të ngjashëm

Cilat programe janë të përshtatshme për ty?

Zbulo programet dhe profesionet që të përshtaten më shumë.

Planifiko Maturën Tënde në Eduaktiv!

Plotëso notat, zgjidh 10 programet e studimit dhe zbulo probabilitetin për t'u shpallur fitues sa hap e mbyll sytë!

Sa para të nevojiten për studimet e tua?

Tashmë do të të duhet të menaxhosh ekonominë tënde personale

Adresa

Rruga "Bardhyl" Vila 20/1, Tiranë, Shqipëri

Kontakto Eduaktiv

Mobile: +355 69 3443 420

Oraret

E hënë - E shtunë: 8 PD - 5 PD